Author: tirana

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar në Instagram foto pas incidentit në koncert, ku një person e goditi me telefon në fytyrë. Në foton e publikuar nga artisja shqiptare, shihet se goditja ka qenë e fortë pasi syri i është ënjtur nxirë. Nëna e saj tha se Beba Rexha është qepur në pjesën ku u qëllua nga telefoni. Pavarësisht incidentit, që shqetësoi shumë fansa të këngëtares, vetë Bebe Rexha, krahas foton shkruan se është mirë.

Read More

Nga Artan Hoxha Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foto të tjera me anë të të cilave shpjegon gjithë itinerarin që vajza ka ndjekur nga makina e saj gjer te zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Me sa duket skandali seksual është edhe më i thellë duke përfshirë dhe një aferë ekonomike me Bashkinë e Kukësit. Foto 1)- 15:59:30 Fillon “procedura” në zyrën e kryebashkiakut. Foto 2)- 16:03:44 Mbaron me sukses “procedura”. Foto 3)- 16:04:28, Nis biseda për projektin e qenve.. Foto 4)- 16:06:47, Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret në zyren e kryetarit, nënkryetari Granit Gjana, për…

Read More

Pas betimit dhe konstituimit të këshillit bashkiak Benet Beci iu drejtua zyrës së kryetarit ku pararadhësi i tij Bardh Spahia i dorëzoi detyrën. Si dy shkodranë shtrënguan duart dhe patën një bisedë të vogël kortezie. “Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës” shkruan Beci në një postim në facebook.

Read More

A jeni ju një nga ato që kur keni vëmendjen në celular ose lexoni në makinë, tren, cilindo mjet transporti, ju merren mend dhe ju përzihet? Nëse po, nuk jeni të vetmit dhe për këtë ka një arsye. Kjo quhet “sëmundja e lëvizjes”, që ndodh kur ka një paqartësi midis perceptimeve shqisore të marra nga trupi. Për shembull, kur lexojmë ose shkruajmë në një mjedis të qetë, sistemi vizual fokusohet në tekst ndërsa trupi ynë nuk percepton asnjë lëvizje. Megjithatë, kur lexoni në një makinë në lëvizje, sistemi vizual i percepton fjalët në faqe si të lëvizshme. Kjo “mospërputhje” shkakton…

Read More

Partia Demokratike duket se po shkon përfundimisht drejt ndarjes së saj në dy parti! Deputeti demokrat Luan Baçi, nga radhët e Rithemelimit të Sali Berishës pohoi në një intervistë në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, se ka gjasa që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që ato drejtojnë dhe të vendosin një emër të ri. Por shtoi Baçi, ata do t’u thonë demokratëve se ata janë PD-ja. “PD është kjo që është dhe ne nuk mund ta ndryshojmë. Emri mund të ndryshohet, një Kuvend i jashtëzakonshëm i PD-së mblidhet dhe merr vendime dhe vendimet janë nga më të ndryshmet për…

Read More

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në emigracion nuk do të përfitojnë më bonusin e bebes, i cili aplikohet që prej vitit 2019. Ndryshimi ligjor që përjashton emigrantët nga ky përfitim u hodh në konsultim publik për 1 muaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në projektligjin që pritet të kalojë për miratim ka propozuar që në nenin 9, pika 1 e ‘Ligjit për asistencën sociale’, të përjashtojë nga përfitimi i këtij bonusi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri. Nuk dihet se sa emigrantë e kanë përfituar deri më tani këtë bonus, që është në vlerën e 40 mijë lekëve për…

Read More

Nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe kantinave”, prestigjiozja i fton turistët të njihen me Shqipërinë përmes rrjetit të gjerë të hapësirave të certifikuara si objekte agroturizmi. Gazeta spanjolle sjell një retrospektivë, duke theksuar se pas rënies së komunizmit sektori i agroturizmit nuk u zhvillua. Me kalimin e viteve u krijuan fermat e para. Aktualisht shumë prej tyre kanë arritur suksese të jashtëzakonshme, kjo falë gjithë atyre të rinjve të talentuar. Mediat spanjolle thonë se shumë shqiptarë u kthyen nga emigrimi dhe vendosën që eksperiencën e tyre ta vinin në jetë. “El País” ndalet…

Read More

Në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, pati debat të fortë në diskutimin për miratim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”’. Debati filloi nga deputeti Tritan Shehu që insistoi të përjashtohej nga ndihmat sociale për çiftet që nuk janë lidhur në martesë por bashkëjetojnë. Replikat: Tritan Shehu: Këtu duhet të ndalojmë se ndryshe vëmë në diskutim ndryshimin e Kodit të Familjes. Është përcaktuar qartë aty çfarë quhet familje. Duhet ta kthejmë projektligjin pas në Komisionin e Ligjeve, ta shohin ata dhe kur ta qartësojnë të na i sjellin pas. Florenc Spaho: Edhe…

Read More

Rémi Arsac dhe Charly Merle do ta mendojnë dy herë nëse duan të bëjnë sërish showman-in përpara se të përfundojë gara në çiklizëm. Sportistët e rinj u kaluan pak metra nga fundi nga Simon Ruet, i cili përfitoi nga hezitimi i tyre. Kjo rezultoi në një skenë qesharake. Edhe pse dyshja e përqafuar nuk do të qeshnin pas kësaj situate. Në garën e moshave U23 në Francë (Grand Prix de Saint-Symphorien-sur-Coise), shokët e skuadrës Arsac dhe Merle ishin në rrugën e tyre drejt fitores. Dyshja eci vetëm deri në fund të garës pasi kishin udhëhequr të gjithë xhiron, por ajo…

Read More

Ndërsa sistemi gjyqësor gjendet në një ‘mishmash’ të plotë për shkak të reduktimit të gjykatave në rrethe, Qeveria ka vendosur t’i drejtohet emaileve për të njoftuar palët. Më 16 korrik Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë disa ndryshime në Udhëzimin që rregullon njoftimin e palëve, duke shtuar se përmes rrugëve elektronike do vihen në dijeni për njoftimet gjyqësore palët, por edhe personat e tretë. Një ndryshim tjetër përcakton se punonjësi i gjykatës dokumenton dërgimin dhe marrësi duhet të konfirmojë marrjen e njoftimit brenda 5 ditësh. Me kalimin e këtij afati, njoftimi konsiderohet i kryer. Në rast se vërtetohet nga punonjësi i…

Read More

“Koalicioni me Metën i vuri kapakun besimit tim te Berisha”, kështu u shpreh themeluesja e Partisë Konservatore Evi Kokalari këtë të hënë në Euronews Albania. Ajo tha se priste që Berisha të dëgjonte mendimet e demokratëve pasi të gjithë ishin në mbështetje të tij, por askush nuk e donte një koalicion me Ilir Metën. E megjithatë, sipas Kokalarit momenti kur ajo vërtet e humbi tërësisht besimin te Sali Berisha ishte kur ai ftoi në zyrë menjëherë pas forumit rinor, Besart Xhaferin, duke treguar kështu se ai ishte dakord që Xhaferi të vendosej në krye të forumit, ndërkohë që sipas Kokalarit,…

Read More

Policia e Durrësit ka shpërbërë grupin kriminal që shpërndante kokainë në zonën e plazhit. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tret ë rinj: Renato Leci, 21 vjeç dhe Elvis Leci, 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin Endri Mezhika, 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës. Të rinjtë shisnin kokainë në zonën e plazhit. Për pasojë janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë./albeu.com/

Read More