Author: tirana

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me komisariatin e Librazhdit, finalizoi me sukses një operacion, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Çereshta”, u sekuestruan dhe asgjësuan me djegie 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, që ishin gati për t’u kultivuar. Bimët narkotike u gjetën në kubikë, në një tokë të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Koshorishtë. Policia bën me dije se ka identifikuar 2 persona si autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe i ka shpallur ata në kërkim, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë…

Read More

Një shpërthim më tritol është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur makinës së një biznesmeni në këtë zonë, dy ditë më parë. Autori raportohet se ka qenë i maskuar. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Read More

Prestigjozja britanike “The Telegrah“ i ka kushtuar një artikull turizmit shqiptar, ku thekson se miliona pushues britanikë mund të dynden së shpejti në Shqipëri. Sipas gazetares Chris Leadbeater, çmimet dhe aeroport i ri në Vlorë mund të sjellin ndryshime të mëdha në numrin e turistëve. “Shqipëria është hendeku në zinxhirin midis brigjeve gjithnjë e më të njohura të Kroacisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Është si një copë bashkim pjesësh figurinash bregdetare, 400 kilometra vijë bregdetare, që përfshijnë shtrirjen e Adriatikut dhe Jonit, dy detet takohen në qytetin e Vlorës. Për momentin, demografia më e madhe e udhëtarëve janë italianët,…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të marrë pjesë në takimin që BE mund të ndërmjetësojë mes tij dhe Kurtit në Bruksel. Ai tha se është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës. “Unë e konsideroj të pakuptimtë të flas me një person që nuk është i gatshëm të flasë”, tha për gazetarët në Beograd. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç në një takim që është thënë se do të mbahet javën e ardhshme.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke folur për situatën e krijuar në Veri, ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit dhe ndërkombëtarëve, duke thënë se po e mbështesin këtë të fundit për krijimin e një situatë kriminale. Vuçiç lëshoi një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”. “EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai. “Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme një kamion me mallra nga Shqipëria, është gjuajtur me gurë nga rreth 6 persona. Drejtuesi i kamionit nga Shqipëria bën me dije se është sulmuar nga 6 persona në Rudar të Zveçanit. NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës. “Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe…

Read More

Adem Tale 80 vjeçari i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e gruas së tij me sëpatë të ndodhur në 4 prill të 2018-ës, ka ndërruar jetë në burgun Qendrën Spitalore të Burgjeve. Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta të të moshuarit është bërë një arrest kardiak. Adem Tale vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit.

Read More

Policia ka bllokuar 3 mjete lundruese në Sarandë, Durrës dhe Shkodër. Janë bllokuar dy skafë në Durrës dhe Shkodër dhe një varkë në Sarandë. Skafi i bllokuar në Durrës dyshohet se është vjedhur në Australi. Drejtuesi i tij, 41 vjeçari nga Shijaku F.L 41 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Nga ana tjetër, drejtuesi i varkës në Sarandë është dënuar me 110 mijë lekë gjobë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit në Shkodër u dënua me 10 mijë lekë gjobë për mungesë të dokumentacioneve për daljen në det.

Read More

Goli i parë i Jasir Asanit për kombëtaren shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re. Faqja zyrtare e UEFA-s e konsideron si një nga golat më të bukur të ndeshjeve që u luajtën këtë raund. “Kush shënoi golin më të bukur”, pyet UEFA në Facebook. I pari në listë është aksioni që u finalizua me goditjen e Asanit. Në listë janë golat e Elmas për Maqedoninë e Veriut, Ranos për Armeninë dhe Silvës për Portugalinë.

Read More

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dje, lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni private në Toskana, Itali. Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar kanë qenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk zbuluan pothuajse asnjë detaj nga ceremonia, kjo pasi vetë çifti ka kërkuar të respektohet dita e tyre, pa postime, foto dhe video në rrjetet sociale. Mirëpo njëri nga personazhet VIP, i cili ka qenë i ftuar si këngëtar në dasmën e çiftit, nuk e ka respektuar kërkesën e tyre. Bëhet…

Read More

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u qëllua gjashtë herë nga një person në Prill dhe krimi u filmua nga kamerat e sigurisë. Detektivët pretendojnë se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë, shkruan më tej Daily Mail. Dyshimet e autoriteteve janë që Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar që të lajë hesapet prej disa dekadash me Nikulajn, shkruan e përditshmja britanike. Tashmë qeveria shqiptare kërkon që këta tre britanikë të ekstradohen në Shqipëri dhe të nisë gjyqi ndaj tyre për vrasje. “Nëse dënohen, ata rrezikojnë…

Read More

“Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale për trajtimin në shkallë të gjerë të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD)”, tha një doktor i specializuar për varësinë nga droga në rajonin e Rostovit të Rusisë, i cili gjendet në kufi me Ukrainën. “Mirëpo, kur ata persona shohin tmerret e luftës – gjymtyrë të prera, plagë të hapura, vdekje – shumë prej tyre do të mundohen t’i largojnë ato mendime me alkool dhe drogë. Përndryshe ata do të çmendeshin”, shtoi doktori për REL-in, i cili kërkoi që identiteti i tij të mos zbulohej.…

Read More