Author: tirana

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon nga ajo distancë këngëtaren Bebe Rexha”, tha para policisë 27-vjeçari, Nicolas Malvagna. Incidenti ndodhi në Nju-Jork, gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare, e cila u sulmua teksa po bënte simbolin e shqiponjës. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku iu nevojitën tre të qepura në pjesën e syrit. Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe dhe shirit qepjeje në vetullën e saj. Nicolas Malvagna u…

Read More

Një person ka humbur jetën në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas Policisë i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Policia thekson se nuk ka pasur përplasje me armë zjarri dhe as shkrehje armësh, as nga policia, as nga banorët e kampit, por është përdorur gaz lotsjellës. Policia thotë se personi nuk ka plagë armësh zjarri, as shenja dhune. Dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, por do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Read More

Ministria e Brendshme, në një reagim për situatën në kampin MEK në Manzë, thotë se grupimi prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare, por ata nuk i janë përmbajtur këtyre angazhimeve dhe kanë thyer marrëveshjen. “Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Reagimi i Ministrisë së Brendshme Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit…

Read More

Pas 5 orëve operacion, muxhahedinët kanë nxjerrë nga kampi i tyre forcat e policisë dhe gazetarët. Ky plan operacional i urdhëruar në SPAK, ka përfunduar në përleshje, ndërsa flitet dhe për 2 persona të vrarë dhe disa të plagosur. Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet nga Policia e Shtetit se dy persona kanë humbur jetën, mbi 1 mijë banorë të këtij kampi janë hedhur në protestë. “Dua të di nëse policia shqiptare është për mbrojtje apo është terroriste. Erdhën sot në kamp dhe vrau dy vëllezër tanë. Disa të tjerë janë në spital. Ju na keni strehuar, por nuk funksionin kështu. Ne…

Read More

Meghan Markle mund të jetë gati të nënshkruajë një marrëveshje të madhe parash me Dior. Thashethemet se Meghan mund të jetë “Dukesha e Dior” erdhën pasi ajo dhe Princi Harry u quajtën mashtrues nga një drejtues i lartë i Spotify pasi kontrata e tyre prej 25 milionë dollarësh përfundoi. Por duket se ekipi i ish aktores është gati të luftojë për kontrata më fitimprurëse dhe një partneritet me Dior do të ishte marrëveshja e saj e parë e markës së modës.

Read More

Prej mëngjesit të sotëm, forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Ka një tension të fortë dhe përplasje të forta mes muxhahedinëve dhe Policisë. Po ashtu MEK prentendon për 2 viktima. Iranianët po bëjnë rezistencë dhe po vijojnë që të protestojnë kundër forcave të policisë shqiptare. Urdhri i kontrolleve është bërë në kuadër të një hetimi për qëllime terroriste. Konfirmohet se bëhet fjalë një operacion që ka ardhur pas…

Read More

Nga Igli Çelmeta* Kamera ka qenë e vendosur në çantën e vajzës dhe ora në kamera nuk është e saktë, video nuk është regjistruar në orën 16:00. Data është e saktë dhe video është regjistruar më datë 6 qershor. Vajza është me çantë në krah dhe ka pasur edhe dy telefona dhe një diktofon dhe është futur në ambientet e bashkisë së Kukësit rreth orës 09:20 të mëngjesit të 6 qershorit dhe kamera në çantë është ndezur në momentin që ajo është futur brenda në bashki, pra e ka ndezur kur ka dalë nga makina e saj dhe është drejtuar…

Read More

Me ngrohjen e motit, rikthehen gomonet. Numri i emigrantëve shqiptarë me gomone që bëjnë kalimin e rrezikshëm të Kanalit Anglez për të mbërritur në Britani ka njohur rritje javën e fundit. Duke ju referuar shifrave nga burime të Forcave Kufitare, DailyMail raporton se 150 emigrantë shqiptarë mbërritën në vetëm shtatë ditë. Shifrat e fundit duket se realizojnë parashikimet e Home Office për një rigjallërim të trafikimit të qenieve njerëzore këtë pranverë, pasi numrat ranë në mënyrë dramatike gjatë muajve të ftohtë. Në pesë muajt e parë të 2023 vetëm 151 shqiptarë kishin mbërritur në Britani, por tanimë kryeministri britanik Rishi…

Read More

Komisioni për Politikën e Jashtme i ka dhënë dritën jeshile zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze për çeljen e një pike të re kufitare Shën Nikollaj-Pulaj. Kjo pikë kufitare vjen në kuadër të ndërtimit të urës mbi Bunë, duke afruar edhe më tej dy vendet. Në Komisionin për Politikën e Jashtme, për të mbrojtur marrëveshjen i pranishëm ishte Julian Hodaj, zv/ministër i Brendshëm, i cili nënvizoi se kjo marrëveshje është pjesë e serive të marrëveshjeve të nënshkruara me Malin e Zi, gjatë mbledhjes së dy qeverive në Podgoricë, më 27 shkurt 2023. “Kjo marrëveshje është…

Read More

Një prej banorëve muxhahedinë të kampit Ashraf 3 në Manzë, thotë se Policia ka ardhur pa asnjë lajmërim dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Sa i përket të dhënave se policia kishte informacion për një person të rrezikshëm brenda kampit, banori e ka mohuar. “Ne muxhahedinët nuk jemi kriminelë, nuk jemi terroristë. Jemi opozitarët e vendit. Në demonstratën e fundit diktatori ka vrarë më shumë se 800 iranianë. Policia me qindra makina u fut brenda pa asnjë njoftim. Pse sulmon në kampin tonë? Çfarë veprimi kemi bërë. Ne jemi muxhahedinë, jemi refugjatë. Ata përdorën gaz lotsjellës. Vëllezërit tanë ishin të sëmurë.…

Read More

Burime nga Policia bëjnë me dije për Tirananews se nuk ka asnjë viktimë brenda kampit. Ata deklarojnë se janë detyruar të hedhin gaz lotsjellës brenda kampit pasi janë sulmuar nga anëtarët e MEK. Këta të fundit kanë kundërshtuar kontrollet e policisë brenda kampit. Të gjendur në këtë situatë policia ka ndërhyrë duke vijuar kontrollet brenda kampit.

Read More

Policia e Shtetit me vendim të GJKKO-së dhe urdhër të SPAK, kreu këtë të martë kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Zëdhënësi i MEK, thotë se ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë, dhe si pasojë ka mbetur i vdekur një person. Por Policia e Shtetit thotë se nuk është lajm i vërtetë. Përmes një njoftimi për shtyp, më herët Policia e Shtetit informoi se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër…

Read More