Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Tragjas të Vlorës. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë. E për rrjedhojë 35-vjkeçari ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50.
Author: tirana
Pas deklaratës së Admir Sinematit se i kanë ofruar video komprometuese para zgjedhjeve, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se dera që iu mbyll personazhit që bën shantazh me videon në Kukës iu hap në Tiranë. ‘Është hera e parë që thuhet një gjë e tillë. Ka pasur tentativa, por ishte shumë befasues qëndrimi i Sinematit dhe kam përshtypjen se do të ishte e udhës që kështu të mendonin dhe në Tiranë. Lajmi i bujshëm dhe refuzim i tij për ta ndjekur atë deri në fund, i bëjnë nder atij si personazh po kam frikë se të tjera…
Si idol yllin e TikTok-ut dhe të vetëshpallurin “femërurrejtës”, Andrew Tate? Rezultatet e një sondazhi para disa ditësh kaluan si lajm shokues nëpër mediat gjermane: dhuna në familje është “e pranueshme”, gratë e kanë vendin në kuzhinë dhe homoseksualiteti i jetuar hapur refuzohet. Miratimi për pohime të tilla në Gjermani, sipas një sondazhi të fundit të organizatës joqeveritare, Plan International ëshë i madh. Kështu çdo i treti mashkull i anketuar nuk e sheh si ndonjë problem të madh kur nganjëherë ushtrohet edhe dhunë ndaj femrës. 34% nga të pyeturit shprehen, se mund t’i japin ndonjë shuplakë partneres për “t’i nxitur…
Ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Admir Sinamati tha se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, por që tha se nuk e kishte pranuar duke e refuzuar. “Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se 17 deputetë demokratë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai tha se vendimi i kryesisë për të mbledhur Këshillin Kombëtar shkel statutin dhe kompetenca e sekretarit të përgjithshëm duke ua kaluar ato disa prej zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë. “Të enjten u deklarua mbledhja e këshillit kombëtar në datë 20. E mbështeta menjëherë por nuk kisha njohur përmbajtjen konkrete të tij. Jam këtu të deklaroj se vendimi bie ndesh me statutin e PD-së. Vendimi i kryesisë i…
Athina zyrtare ka reaguar pas artikullit të BBC, i cili hidhte dyshime mbi Rojen Bregdetare Greke. Sipas BBC anija e mbushur plot me emigrantë nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të mbytej, duke vënë kështu në pikëpyetje gatishmërinë e Rojes Bregdetare. Për rrjedhojë ministria greke e Marinës dhe Politikës Ishullore reagoi, duke thënë se anija e peshkimit u mbyt në ujërat ndërkombëtare në zonën detare prej 47 miljesh detare në jugperëndim të Pylosit. Ajo ka qenë duke lundruar që nga momenti i pikasjes së saj gjatë orëve të mëngjesit, mesditës dhe pasdites së 13 qershorit, duke përshkruar…
SPAK zbarkoi këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme, në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar. Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në ‘facebook’, ka publikuar një video të re ku Alma K. i kërkon një tender të “kastrimit dhe sterilizimit te qenve te rruges” në Kukës. Postimi i Artan Hoxhës: Dielli nuk…
“Corriere dello Sport” raporton se drejtori teknik i Bolonjas, Xhovani Sartori ka qenë në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Trajneri Tiago Mota kishte kërkuar që të ketë më shumë informacione për Bajramin, i cili në fakt njihet mirë në Itali pasi aktivizohet me Sasuolon. Fati e deshi që Bajrami të shkëlqente në atë ndeshje, duke bërë një nga paraqitjet më të mira me fanellën kuqezi. Ndërkohë, Sartori ishte i pranishëm edhe në ndeshjen Poloni-Gjermani, pasi veç Bajramit, në radarët e Sasuolos është edhe sulmuesi i djathtë, Mikal Skoras që aktivizohet me Klub Bryzh.
Benet Beci ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i Bashkisë Shkodër. Me betimin se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë, Beci premtoi se do ti shkojë deri në fund projekteve të premtuara. Gjithashtu, ai tha se do të gjejë mundësitë për të punuar për të gjithë qytetarët dhe se dera e Bashkisë së Shkodrës do të jetë e hapur për të gjithë. ““Të nderuar këshilltarë pavarësisht përkatësive ky këshill është përfaqësuar me shumë grupime politike, te ju shoh të zgjedhurin e kësaj bashkie, ku duhet të dëgjohet fjala e të gjithëve, nuk…
Të paktën 30 granata të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Ballaban të bashkisë Këlcyrë. Granatat janë zbuluar gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës, pranë banesës së shtetasit Robert Kanani. Pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për heqjen e tyre. Banorët që kanë konstatuar granatat kanë njoftuar menjëherë policinë e Gjirokastrës, ndërkohë që zona është rrethuar për të shmangur çdo incident pasi granatat janë të pashpërthyera. Dyshohet se granatat i përkasin ushtrive ndërluftuese në këtë front u përballen ashpër italianët me grekët.
Organet e zjarrfikësit italian që u vra nga një shqiptar janë dhuruar. Mediat italiane shkruajnë se kjo ka qenë dëshira e të ndjerit Giuseppe Tucci para se të vdiste. Zemra, mbërriti në spitalin e Bolonjës, mushkëritë, veshkat, në spitalin Cesana, mëlçia, kornea, janë depozituar në bankën e kornesë, sipas mediave italiane. Transplantet u zhvilluan në Rimini përpara se trupi i Tuccit të transferohej në dhomën e morgut të spitaleve të bashkuara të Foggia-s. Italiani u vra nga shqiptari 28-vjeçar Klajdi Mjeshtri në Rimini fundjavën e shkuar, pas një sherri të nisur në një diskotekë. Shqiptari është vënë në prangat e…
Partia Demokratike ka publikuar formularin dhe listën e kritereve që duhet të përmbushë kryetari i ardhshëm i kësaj force politike. Aftësitë e angazhimit politik Të jetë anëtar i Partisë Demokratike prej të paktën 3 vitesh;Të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;Të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit;Integriteti moralTë ketë mbrojtur dhe promovuar në vazhdimësi interesat, vlerat themelore dhe programin e Partisë Demokratike;Të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike;Të ketë figurë të pastër gjyqësore, duke plotësuar kushtet e dekriminalizimit…