Author: tirana

Meshkujt dhe femrat që vuajnë nga migrena janë më të rrezikuar nga goditjet e zakonshme në tru. Të dhënat vijnë nga një studim i fundit, sipas së cilit femrat kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga ataku në zemër dhe goditjet hemorragjike (gjakderdhje në tru ose rreth tij). Sipas asaj që shkruan The Independent, njerëzit e diagnostikuar me migrenë besohet se kanë një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër apo goditje në tru, përpara moshës 60-vjeçare. Punë të mëparshme kërkimore tregonin për një rrezik më të shtuar për goditje ishemike, të cilat ndodhin…

Read More

Të paktën nëntë persona ndodhen tek ‘Trauma’ për të marrë trajtim mjekësor pas situatës tensionuese në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Aksioni i policisë i nisur në orët e para të mëngjesit është kundërshtuar nga anëtarët e MEK. Iranianët protestuan dhe dënuan aksionin e Policisë së Shtetit në këtë kamp, ndërsa akuzuan se kanë përdorur dhunë dhe theksuan se një iranian humbi jetën si pasojë e dhunës, gjë e cila u kundërshtua nga policia me pretendimin se kontrollet janë kryen konform ligjit. Më herët avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj në një komunikim për mediat, theksoi se Prokuroria ndodhet në kamp…

Read More

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Klea Huta. Ajo na tregoi më shumë detaje nga dasma e saj, emocionet e përjetuara, por dhe këngën që i dedikoi Elgitit. “Jam shumë e lumtur për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë, për të gjithë njerëzit që e dëgjojnë e ma dërgojnë me video, që kanë filluar ta këndojnë nëpër dasma në momentin e tyre më të rëndësishëm. Është shumë e bukur. Edhe kur e nisa për ta bërë këtë këngë, doja me patjetër që të ishte diçka që na personifikonte ne të dyve, historinë tonë. Por gjithmonë…

Read More

Ndërkohë që në Shqipëri ka mbetur i vdekur një muxhahedin dhe disa të plagosur ndodhen në spitalin e muxhahedinëve, brenda kampit ASHRAF në Manëz të Durrësit, 20 qershori nuk është një ditë e rastësishme për ta. Pasi si sot 42 vite më parë, MEK organizoi një demonstratë kundër Khomeinit me qëllim përmbysjen e regjimit. Rreth 50 protestues u vranë në protesta. Më 28 qershor të po të njëjtin vit, selia e Partisë së Republikës Islamike u hodh në erë nga MEK, dhe më shumë se 70 anëtarë të udhëheqjes u vranë. Duke u përballur me shtypjen e mëvonshme të MEK nga IRP, Rajavi iku në Paris. Ndërkohë, rrjeti nëntokësor…

Read More

Banoret e kampit ASHRAF në Manzë, kanë rrëfyer dhunën që kanë përjetuar gjatë operacionit të policisë. Sipas tyre, policia ka hyrë në orët e para të mëngjesit në dhomat e tyre ku ka kontrolluar gjithçka, dhe ju kanë marrë atyre të gjithë pajisjet elektronike. Banorja : “Ne dëgjuam zhurma dhe erdhën në shtëpinë tonë, dhe bënë kontroll në të gjitha dollapet tona, na morën kompjuterët. Nuk ka dhanë asnjë dokument nga gjykata, ata morën kompujterat tanë, dhe një prej miqve tanë vdiq. Kush e dha këtë urdhër ne nuk e dimë. Ishte hera e dytë që ata erdhën këtu, është një…

Read More

Një narcisist është dikush që është tepër i përfshirë në vetvete dhe egoist. Narcistët janë gjithashtu shumë krenarë, manipulues dhe kërkues. Narcizmi ekziston në shkallë. Ai varion nga egoja tepër e shëndetshme deri te madhështia patologjike. Më poshtë janë 5 shenjat që tregojnë se dikush në jetën tuaj anon drejt anës patologjike narcisiste. 1. Ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes Kjo nuk është vetëm një dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes, është një nevojë themelore për ta. Nëse personi në jetën tuaj dominon bisedën, ekzagjeron arritjet e tij dhe dëshiron vetëm të flasë për veten gjatë…

Read More

Partia Demokratike, ajo e cilësuar si e vulës, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar. Nga 329 anëtarë që ka Këshilli, 151 janë prezentë në sallë dhe 23 të tjerë po marrin pjesë në mbledhje virtualisht. Duke qenë se 174 persona janë të pranishëm në mbledhje, është plotësuar kuorumi i nevojshëm. Dje kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi para mediave se mbledhja e sotme ishte në shkelje të satutit të PD. Për të organizmi i mbledhje të tilla është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm. Po ashtu, Bardhi bëri të ditur se 17 anëtarë të Grupit Parlamentar të PD nuk…

Read More

Luiza Gega e nis me një rezultat pozitiv në Kampionatin Europian Ekipor, që po zhvillohet në Krakow të Polonisë, pasi është renditur në vendin e parë të baterisë së 5000 metrave divizioni i tretë. Kampionia shqiptare ka lënë pas gjithë kundërshtaret me kohën 15:32.39, rreth 4 sekonda më e shpejtë se rivalja Salpeter nga Izraeli. Gega po kalon një formë shumë të mirë në muajt e fundit.

Read More

Alain Giresse është shkarkuar nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, thuhet në njoftim. Gjatë kualifikueseve për Euro 2024, përfaqësuesja e Kosovës mblodhi vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e para, duke e bërë praktikisht të pamundur realizimin e ëndrrës për pjesëmarrjen në turneun që zhvillohet vitin…

Read More

Një mjek i kampit MEK në Manzë, ka thënë se viktima nuk ka pasur probleme më parë, por shkaku i vdekjes është përdorimi i një lloji gazi nga policia. Ai theksoi se janë 200 veta, përfshirë gra dhe bura që janë të dëmtuar dhe se 6 prej tyre janë nisur menjëherë në spitalin e Traumës. “Policia e Shqipërisë, në grupe të mëdha erdhën te rezidenca jonë. Ai erdhi i lënduar nga spraj me piper dhe pastaj vdiq. Ky është trupi i vëllait tonë”,-thotë mjeku.

Read More

Urdhri i kontrolleve në kampin Ashraf-3 është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe janë kthyer sërish. Rreth 3,000 anëtarë të MEK, e cilësuar si opozita iraniane në mërgim vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3. Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj tha se është konfirmuar që një person 65 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme. Ai tha se të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur gjatë aksionit të policisë brenda kampit në zonën e Manzës. Anëtarja e MEK…

Read More

Në një prononcim për mediat, një prej anëtarëve të kampitAshraf tha se plagosur 150 persona. “Ne nuk e prisnim këtë gjë, ne u detyruam që të iknim nga regjimi iranian. Na morën të gjithë kompjuterët. Kjo ishte marrëveshje turpi mes qeverisë shqiptare dhe regjimit iranian. Ata na sulmuan që në mëngjes dhe përdorën gaz ndaj nesh. Duan që të çojnë kompjuterët personal. Një u vra, është aty afër. Ata përdorën shumë gaz lotsjellës. 150 të plagosur dhe 1 person është vrarë. I vdekuri është këtu”, tha ai.

Read More