Author: tirana

Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë të Shtunën në Toskana të Italisë. Dyshja u treguan shumë të rezervuar dhe në rrjete sociale nuk kanë qarkulluar (ende) foto nga dasma. Së fundmi, të sapomartuarit kanë nisur muajin e mjaltit. Ato kanë zgjedhur si destinacion malet Dolomite, të njohura edhe si Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore. Ato formojnë pjesë të Alpeve Jugore Gëlqerore dhe shtrihen nga lumi Adige në perëndim deri në Luginën e Piave në lindje. Këtë e kanë treguar vetë dyshja me anë të postimeve në rrjete sociale.

Read More

Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Sa i takon kontrollit të Policisë së Shtetit dje në Manzë me urdhër të SPAK në kampin MEK në Manzë. Ai bëri përgjegjës policinë e shtetit për viktimën. Po ashtu Berisha kërkon që kjo çështje të kenë edhe një hetim të veçantë nga OKB. “Të thuash s’ka viktima dhe as i kemi dëmtuar është shumë e rëndë. Ndërkohë dje thoshin, merren me politikë dhe merren me gazetë. Ka një tv “diaspora iraniane” që transmeton 24 orë në 24 regjimin Iranian. Sipas tyre, mëkati është se kanë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Nikolla vlerësoi kontributin e ambasadores Kim në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA si edhe bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë. “Misioni juaj në Shqipëri ishte mjaft i suksesshëm. Gjatë shërbimit tuaj u shënua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara; Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian; avancoi reformat e rëndësishme, sidomos reformën në drejtësi, vijimin e vetting-ut, plotësimin dhe bërjen funksionale të organeve të qeverisjes së sistemit,…

Read More

Ekipet shqiptarë kanë mësuar skuadrat me të cilat do të përballen në raundin e dytë të Conference League, në rast se kalojnë me sukses raundin e parë. Tirana gjen kundërshtarin më të vështirë, pasi në rast kualifikimi ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, do të përballet me turqit e Besiktas. Egnatia do të ndeshet me Arisin e Selanikut (Greqi) nëse mposht Araratin e Armenisë. Sa i përket Vllaznisë, do të përballet në raundin e dytë me Pogonin e Polonisë, nëse kalojnë në raundin e parë irlandezo-veriorët e Linfield.

Read More

Në rrjet po flitet se drejtimi i emisionit “Përputhen” nga Bora Zemani mund të kalojë tek Efi Dhedhes, shumë më shpejt nga çfarë mund të mendojnë fansat e programit televiziv. Efi gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të moderuar një program televiziv, madje gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” ajo e ka theksuar më tepër këtë qëllim. Kujtojmë se Efi ka qenë konkurrente në këtë program në edicionin e dytë të tij. Ajo ishte një nga personazhet më të komentuar në BBV, edhe për shkak të miqësisë me çiftin Kiara-Luiz, dhe debateve të shpeshta me Oltën.

Read More

Për situatën në kampin MEK në Manzë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Irani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani thotë se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë. Ai tha se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin. “Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve. MEK organizatë terroriste”, ka thënë ai. Policia e Shtetit zhvilloi një aksion në kampin e…

Read More

Lulzim Basha, që kandidon për postin e kryetarit të PD0së zyrtare, sot ndodhet në Londër, ku u prit në parlamentin e Britanisë së Madhe. Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson që marrëveshja me njohjen e ndërsjelltë në qendër është zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo mund të arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi të pandarë të Kosovës me partnerët britanikë, amerikanë dhe europianë. Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më parë Serbia ta pranojë këtë realitet do të jetë mëmirë për serbët dhe gjithë rajonin”,-shkruan Basha. Postimi i plotë Nder…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Izrael, ku mesa duket fokusi ka qenë te siguria kibernetike. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë shqiptare shkruan se është takuar me Gil Shwed, liderin e teknologjisë së lartë të Izraelit. “Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”,-shkruan Rama. Kjo vizitë vjen një ditë pas aksionit të Policisë me urdhër të SPAK-ut, të zhvilluar në kampin e muxhahedinëve në Tiranë, pas dyshimeve se disa anëtarë të MEK…

Read More

Në Beograd sot është nënshkruar paketën e re vjetore të ndihmës së para-anëtarësimit të Bashkimit Europian për Serbinë (IPA) në vlerë 162.2 milionë euro. Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, në një video-mesazh të publikuar para nënshkrimit të marrëveshjes, tha se BE-ja është investitori dhe partneri tregtar më i madh i Serbisë dhe se është e gatshme të vazhdojë të investojë në partneritet dhe bashkëpunim. “Serbia bëri një zgjedhje strategjike për të qenë pjesë e aleancës së vendeve të forta dhe të begata. BE bëri një zgjedhje strategjike kur filloi procesin e negociatave me Serbinë. Ato negociata do…

Read More

Një operacion masiv për të goditur kultivimin e bimëve narkotike është zhvilluar në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë. Në këtë aksion ku morën pjesë 300 forca policore dhe 9 dronë, u zbuluan dhe u asgjësuan 1777 bimë kanabisi. Si autorë të dyshuar të kultivimit të kanabisit janë identifikuar 4 persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan…

Read More

Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max ka rënë pre e një sulmi. Këngëtarja me origjinë shqiptare, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos. Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj. Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda, të ketë thënë. “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”. Ava Max,…

Read More