Tre policët e rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor, sot janë vizituar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari. Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në bazë të deklaratave të tyre, por edhe provave që kanë institucionet e Kosovës, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Prandaj, kreu qeveritar kërkoi nga aleatët ndërkombëtar dhe NATO, të denoncojnë agresionin serb ndaj Kosovës, derisa theksoi nevojën për lirimin e menjëhershëm të tre policëve. “Ambasadori Jashari sot i ka vizituar policët që po mbahen peng…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe. Dueli vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024, me tanët që pas suksesit 2-0 me Moldavinë tre ditë më parë në Tiranë, kërkojnë tri pikët e radhës. Trajneri Sylvinho me gjasë do i qëndrojë shprehjes që “formacioni fitues nuk ndryshohet” dhe sërish në Torshavn do kemi një vendosje 4-2-3-1, e përdorshme edhe në 4-3-3. Në portë pritet të jetë sërish Berisha, teksa mbrojtja është për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesi i fushës do përbëhet nga Bare dhe Ramadani, duke lënë Asanin, Bajramin dhe Uzunin në…
Nga sot Tirana ka një Këshill Bashkiak të ri. 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot duke konstituar edhe “parlamentin” e ri të qytetit, ndërsa kryetare e tij u zgjodh, Romina Kuko. Ajo u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji. “Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit , ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeccare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka…
Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 deputeti Dashnor Sula u shpreh se po kryhen procese të njëanshme për zgjedhjen e kryetarit. Ai gjithashtu theksoi se anëtarët janë zëvendësuar më persona që nuk janë të fushës përkatëse, duke i cilësuar si ‘punonjës të call center’. Deputeti më tej u shpreh së në PD po bëhet një proces fals për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kjo sipas tij po e çon partinë drejt greminës. “Unë bashkë me të gjithë kolegët nuk jemi ndarë nga Sali Berisha siç thonë të tjerë, por për mënyrën dhe veprimet që bënë duke shkelur…
Kryeministri Edi Rama e kishte lajmëruar që në nëntor se nuk do të toleroheshin veprime të paligjshme të muxhahedinëve. Deklaratën Rama e bëri në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla. “Unë e kam bërë shumë të qartë me ta, dhe ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk kemi kapacitet, që të garantojmë jo siguronë fizike të tyre që aty brenda mund t’i ndodhë ndonjë gjë, por që të garantojmë sigurinë në vazhdimësi. Ne nuk jemi ende sot në lartësinë e një mbrojtje të asaj natyre që të përballojë aktorë që janë në nivelin e lartë. Pra,…
Ka nisur punimet ditën e sotme në Londër Unioni Ndërkombëtarë Demokrat, (IDU, ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë. Në këtë aktivitet të madh të partive të djathta të gjithë botës merr pjesë, edhe deputeti dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. Postimi i Lulzim Bashës: 40 vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat IDU, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar…
Lojërat e treta Europiane nisën të martën në Poloni. Luiza Gega në 5000 metra dhe Franko Burraj në 400 metra fituan garat në Divizionin e Tretë. Një garë e jashtëzakonshme e Gegës që u përball deri në metrat e fundit me kenianen që përfaqëson Izraelin, Salpeter. Këta sportistë do të presin edhe divizionet e tjera për të parë nëse marrin medalje. Ndërkohë çdo rezultati i atletëve përkthehet në pikë për ekipin.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës. Gjatë takimit në SHBA, Escobar tha se situata mund të shndërrohet në një konflikt rajonal. “Jam shumë i brengosur, ka mundësi që të shndërrohet në konflikt rajonal”, tha Escobar. Në të njejtën linjë ishte edhe emisari evropian Lajçak i cili tha se kërkon që situata e tensioneve të ulet dhe palët të rikthehen në dialog. Ai gjithashtu ritheksoi rëndësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja ku duhet të marrin pjesë edhe serbët. “Situata është kritike dhe…
Brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike. Nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja, qëllimi i kontrollit të policisë me urdhër të SPAK dhe GJKKO, ka qenë sekuestrimi i pajisjeve. Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja. Këtë shkelje të marrëveshjes me Shqipërinë e ceku edhe Ministria e Brendshme në deklaratën kur sqaroi arsyet e zhvillimit të operacionit për ndërhyrjen në kamp.
Në orën 15:00 do të hidhet shorti i Ligës së Konferencës në Nion të Zvicrës. Të kualifikuara në këtë kompeticion, janë edhe 4 skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Dy skuadrat nga Kosova janë Gjilani dhe Dukagjini (Prishtina nuk u licencua për në Europë), të cilat janë njohur me skuadrat që do të kenë si rivalë të mundshëm në short. Ndërkohë, dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Të dyja ekipet bëjnë pjesë në vazon e skuadrave favorite dhe kundërshtarët janë relativisht më të lehtë. Rivalët e mundshëm të Shkupit: Paide Linameskond…
Ambulanca ka marr trupin e shtetasit të mbetur të vrarë brenda kampit në Manëz. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë përplasjeve mes policisë dhe grupit të muxhahedinëve pas një kontrolli të forcave policore dhe FNSH pas informacioneve se persona brenda kampit zhvillonin aktivitet të paligjshëm kryesisht që lidhet me sulme kibernetike Mësohet se trupi i viktimës rreth 60-vjeç do të transportohet në morgun e Tiranës, ku pritet që edhe ekspertiza të hedh më shumë dritë rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e tij. Sakaq policia nuk ka konfirmuar asnjë viktimë por ka qenë anëtaret e MEK që kanë folur për mediat…
Deputetja e PD Flutura Açka ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Açka tha se janë zgjedhur 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor duke i hapur rrugën edhe zgjedhjes së kryetarit të ri të PD. Ajo shtoi se i gjithë procesi që do të ndiqet do i jap PD një kryetar dinjitoz.dhe i gjithë procesi do tëjetë dinjitoz. Sakaq e pyetur për bojkotimin e 17 deputetëve të PD, Açka tha se kushdo ka të drejtë të mendojë ndryshe por është shumica ajo që vendos. Açka: Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor. Procesi të mos ndalet por të…