Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje, e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë dy fëmijë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën. Enkela Hodo u paraqit në polici katër vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër. Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet. 44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka…
Author: tirana
Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar. Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
E tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk…
Disa qytetarë serbë kanë bllokuar hyrjen e kamionëve nga Kosova që kalojnë nga pika e Jarinjës. Mediat kosovare shkruajnë se pasditen e sotme, rreth orës 19:00, disa drejtues serbë të kamionëve, në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve të fundit, kanë bllokuar rrugën magjistrale në pjesën e Serbisë (pas pikës kufitare në Jarinjë), ku nuk po i lënë kamionët me targa të Kosovës të shkojnë për në Serbi.
Sylvinho nuk do të mendojë më për 3 pikët marra me Moldavinë në kualifikueset e Euro 2024 dhe tani radha është e Ishujve Faroe që do të përballemi të martën në Toshvan. Trajneri i Kombëtares e shikon si një tjetër finale, madje e konsideron më të vështirë se ajo me përfaqësuesen moldave. “Kjo ndeshje nuk është e ngjashme me Moldavinë, mendoj se është më e vështirë. Për rreshtimin dhe lojtarët, duhet të shikojmë, pasi kemi kohë për ta menduar. Kemi 6 finale, nëse duam ta arrijmë objektivin duhet të japim maksimumin gjithmonë”, tha Sylvinho. Sylvinho e vlerëson përfaqësuesen e Ishujve Faroe…
Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre. “Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa. I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës. I mërzitur,…
Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj nuk është vetëm çështje diete. Edhe para humbjes së peshës, duhet të ndaloni të hani sheqer për shëndetin tuaj.I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit. Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë për të parë përfitimet e një jete pa sheqer.Përmirëson lëkurën Sheqeri…
Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar. Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të…
Policia ka konstatuar një çantë të dyshimtë në Tiranë. Çanta e dyshimtë është konstatuar në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Ndërkohë pritet mbërritja e forcave xheniere në vendngjarje, për të parë nga afër situatën.
Falë publikimit të fotove të të riut nga Tirana Arbri Cërriku, “Pa Gjurmë” e gjen atë në Nancy të Francës. Këtë mesditë, e ftuar në studio nëna, Dashurie Cili, vajtoi mes dhimbjesh teksa pa pamjet filmike të të birit, i cili kishte përfunduar në një gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike. 28-vjecari, me një fizik tejet të dobët, u xhirua teksa po ecte me nje biçikletë i vetëm në rrugë nga një emigrante, e cila ishte ndjekëse e rregullt e emisionit. Teksa e ndaloi, ajo e njoftoi se nëna e tij po e kërkonte. Nga biseda e shkurtër, dallohej qartë…
“Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshje me Bashkinë e Librazhdit , eci mirë”. Kështu dëgjohet të thotë vajza e njohur me emrin Alma K gjatë një bashkëbisedimi me nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit. Teksa shkon për të konkluduar detajet e projektit pas “negociatave” me Kryetarin Safet Gjici, Alma K bie dakord që të dorëzojë një draft-projekt për sterilizimin e qenve në qytetin verilindor. Ajo thotë se një projekt të suksesshëm ka mbyllur edhe me Bashkinë e Librazhdit. Ende nuk dihet nëse vërtet ajo ka mundur të realizojë një marrëveshje me Bashkinë e Librazhdit apo ka qenë një sajesë e…
Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën. Sipas gjetjeve – të raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën – ky kontinent ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën para-industriale. Thatësia, temperaturat rekorde mbi sipërfaqe të detit dhe shkrirja e pashembullt e akullnajave, janë në mesin e pasojave me të cilat po përballet bota, si pasojë e ngrohjes globale. Evropa, e cila është ngrohur dyfish më shumë sesa…