Author: tirana

Në stadiumin “Air Albania” ku luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi, tifozët kuqezi kanë kënduar këngë patriotike, ndërsa mbanin në duar postera të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit. Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Moldavisë në sfidën e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian 2024, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. Vlen të theksohet se tensionet në Kosovë janë përshkallëzuar kohëve të fundit, pas vendosjes së serbëve për të dalë nga institucionet në Veri, ç’ka bëri që kandidatët serbë të mos hynin në zgjedhjet e mbajtura atje.

Read More

Moderatorja e emisionit “Diagnozë” ka rrëfyer plot nostalgji muajin e saj të mjaltit të para 18 viteve. Në studion e “Rudina” ajo thotë se për shkak të dasmës intensive dhe lodhjes, bashkë me të shoqin nuk kishin mundur dot të planifikonin se ku do shkonin pas dasmës. Por një zarf-dhuratë nga vjehrri u bëri të mundur udhëtimin e paharrueshëm në Turqi. Freskida Miloti: E gjithë vëmendja, energjia ishte tek organizimi i dasmës, tek ceremonia. Ne e bëmë në Shkodër se gjithë njerëzit i kishim në Shkodër dhe aspak nuk u fokusuam tek muaji i mjaltit. Kështuqë të nesërmen kur jam zgjuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho, po ndjekin me kërshëri ndeshjen ku kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Moldavisë në “Air Albania”. Rama së bashku me familjen, po ndjekin nga afër kombëtaren e cila luan përballë Moldavisë në sfidën e vlefshme të Grupit E të kualifikueseve Euro 2024.

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Spahiu u ndal tek pjesa ligjore dhe akuza që mund të ngrihet mbi ish-kryebashkiakun. Sipas tij, Gjici nuk ka kryer vepër penale, pasi nuk e ka thyer nenin 105 të Kodit Penal që parashikon deri në tre vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar detyrën. Spahiu theksoi se Gjici ka përgjegjësi morale dhe etike, por jo penale, pasi vajza nuk është punonjëse e bashkisë së Kukësit me të cilën mund të…

Read More

Përdoruesit e drogës në Shqipëri po shtohen dita-ditës, ndërsa varësia po i çon ata drejt shkatërrimit. Dëshmia e një të riu nga Korça për gazetarin Xhensil Shkëmbi, tregon realitetin e trishtë që prek të gjithë ata që futen në rrugën e gabuar. “Përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës në qarkun e Korçës janë rritur në masë, marrë shkas kështu edhe nga njoftimet e përditshme të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, ku rasti i fundit ishte ai i ditës së djeshme, teksa dy të rinj u kapën në flagrancë me doza marijuane, kokainë dhe armatimesh të rënda. Euronews Albania ka intervistuar…

Read More

 Albi Nako tregoi sot se në momentin kur u bë pjesë e shkollë së Baletit, babai i tij u largua nga aty, dhe kolegët shfrynë të gjithë xhelozinë e të atit mbi të. “Babai im ishte pedagog në shkollën e Baletit, dhe në momentin që unë u futa në shkollë, ai u largua që mos të thonin “e ka babin këtu”. Dhe pas largimit të tij, të gjithë kolegët e babait tim e shfryne xhelozinë tek unë”, u shpreh keorografi Albi Nako.

Read More

Numri i vdekjeve nga droga në Evropë vazhdon të rritet vit pas viti, sipas një raporti të ri, me numrin më të madh të vdekjeve në Gjermani. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) thekson në raportin e saj të rregullt se “ndikimi i përdorimit të drogës tashmë është i dukshëm dhe i pranishëm pothuajse kudo në shoqëri”. Shkalla e vdekjeve nga mbidoza në Bashkimin Evropian në vitin 2021 vlerësohet në 18.3 vdekje për milion banorë. Bëhet fjalë për persona të moshës 15 deri në 64 vjeç, transmeton agjencia dpa. Numri i vdekjeve nga konsumimi i…

Read More

Një organizatë kriminale e trafikut të qenieve njerëzore, e drejtuar nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, është çmontuar në Athinë. Në të njëjtën kohë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim edhe tre anëtarë të tjerë të grupit, nga Shqipëria, Bullgaria dhe Uzbekistani. Ndaj tyre është ngritur një dosje për organizim kriminal, trafikim të qenieve njerëzore dhe shkelje të kodit të emigracionit. Sipas informacioneve të Agjencisë Athino-Maqedonase të Lajmeve nga burime të ELAS-it, një grua e të njëjtit nacionalitet me 40-vjeçaren e arrestuar është pikasur nga kalimtarë të varur nga ballkoni i një pallati në qendër të Athinës. Një qytetar,…

Read More

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i shqiptarit, Ardian Sufajt i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim të 100 kilogramë heroine. Aksioni policior ka nisur 3 ditë më parë më 14 qershor ku policia italiane ka nisur zbatimin e urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata e Genovas, me kërkesë të Prokurorisë. Në total kanë qenë 9 urdhër arreste, 5 persona me kombësi shqiptare, 3 me kombësi domenikane dhe një person nga Ekuadori, të akuzuar për trafikim droge. Mësohet se sasia e trafikuar prej 100 kg kokainë, ishte fshehur në thasë dhe u transportua në një kontejner…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Flower”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim. Shtetasit B. K. dhe…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë e kërkon sot fitoren e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024. “Kuqezinjtë” me fillim nga ora 20:45 presin në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Moldavisë. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Shqipëria u mposht 1:0 nga Polonia, kurse Moldavia barazoi 0:0 me Republikën e Çekisë. Të dyja këto kombëtare gjenden në Grupin E të këtyre kualifikimeve, ku Shqipëria zë vendin e fundit, respektivisht vendin e pestë në tabelë me asnjë pikë të arkëtuar, krahas Moldavisë që ka dy pikë në vendin e tretë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Përballja…

Read More

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në një konferencë për mediat këtë të shtunë ka deklaruar se nata e së premtes ka qenë një ferr i vërtetë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut. Sipas tij policia e Kosovës ka krijuar një varg sigurie dhe ka patrulluar gjatë gjithë natës në qendër dhe në periferi të qytetit, ku janë ndaluar makina dhe janë kontrolluar njerëz dhe i godisnin me armë. “Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, është që Kurti të provokojë gjatë gjithë kohës dhe të dëshirojë të shkaktojë…

Read More