Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici. Dy oficerë të BKH-së kanë mbërritur në bashkinë e Kukësit dhe kanë kërkuar takim me përgjegjësin e IT. Pasi e kanë pyetur nëse sistemi i kamerave ishte në funksion, hetuesit kanë hyrë në ambientin e serverit, ku kanë qëndruar rreth 35 minuta. Gjatë kësaj kohe ata kanë bërë kopjimin e materialeve të regjistruara, përfshirë edhe datën 6 kur dyshohet se ka ndodhur edhe regjistrimi i videos së bërë publike ku Safet Gjici shihet duke…
Author: tirana
Tre gjigandë të PremierLeague si Chelsea, Newcastle dhe Liverpool do të ndezin këtë merkato vere duke luftuar mes tyre për të bindur yllin e ri spanjoll, Gabriel Veiga për të nënshkruar. “Blutë e Londrës” janë ekipi më i fundit që hyn kështu në garën e ethshme për 21-vjeçarin që është pagëzuar si “Baby Kaka”, për shkak të aftësive të ngjashme me ish-yllin brazilian të Milanit. Veiga aktualisht luan për Celta Vigo si mesfushor sulmues dhe ia doli të shënonte 11 gola në 36 ndeshje të luajtuara në La Liga këtë sezon, ku edhe fitoi nofkën “Baby Kaka” nga tifozët. Klauzola…
Deputeti demokrat Ervin Salianji tha për mediat se drejtues të SHISH-it, janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Salianji ka treguar çështjet për të cilat ka ngritur shqetësim në këtë komision, për të cilat tha se nuk ka marrë përgjigje nga kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për…
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të pranojnë pa kushte ftesën për pjesëmarrje në takimin e thirrur në Bruksel nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell.”Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake”,-tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel. BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.
Numri i lartë i të rinjve që janë të papunë në Shqipëri, tregon se qeveria nuk ka politika efektive për ta, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja kërkoi masa të gjera për të penguar largimin në masë të të rinjve. “Asgjë në vetvete nuk e ndryshon thelbin apo faktin që sot pjesa më e madhe e të papunëve janë të gjithë të rinj. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë që 17.000 persona që kanë hyrë në tregun e punës në tremujorin e fundit janë të moshës mbi 65 vjeç. Prandaj duhet të ngremë pikëpyetje…
Pas debatit të ashpër tek Komisioni i Sigurisë mes deputetit demokrat Salianji dhe socialistit Naço, është anuluar dëgjesa me kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni pasi deputetët nuk kanë cerfitikatë sigurie. Kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.
Sali Berisha në një konferencë shtypi me ekspertë të ekonomisë dhe çështjeve sociale, tha se vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria. “Sot ka një hendek të madh, ndër më të mëdhenjtë që një komb mund të ketë, midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. E vërteta është se ky hendek i madh në të ardhura në Shqipëri është më i madh se në çdo komb tjetër në Ballkan dhe në Europë. Ka një shkak themelor që ka krijuar këtë hendek…
Një peshkaqen është kapur nga peshkatarët në zonën e Gjirit të Lalzit. Siç edhe duket nga video e mëposhtme, peshkaqeni është i vogël dhe ka rënë në rrjetën e peshkatarëve. I çuditshëm është fakti se këto grabitqarë deti kanë nisur të frekuentojnë brigjet shqiptare. Kjo duket se ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Në prag të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ku do të konfirmohet edhe vendimi i kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar demokrat. “Në orën 14:00 Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të PD. Ne fund te mbledhjes pritet deklarate. Do te diskutohet për situatën në PD zyrtare, vendimet e kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin që u ka shkuar deputetëve. Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar. “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e…
Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH-it, Vlora Hyseni, nisi me debate. Deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe ai i PS-së, Nasip Naço janë përfshirë në një debat. Naçi kërkoi 5 minuta pushim ndërsa Salianji e akuzoi se kishin frikë të përballeshin me opozitën. Raportimi i Vlora Hysenit do të bëhet për tensionet në veri të Kosovës. Pjesë nga debati: Nasip Naço: Se kam mbaruar fjalën. Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë? Naço: Shyqyr janë mediat që bëheni protagonistë këtu. Repsektoni rregulloren ose ta mbyllim fare. Salianji: Keni frikë të…
Ka disa shtete ku jo vetëm nuk është traditë lënia e bakshishit, por shihet madje si mungesë respekti. Një nga shembujt më të mrekullueshëm është ai i Japonisë. Atje, praktikisht askush nuk lë bakshish në restorante apo bare. Njerëzit më tradicional priren ta konsiderojnë atë një gjest përbuzjeje dhe jo respekti. Në fakt, është diçka që zakonisht është më e pranishme në filozofinë e jetës në disa pjesë të Azisë. Një vend tjetër ku bakshishi është pothuajse tabu është Kina. Është e vërtetë që gjigandi aziatik ka një mënyrë jetese që ndikohet gjithnjë e më shumë nga hapja e tij…
Për të dytin vit radhazi, “Muza Competition”, eventi i kushtuar fashion – dizajnit, vuri përballë të rinj nga gjithë trevat shqipfolëse, në një garë krijimtarie me bazë traditën shqiptare. Ky event konsiderohet absolutisht ngjarja më e bukur në fushën e modës këtë qershor. Ideuesja dhe realizuesja e këtij aktiviteti, Andriola Kambo, njëherësh drejtore e Unionit të Bashkive Shqiptare tw Rajonit tregon se si nisi ky rrugëtim që tashmë po kthehet në një traditë. Kambo thekson se tashmë po punohet që “Muza” të shërbejë dhe si një platformë ndërkombëtare për promovimin e të rinjtë në skenat botërore. Si drejtuese e UBSHR,…