Një argjinaturë u shemb në një restorant në Montefiascone, 100 km në veri të Romës, duke vrarë një person. Siç u bë e ditur, punimet ishin në vazhdim dhe një argjinaturë u shemb në një lokal. Pronari i restorantit ka ndërruar jetë dhe kuzhinieri është plagosur. Një pagëzim po bëhej në një kishë pranë dhe sipas autoriteteve mund të ketë të zhdukur.
Author: tirana
Pas meshës së sotme, Papa Françesku foli ndër të tjera, për mbytjen e anijes me shumë të vdekur në Pylos, duke thënë se po lutet për ata që humbën jetën dhe kërkon që të bëhet gjithmonë gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme. Apeli i tij: “Me pikëllim të madh dhe dhimbje të madhe mendoj për viktimat e mbytjes shumë të rëndë të anijes që ndodhi ditët e fundit në brigjet e Greqisë. Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe kërkoj që të bëhet gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi…
BE-ja po përshpejton dërgesat e armëve në Ukrainë për të mbështetur kundërsulmimin e Kievit kundër forcave ruse, tha sot komisioneri i tregut të brendshëm Thierry Breton në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien. “Ne do të përshpejtojmë përpjekjet tona për dërgimin e armëve dhe municioneve, kjo është një luftë me intensitet të madh në të cilën armët luajnë një rol kritik,” tha Breton duke përmendur angazhimin për furnizim me një milion armë të kalibrit të lartë brenda 12 muajve të ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, Ukraina nisi një kundërofensivë për të rimarrë territorin nga forcat ruse dhe Sekretari…
Autoritetet greke të zbatimit të ligjit i kanë kërkuar autoritetit policor evropian, Europol, për mbështetje në hetimin e tyre për katastrofën e anijes me emigrantë në Mesdhe që besohet të ketë vrarë disa qindra njerëz, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po përfundon. Hetimi po fokusohet në nëntë të mbijetuar, të cilët u arrestuan si kontrabandistë të dyshuar. Njëri prej tyre ndodhet ende në spital. Egjiptianët, të moshës 20 deri në 40 vjeç, akuzohen për trafikim njerëzor, vrasje nga pakujdesia dhe formim i një organizate kriminale. ”Ata dyshohet se i përkasin një rrjeti kontrabandistësh njerëzish që mund të kenë organizuar deri…
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë, ku një banor i fshatit denoncoi për shpërthimet në një gurore. Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”. Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime. Ndërkohë, banori që bëri denoncimin Kadri Voga ka reaguar sërish,…
Sigurisht që ka nga ata që ju pëlqen kafeja e thjeshtë, e hidhur, por shumica pëlqejnë ta pinë atë me pak ose shumë sheqer dhe qumësht. Ekspertët thonë se duhet të veprojmë si ata që pinë kafenë të hidhur. Sipas hulumtimit, ne nuk duhet ta përziejmë qumështin me kafenë, pasi sekretimi i kalciumit në urinë rritet dhe një sasi e madhe depozitohet te zorrët. Proteina Casein, e cila gjendet në qumësht kur bie në kontakt me kafeinën, mpikset dhe krijon gaz që shkakton fryrje, dhimbje barku dhe shqetësime abdominale. Përveç kësaj, nutricionistët thonë se qumështi në kafe bllokon metabolizmin dhe…
Fansat po e quajnë të inskenuar njoftimin e Kourtney Kardashian për shtatzëninë. Pasi kjo e fundit njoftoi pritjen e ëmbël duke mbajtur një tabelë me shkrimin “Travis, jam shtatzënë”, gjatë koncertit të të dashurit të saj, përdoruesit e mediave sociale u shprehën skeptikë nëse lajmi ishte në të vërtetë një surprizë për bateristin. “Kourtney Kardashian njofton se është shtatzënë në koncert dhe në video asaj i duket qartë barku? Si ndodhi që Travis nuk e dinte se ishte shtatzënë? E inskenuar”, shkroi në Twitter një fans. “Kourtney Kardashian duke i thënë Travis Barker-it se është shtatzënë me një bark të…
Manchester United ka identifikuar pesë objektiva të mundshëm të transferimeve të verës, sipas The Athletic. Lista përfshin emra të tillë si Ollie Watkins, Gonzalo Ramos, Randal Colo-Mouani, Rasmus Heilund dhe Victor Osimhen. Harry Kane ishte objektivi numër 1 i Eric ten Hag, por refuzimi i Tottenham-it për të ulur çmimin e tyre prej 100 milionë paund bëri që interesimi i Manchester United u zbeh. Në fund të fundit, Kane ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij. Asnjë nga lojtarët e përmendur më lart nuk do të jetë i disponueshëm me çmim të lirë.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”,…
Dy persona që falsifikonin pasaporta diplomatike, janë arrestuar nga Policia në Korçë. Në pranga kanë rënë Daniel Morava dhe Guri Pejo të dy banues në Korçë të cilët falsifikonin dokumenta diplomatike për persona që udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moravës i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa Pejos për shkak të moshës, i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Hetimet e Policisë Kriminale për identifikimin e personave që kryejnë falsifikim të dokumenteve amerikane për shqiptarët kanë nisur rreth 3 muaj më parë dhe indicia u dha nga një grua e arrestuar në Rinas. Pas…
Kroacia dhe Spanja do të ndeshen në Roterdam në mbrëmjen e sotme në finalen e Ligës së Kombeve. Ballkanasit janë në kërkim të një trofeu të rëndësishëm, ndërsa dolën në vend të dytë e të tretë në dy botërorët e fundit. Spanjollët gjenden në këtë fazë për herë të dytë radhazi, ndërsa Kroacia arrin për herë të parë pasi eliminoi Holandën në gjysmëfinale. Trajneri i përfaqësueses ballkanase, Zlatko Daliç tregon rëndësinë e këtij takimi. Për trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, lojtarët do të gjejnë energjitë e nevojshme për të fituar.
Sali Berisha akuzon Edi Ramën, duke se thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën. “Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i…