Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi. Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesë e organizatës së ç’montuar ka qenë edhe një shqiptar. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se rrejti i prostitucionit drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar. Ndërsa janë identifikuar edhe partneri i saj shqiptar 35 vjeç, një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, që transportonte vajzat për në Athinë. 40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqia. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur për publikun Irini Qirjako, ka treguar eksperiencën e veçantë në një dasmë, ku kishte shkuar për të kënduar. Në rubrikën “E diell folk”, ajo ka treguar se dasma bëheshe në Maqedoni dhe tradita ishte që burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë. Ervin Kurti: Meqenëse ti këndon dhe i qan ato dasma, një që të ngelur në mendje cila është? Irini Qirjako: Më kanë ngelur në mendje shumë, por njëra është më… Në një dasmë në Maqedoni…
Më shumë se 1000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla që nga e premtja. Sipas GB News kjo e çon numrin total të emigrantëve që mbërrijnë përmes kalimit në 10,349 që nga fillimi i këtij viti. “Shifrat e fundit bien ndesh me deklaratat e kryeministrit Rishi Sunak se politikat që synojnë ndalimin e krizës së anijeve të vogla po “fillonin të funksiononin” me një reduktim prej 20 për qind në kalimin e numrave, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më shumë se 5.5 milionë paund në ditë shpenzohen aktualisht për sigurimin e akomodimit në hotel…
Aktori i njohur shqiptar, Robert Ndrenika ka bërë një rrëfim duke zbuluar detaje të jetës së tij, duke nisur nga aktrimi, familja dhe marrëdhënia me bashkëshorten. Në një intervistë të zhvilluar me Mira Karazhanin, Ndrenika ka thënë se martesat gjithmonë kanë ulje e ngritje. “Gratë e aktorëve e dinë se ç`kanë hequr!”, është shprehur ndër të tjera Ndrenika. Pjesë nga intervista: Pyetje: I dashur Ndrenikë, faleminderit që më the Po dhe para se të të pyes, dua t`ju falënderoj që ndërruat mendje ndoshta për një nga zotimet më kokëforta të jetës tuaj, për të mos dhënë intervistë jete. Më shumë sesa…
Italia u ngushëllua me fitoren e finales së vogël në Nations League, teksa “rrëmbeu” vendin e 3-të të kompeticionit pas fitores 3-2 ndaj Holandës. Pas sfidës foli për mediat numri një i pankinës së italianëve, Roberto Mancini. “Ne dolëm shumë mirë në pjesën e parë, më pas në pjesën e dytë ra ritmi. Në përgjithësi, mendoj se ishte një test i mirë dhe indikacionet janë të gjitha të mira, kemi zgjidhje interesante të lojës. Me Chiesa dhe Zaniolo në pjesën e dytë u bëmë më të fortë fizikisht, ndërsa në të parën ishim më të lehtë. Gjithsesi e rëndësishme ishte…
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg policin Jeton Lamin. Lami u gjet fajtor për veprën penale shpërdorim detyre. Jeton Lami është polici që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Nga Ervin Goci/ Duke ndjekur me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë, një prej zhvillimeve që më ka interesuar veçanërisht është heqja e liçencës së ‘Klan Kosova’ me arsyen se pronësia shkon pak me thellë seç duket, me titullarë që figurojnë të pakten formalisht me shtetësi serbe. Ajo që më shqetëson është paprekshmëria e medieve, liria absolute për të kapërcyer lirinë e shprehjes dhe opinionit dhe për të deklamuar fare hapur linja politike që janë kundër interesit shtetëror te Kosovës. Nuk është dhe aq e lehtë të definohen këto shkelje, e megjithatë fushata anti-qeveri në një kohë të jashtëzakonshme, ku më…
Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Kështu shkruan mediat britanike Daily Mail” për ngjarjen kriminale, që tronditi Shëngjinin gjatë muajit prill. Mësohet se vendimi për ekstradimin e tyre pritet të jepet në muajin nëntor. Prokuroria shqiptare pretendon se tre britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë në krim. Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin për…
Shakira ia mohonte, por tashmë Zherard Pike do të bëjë realitet ëndrrën e tij. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Barcelonës do të martohet së shpejti me të dashurën e tij, Klara Kia. “OkDiario” ka mësuar se çifti ka vendosur të martohet pas rreth një viti lidhje, pasi Pike është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur për jetën e tij dhe dëshiron të ketë Klara Kian si partnere të jetës. Gjë që e kishte menduar edhe me Shakirën, por këngëtarja kolumbiane ia kishte refuzuar. Ish-partnerja e Pike nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo…
Shqipëria mundi 2-0 Moldavinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Përvecc spektaklit që lojtarët dhuruan në fushën e lojës, edhe në tribuna u vu re një shoë i vërtetë. Mes shumë tifozëve që kishin vendosur të shikojnë ndeshjen nga afër, në “Air Albania” ishte edhe sulmuesi Armando Broja. Broja kaloi një sezon të vështirë, teksa ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që po e mban gjatë jashtë fushave. Ylli kuqezi është një nga futbollistët më me prespektivë që ka kombëtarja jonë.
Begoniat janë lule të mirënjohura në Shqipëri, kryesisht për bukurinë e tyre të spikatur. Por këto lule kanë vlera të shumta. Gjethet, lulet dhe kërcenjtë janë të ngrënshme. Lulet kanë një shije të ndezur agrumesh, ndërsa petalet përdoren në sallata për zbukurim. Begoniat mund të përgatiten në disa mënyra Ekstrakti i begonias përfitohet duke zhytur lulet në ujë të nxehtë. Ky ekstrakt largon dhimbjet e kokës dhe toksinat nga organizmi. Lulet ose gjethet e copëtuara mund të përdoren për të fërkuar lëkurën dhe larguar dhimbjet ose zbutur ndikimin e djegies. Begoniat përmbajnë acid oksalik dhe duhet të kujdeseni që ato…
Duket se Ledri Vula dhe Romeo Veshaj kanë bashkuar forcat për një këngë. Pak javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më lër të flas” dhe prej atëherë është shfaqur disa herë me Romeon në mediat sociale. Sakaq, sot ata kanë postuar një foto artistike ku shihen në një varkë. “Bardha 0459”- shkruhet te varka.