Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, është arrestuar nga policia pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”. “Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, shkroi Thunberg në llogarinë e saj në Twitter, të shtunën. Aktivistja 20-vjeçare javën e kaluar deklaroi se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë. “Jam…
Author: tirana
Këtë të martë, studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së dhe po mbajnë një protestë. Ata refuzojnë punësimin me detyrim. Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston…
Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë, ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën. “Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja…
Gazetarja Zhaklin Lakatari e cila di të shkaktojë debate me qëndrimet e saja, ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u shfaq duke kryer marrëdhënie në zyrën e Bashkisë me një grua. Në një intervistë për një emision televiziv, ajo theksoi se nuk kishte abuzim në videon intime të Gjicit, ndërsa tregoi se kush do të konsiderohej dhunë. “Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë.…
Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër. Dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helikat. Specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet , pushues të shumtë janë kuriozë duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.
Shqipëria është një përvojë unike dhe destinacion i preferuar i turistëve nga Holanda. Kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50%. Agjencitë janë të gjitha të rezervuar. Kështu raporton revista holandeze “RTL News”, njoftoi sot në rrjetet sociale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, duke theksuar se edhe një prej “Reality show” më të ndjekur në Holandë u regjistrua në vendin tonë. “Reality show më i ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol?’ regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tone, ngjalli mjaft kuriozitet në sytë e publikut holandez, duke e kthyer…
Janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me kontrollet e ushtruara në kampin e muxhahedinëve sot në Manzë, ku pati përplasje mes policisë dhe anëtarëve të opozitës iraniane. Teksa MEK flet për një viktimë, policia mohon që brenda kampit të ketë të vrarë, ndërsa thuhet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mediet bëjnë me dije se anëtarët e kampit kanë bërë rezistencë kur policia ka mësuar për kontrolle në këtë qendër, në kuadër të një aksioni kundër sulmeve kibernetike.
Kolegji Zgjedhor vendosi që të pushojë padinë e bërë nga Lefter Maliqi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë, kundër një vendimi të ndërmjetëm të KAS, për refuzimin e rihapjes së kutive, rivlerësimit e rinumërimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në KAS. E njëjta padi ishte bërë edhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Kolegji i shqyrtoi në një çështje të vetme. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e ngritura në proces nga pala paditëse mund të shqyrtohen në gjykimin në themel të padisë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Në “Mad Video Music Awards 2023”, ka ndodhur një puthje që ka “pushtuar” rrjete sociale. Këngëtarja greke Elena Paparizou dhe këngëtarja shqiptare Eleni Foureira kanë rrëmbyer vëmendjen e spektatorëve, pasi gjatë performancës pasi kanë shkëmbyer një puthje në buzë. Dy këngëtaret elektrizuan skenën duke dhuruar spektakël dhe rezultati përfundimtar befasoi publikun. @panikrecords Fuego / My Number One…#foureira #paparizou #elenapaparizou #elenifoureira #fuego #mymumberone #madvma #madvm23 #panikrecords #sonymusic #foryou ♬ πρωτότυπος ήχος – Panik Records
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç për të gjetur mënyrën për të ecur përpara dhe për tu rikthyer tek impelementimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. Dita e takimit nuk është caktuar ende sepse palët nuk është se kanë konfirmuar se do të marrin pjesë. BE-ja pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku europian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje. Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshmojnë se pas të gjithave…
Laboratori i njohur kërkimor amerikan i inteligjencës artificiale, OpenAI ka ngarkuar shqiptaren Mira Muratin për nxitjen e IA në botën reale, shkruan gazeta britanike ”The Financial Times”. Shefja e teknologjisë po zgjeron aplikacionet për ChatGPT, ndërsa kompania kërkon përparime në inteligjencën artificiale. Për Mira Muratin, shefe e teknologjisë në OpenAI, mbrëmja e 29 nëntorit nuk ishte ndryshe nga të tjerat. Ajo u kthye në shtëpi nga zyrat e start-up-it në San Francisko atë mbrëmje, pasi ekipi i saj përfundoi publikimin e një produkti eksperimental: ChatGPT. ChatGPT u rendit si një demonstrim kërkimor. Ky plan ndryshoi në mënyrë dramatike kur chatbot-i…
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Albin Kurtit, që të dalë nga guacka e vetizolimit dhe mos ta humbasë veriun e Kosovës, duke parë kudo armiq dhe tradhëtarë. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një postim në Twitter, Kusari-Lila i ka kërkuar Ramës që të mbyllë “Open Balkan”. “I dashur kryeministër Edi Rama është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse…