Author: tirana

Bisedime për zgjidhjen e situatave të krijuara në veriun e Kosovës do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bën me dije se do të udhëtojë për në Uashington. “Do të shkoj në Uashington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe për hapat e menjëhershëm”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook. Lajçak tha se gjatë javës ka njoftuar kolegët e tij në Bruksel për vizitën që zhvilloi në Kosovë dhe Serbië. Ka pasur dhe një vizitë…

Read More

Ekipi kombëtar ka mbërritur në Ishujt Faroe, ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Euro 2024 që luhet më 20 Qershor. Me të mbërritur në Torshavn, në orët e pasdites ekipi kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes. Për këtë takim trajneri Silvinjo i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në Tiranë atmosfera në kampin kuqezi është optimiste për të marrë fitoren e radhës edhe në Ishujt Faroe.

Read More

Në prangat e Policisë së Shtetit kanë rënë dy drejtues mjetesh për dy aksidente të ndryshme me vdekje që kanë ndodhur në Tiranë gjatë ditëve të fundit. Në rastin e parë bëhet fjalë për aksidentit e datës 16 Qershor në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet u përplas me bordurën anësore e për pasijë humbi jetën 35-vjeçari V.Meshi, pasagjet në mjet. Policia bën të ditur se ka arrestuar shoferin e mjetit, E.Hasanllari 34 vjeç. Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë që më pas solli edhe humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me bordurën anësore.…

Read More

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork. Teksa performonte në skenën e tejmbushur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë. Artistja po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj. Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar. “Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim…

Read More

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviç më 16 qershor. Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. “Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u tha në njoftimin e policisë.

Read More

Dasma e Kleas dhe Elgitit, ishte e bujshme edhe për jehonën që mori në rrjetet sociale me foto dhe video nga të gjithë të ftuarit. Ndryshe ndodhi këtë fundjavë në dasmën e Arbanës dhe Edit, sepse të ftuarit e kishin të ndaluar të postonin foto dhe video në rrjetet sociale. Xhensila Myrtezaj e gjeti një moment për të postuar ca foto të shpejta dhe aq u desh. Ra në sy menjëherë fustani: diku ishte parë dy javë më parë. Paska qenë e njëjta zgjedhje edhe për këngëtaren Kejsi Tola. Me një stil krejtësisht të veçantë, fustani me lule vjen nga…

Read More

Nga kjo e hënë deri më 28 qershor, në vend do të jetë Java e Francës. Kryeministri Edi Rama, teksa bën me dije lajmin, thekson se evenimentet do të shtrihen në shumë qytete. “MIRËMËNGJES dhe me Javën e Francës, që do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë duke nisur nga sot e deri më 28 qershor, ju uroj ditë të bukura”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Read More

Shqipëria është kthyer në destinacionin më të preferuar të italianëve për pushimet verore jashtë vendit të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga një prej televizioneve më të mëdha në shtetin fqinj. Televizioni La7 ka zbuluar destinacionet më të kërkuara nga italianët për verën e 2023-shit ku në vend të parë ndodhet një qytet shqiptar, Ksamili. Këtë vit, janë 2 vende që dominojnë në renditje duke marrë pozicionet e para: Shqipëria dhe Spanja. Shqipëria renditet në krye të klasifikimit të dhjetë destinacioneve më të kërkuara me qytete si Ksamili në vendin e parë, Saranda në vendin e tretë dhe Vlora…

Read More

Për mbytjen e anijes së emigrantëve në Greqi të mërkurën e kaluar, BBC ka marrë prova që hedhin dyshime në rojen bregdetare greke. Analiza e lëvizjes së anijeve të tjera në zonë sugjeron se anija e mbipopulluar e peshkimit nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të përmbysej. Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim. Të paktën 79 persona janë raportuar për momentin të vdekur, por Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 500 janë të zhdukur. OKB-ja ka bërë thirrje për një hetim mbi trajtimin e katastrofës nga…

Read More

Alma Kaçi personazi më i komentuar i momentit, është 40 vjeçarja që u filmua në zyrën e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime. Ajo ka një arkivë me foto në krah të personazhe publikë në vend. Me sa duket Gjici ka qenë vetëm një nga viktimat e 40 vjeçares, nënë e një fëmije, që u afrohej prej vitesh njerëzve publikë. Sesa nga këto histori kanë përfunduar deri te kamerat e fshehta që mbante me vete Kaci, kjo ndoshta nuk do zbulohet kurrë. Nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit, Alma në vitin 2021 ka themeluar një kompania me qendër…

Read More

Për të gjithë javën që presim përpara, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do ketë zhvillim vranësirash, por kalimtare të cilat do shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara. Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 gradë celsius. Duhet të përmendim se duke nisur nga dita e mërkurë por kryesisht ditët e enjte dhe e premte, ndjesia reale…

Read More