Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjashtuar nga partia e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, që po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës së ardhshme, për shkak të komenteve raciste të bëra pas fundosjes së një anijeje me emigrantë. Rojet bregdetare greke po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga fundosja e anijes që bartte emigrantë. Nga fundosja e anijes të martën mbrëma kanë vdekur të paktën 78 persona. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po zbehen “çdo minutë”, thanë zyrtarët. Përderisa dënoi humbjen “tragjike” të jetës, përfshirë të fëmijëve, Spilios Kriketos, deputet nga partia Demokracia…
Author: tirana
Brenda 45 ditëve në bashkinë e Kukësit duhet të bëhen zgjedhje të pjesshme pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryetarit Safet Gjici. Gjici u shkarkua një ditë më parë (16 qershor) nga Këshilli i Ministrave për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual në zyrën e bashkisë Kukës. Skandali u zbulua pasiu shpërnda me shpejtësi videoja erotike përmes whatsapp. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që…
Policia italiane çaktivizoi një bombë të vendosur poshtë makinës së një politikani lokal në Romë, një incident ky shumë serioz sipas kryebashkiakes Virginia Raggi . Forcat xheniere u thirrën në vendngjarje pasi në makinë ishin diktuar disa tela të dyshimtë. Menjëherë u bllokua rruga ku ndodhej automjeti, derisa ekspertët arritën ta çaktivizonin bombën që shkaktoi jo pak frikë. Makina e shënjestruar ishte ajo e Marco Doria, president i grupit të punës të ngarkuar me ruajtjen dhe zhvillimin e parqeve e vila historike në kryeqendrën e Italisë. Doria ishte vendosur tashmë nën mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që…
Këngëtari Luiz Ejlli i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve lidhur me marrëdhënien që partnerja e tij, Kiara Tito ka me nënën e këtij të fundit. Mungesa e nënës së tij në ceremoninë e celebrimit dhe daljet publike të Kiarës me nënën e këngëtarit kanë bërë që dyshimet të shtohen se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë, por vetë Luizi ka vendosur ‘pikat mbi i’ gjatë një turi koncertesh në Amerikë. Luzi ka përformuar një këngë ku në fokus kishte Kiarën dhe nënën e tij, ku citonte: “Kurrë nënën time Kiara s’e idhnon, do t’i bëjë kafe,…
Djemtë ndahen në dy kategori kryesore: të mirët dhe të këqijtë. Idealja mund të jetë një e mesme, por gjasat për të gjetur një të tillë janë më të pakta. Dhe ndërsa pyesim veten pse përfundojmë gjithmonë në krahët e të keqit dhe atë të mirin e çojmë diku nga fundi i listës së shokëve, renditëm të gjitha arsyet dhe për hir të së vërtetës do të zgjidhnim të keqin sërish e sërish e sërish. Djemtë e mirë duken të shtirur! Po po. Janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë. Askush s’mund të jetë aq i mirë, vetëm…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Genova” është lokalizuar dhe kapur në Shëngjin, 39-vjeçari Ardian Sufaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Gjatë periudhës Tetor 2022- Janar 2023, Sufaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe Sufaj me bashkëpunëtorët e tij…
“2Farm” një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi. Gjatë një interviste në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ata kanë zbuluar shumë detaje në lidhje me projektet e reja dhe jo vetëm… A do të jenë “2Farm” në Big Brother VIP 3? E keni menduar apo diskutuar? Po, po me krevat marinari tresh. Kastro Zizo: Ka…
Nga Reshat Kripa Para disa ditësh, më ndaloi ish – hetuesi im. Donte të bisedonte me mua. Më zgjati dorën. Ndjeva neveri për atë dorë të përgjakur.- Ç’kerkoni? – i thashë ftohtë. – “Nuk ishte faji i ynë – u pergjigj, duke parë qëndrimin tim. – Ishte i sistemit që na bëri të tillë. Nuk kishim rrugë tjetër. Hymë në valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim të detyruar t’i zbatonim”. Nuk po e dëgjoja më. Ai fliste ndërsa mua me dilnin para sysh ngjarjet që ndodhën në kohën e rrëzimit të monumentit të diktatorit, kur…
Gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë. Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha se në të paktën një rast, shantazhi për t’i marrë viktimës shuma parash me videot e regjistruara, ka shkaktuar edhe probleme të rënda. Burimi tregoi se një rast tipik ka qenë ai i një ish-zyrtari që ka mbajtur poste të larta, ndër të cilat post drejtues në një nga qytetet më të mëdha të vendit. Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare.…
Familja e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felaj është në zi. Politikania e njohur përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se ka humbur babanë e saj. “Babi ike kur e mendove dhe si e mendove vetë, si gjiithmonë xhanëm. Pusho i qetë dhe pranë mamit tani”, shkruan Felaj teksa ka ndarë dhe një foto me të atin.
Rritja e pagave nuk është hapi i vetëm për të frenuar largimin e mjekëve jashtë vendit. Qeveria ka hartuar një draft përmes të cilit synon të nxisë bluzat e bardha të punojnë në Shqipëri. Përveç politikave lehtësuese ai përmban dhe ato shtrënguese. Synohet që studentët e programit Mjekësi e Përgjithshme, duke filluar nga viti i ardhshëm të nënshkruajnë një marrëveshje paraprakisht me universitetin dhe dy ministritë, që pas studimeve, studentet do qëndrojnë të punojnë minimumi tre vite në Shqipëri, në të kundërt studentëve do tu propozohet çmimi real, i tarifës universitare. sot studentët e mjekësisë nuk paguajnë tarifë për studimet.…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog. Presidenti pati takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, ,që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e…