Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendimin për të shkuar në Bruksel për takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç do ta marrë pas vizitës të shefit të zyrës ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari tek tre policët e rrëmbyer që po mbahen në paraburgim në Kralevë. Po ashtu Kurti tha Jashari pritet të shkojë nesër në qendrën e paraburgimit dhe më pas do të vlerësojë për takimin me Vuçiqin. Në anën tjetër, Kurti tha se është e domosdoshme vendosja e ligjshmërisë në veri. Këto komente kryeministri i bëri pasi mori pjesë në shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Institutit Albanologjik.

Read More

Autori i vrasjes së Sibora Gaganit 22-vjeçares shqiptare, është marrë në pyetje nga autoritetet spanjolle. Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Terremolinës. Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës së 45-vjeçarit Marco Romeo teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula. Romeo u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë. Por sipas mediave spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm. Deklarata para magjistratit…

Read More

Jasir Asani duroi deri në moshën 28-vjeçare për të veshur fanellën e Kombëtares të Shqipërisë. Mëngjarashi nga Shkupi luajti ndeshjen e dytë në epokën Sylvinho, duke ia dalë të shënojë edhe golin e parë në fitoren 2-0 kundër Moldavisë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Nuhatja e brazilianit nuk gaboi, me ish-sulmuesin e Partizanit që në dy ndeshje ka qenë më i miri në fushë, duke dhënë zemrën për ngjyrat dhe fanellën. Pjesë e Guangju në Korenë e Jugut, Asani duket se ka dalë “i duruari i fituari”, teksa në momentin dhe vendin e duhur ka veshur fanellën kuqezi,…

Read More

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako në seancën e sotme ku janë dhënë konkluzionet e mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme. Bllako në sallën e gjyqit deklaroi se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar. “Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standard i…

Read More

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u betua dhe mori zyrtarisht detyrën para anëtarëve të këshillit bashkiak. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit dhe drejtuese politike e PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali ka publikuar foto me kryetarin e ri. “Live | Me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci dhe Kryetarin e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Oltion Luli.”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale. Kujtojmë se Beci fitoi me një rezultat të thellë në zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Pas betimit, Beci tha se besimi që i dhanë qytetarët shkodranë është garanci për sukses.…

Read More

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje Albin Kurtit, që të dalë nga guacka e vetizolimit dhe mos ta humbasë veriun e Kosovës, duke parë kudo armiq dhe tradhëtarë. Reagimi i Ramës vjen për mbajtjen ende në Serbi të tre policëve të Kosovës. Në një reagim të radhës në Twitter, Rama paralajmëron edhe Serbinë se nëse tre efektivët nuk lirohen, kjo do të jetë java e “rikthimit të akullit” mes dy vendeve. “Nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul…

Read More

Këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot përfundimisht pretendimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamëz. Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha. Po ashtu u rrëzua edhe kërkesa për ekspertë të huaj që të shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.

Read More

Dashuria e Arbanës dhe Eduarti u kurorëzua në martesë të shtunën, më 17 qershor, në tokën magjike, Toskanë-Itali. Edhe pse interesi ka qenë i madh, u arrit që dasma të mbahet i blinduar nga postimet e fotove në rrjete sociale, dhe kështu ndodhi. Vetëm copëza të vogla janë publikuar në media. Por sot, Arbana ka reaguar përmes disa Instastory-ve. “Pak ditë më parë në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt, festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. Megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete, kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka…

Read More

Një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe babain e saj. Vrasja brutale ndodhi në Turqi dhe u filmua nga një kamera celulari. 25-vjeçari Mertcan Köse shihet që ndalon makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, ndërkohë që përleshet me babain e saj, i cili po përpiqej që t’i hiqte kallashnikovin nga duart. Gjatë zënkës, 25-vjeçari shihet në një moment duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë armën në trupin ish-vjehrrit të tij. Vrasësi shihet duke lëvizur drejt makinës dhe…

Read More

Dashi Në “natyrën” e Dashit është gjuetia dhe suksesi. Ata vazhdimisht përpiqen të arrijnë qëllime të reja, të cilat kur t’i arrijnë do të mërziten shumë shpejt dhe do të kërkojnë diçka të re. Ata emocionohen, pasionohen dhe mërziten po aq lehtë. Kjo shenjë nuk pushon derisa të marrë atë që i zgjon interes. Binjakët Dihet se Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për t’i emocionuar. Pavarësisht nëse flasim për marrëdhënie personale apo profesionale, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë vazhdimisht në kërkim të të resë dhe në kërkim të adrenalinës. Nëse arrini të…

Read More

Edhe teza e provimit me zgjedhje është publikuar nga maturantët. Deri më tani, 30 minuta pas nisjes së provimit janë publikuar teza e Ekonomisë dhe e Fizikës. Sot po zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023, ajo e lëndëve me zgjedhje. 30 mijë maturantë po i nënshtrohen testit cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Read More

Shqiptarët e Kosovës në Austri, dolën të dielën në një protestë paqësore në mbështetje të Kosovës përballë tensioneve që po kalon kjo e fundit me Serbinë. Qytetarët kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe ndalimin e mbështetjes për autokratët. Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata është përshkallëzuar më 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Read More