Policia e Shtetit përcjell pamjet e operacionit të sotëm në kampin MEK, në Manzë të Durrësit. Në to tregohen disa momente. Që nga bllokimi i automjeteve të policisë nga muxhahedinët, tek tentativa e disa prej rezidentëve për të djegur dokumente. Po ashtu, në ambientet e këtij kampi shihen edhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara nga policia.
Author: tirana
Në 2018 mediat britanike siguruan një dokument sekret, të firmosur nga Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në të cilin muxhahedinët mund të vënë në rrezik sigurinë e Shqipërisë përmes mënyrave të ndryshme, ndërsa paralajmërohet se ata mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi. “Muxhahedinët mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terror.”, thuhej në dokumentin sekret.
Një aksident i trefishtë është shënuar pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i Saukut Policia njofton se nga aksidenti është plagosur vetëm njëri nga shoferët, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë blutë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të…
Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut. Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për…
Erion Veliaj është betuar si kryebashkiak i Tiranës, pas fitores së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Betimin Veliaj po e zhvillon në taracën e Bashkisë së Tiranës, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente. Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes së tij për herë të parë në vitin 2015, ku përballë kishte kadnidatin e opozitës, Halim Kosova. Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, Veliaj kishte përballë disa kandidatë, ku kundërshtari më i fortë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, të cilin e mundi me një diferencë…
Gazetari Arjan Çani thotë se kryebashkiaku i tërhequr i Kukësit Safet Gjici nuk është i vetmi person që ka kryer një akt të tillë në zyrë, duke pretenduar se edhe të tjerë zyrtarë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Ai mendon se krye-bashkiakun socialist e penalizoi fati i keq i tij. “Fati i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë. Dhe shumë mirë bëjnë, më mirë në zyrë sesa në hotele, le nam”, tha gazetari mbrëmjen e të premtes në emisionin e tij “Zonë e Lirë”. Në një foto, publikuar dje nga “DITA” gazetari shihet me Alma…
Rritja e pagave në sektorin publik, e cila ende nuk është reflektuar në listëpagesa, ka sjellë vonesa në dorëzimin e tyre nga administrata publike, institucionet vendore si dhe ato kushtetuese. Për të shpëtuar entet publike nga gjobat tatimore që parashikon ligji në fuqi, Ministria e Financave, ka miratuar një ndryshim në udhëzimin për “Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, “gjobat për deklaratë të pasaktë dhe pagesë të vonuar të detyrimeve për shkak të ndryshimit të listëpagesave dhe gjobat për deklarim të vonuar të formularëve të të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe të larguarve…
Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se gjatë operacionit në kampin e MEK policia ka sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve. “Janë sekuestruar 96 njësi komputerike, 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK. Gjatë kohës që kryenim veprimet, drejtues të MEK më kanë bërë me dije se në qendrën e tyre të emergjencës ndodhej një banor që kishte ndërruar jetë. Ju sigurojmë që pas daljes së ekspertizës mjekoligjore do të nxirrni konkluzionin tuaj. Vendimi i GJKKO vjen si pasojë…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, doli në një konferencë për shtyp, pas operacionit në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri. “Shqipëria u ka ofruar gjithçka për qëllim humanitar, ju kemi ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve edhe nga shërbimet sekrete të Iranit dhe besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar në siguri të plotë dhe është e paimagjinueshme dhuna ndaj policisë së shtetit, është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe thyerje të kodit të mikpritjes. Në marrëveshje është e qartë që iu ndalohet aktiviteti politik, apo protestave. Aktiviteti i…
SPAK akuzon se brenda kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë janë ndërmarrë aktivitete të paligjshme, përfshirë këtu edhe sulmet kibernetike. Por, atë që SPAK e ka identifikuar tani nga rrjetet sociale është identifikuar të paktën që prej marsit të vitit 2021. Në atë kohë, 300 llogari personale, faqe dhe grupe që operoheshin nga përdorues me bazë Shqipërinë janë fshirë nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave dhe kushteve të përdorimit të dy platformave sociale më të mëdha në botë. Shifra u dha në buletinin mujor të aktiviteteve të dyshimta, që Facebook bëri publike në mars 2021. “Hoqëm nga rrjetet…
Këshilli i Rezistencës së Iranit, që është qendra e organizatës opozitare të muxhahidinëve ka nxjerrë një deklaratë zyrtare mbi ngjarjet e sotme në manzë, si dhe ka publikuar foton dhe emrin e njeriut që ka humbur jetën sot. Në deklaratë, muxhahidinët e kanë konsideruar ndërhyrjen e policisë shqiptare, po aq brutale sa ajo irakene e vitit 2009, ku u vranë me raketa shumë persona. Duhet thënë se ata u transferuan në Shqipëri, pikërisht përse u vranë e u prenë në Irak. Në një deklaratë zyrtare ata akuzojnë qeverinë shqiptare për terror dhe u kanë bërë thirrje SHBA që të reagojnë…
Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë. Vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtorët e tij gjithashtu përballen me akuza. Të gjithë i kanë mohuar akuzat. Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor. Në mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpie pas një vendimi nga një gjykatës rumun. Aktakuza e depozituar në gjykatën e Bukureshtit thotë se katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim…