Author: tirana

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi janë zbuluar 6 vjedhje të kryera nga ata më muajt maj-qershor. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë. Policia sekuestroi pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare. Njoftimi: Zbardhen 6 vjedhje në banesa, të kryera gjatë muajve të fundit në Livadh, Dhërmi e Kudhës, vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e…

Read More

Shqipëria për herë të parë do të mirëpresë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Takimi do të zhvillohet në shtator të këtij viti dhe do të diskutojë mbi disa çështje dhe sfida të cilat prekin median dhe autoritetet rregullatore.Në Autoritetin e Mediave Audiovizive u zhvillua takimi i Komitetit Teknik në të cilin u diskutua agenda e këtij takimi. Mbledhja u fokusua kryesisht në çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e Video Sharing Platforms, Aktin Europian për Lirinë e Medias (EMFA), gazetarinë kualitative dhe fact-checking, çështjet e barazisë gjinore, edukimi mediatik dhe dokumentet udhëzues…

Read More

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Mësohet se gjatë operacionit janë proceduar penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Policia ka zbardhur me detaje operacionin, emrat e të arrestuarve dhe sekuestrimet që janë bërë në kuadër të operacionit. Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”…

Read More

Sot Shqipëria do të përballet me Moldavinë, teksa kompanitë e huaja të basteve kanë vendosur prej ditësh kuotat e kësaj sfide. Patjetër që Shqipëria shihet si favorite në këtë sfidë, duke parë edhe emrat në letër, kuqezinjtë kanë një koeficient 1.40 për një sukses, ndërsa barazimi kuotohet me 4.50, ndërkohë një sukses i Moldavisë, shihet nga kompanitë e basteve tepër i vështirë, ku shpërblehet me 8.50.

Read More

Arbana dhe Eduarti do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme dashurinë e tyre në martesë. Çifti do të mbajnë një dasmë në Toskanë, në privatësi të plotë dhe i kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë asnjë foto apo video. E teksa është duke u marrë me detajet e fundit, Arbana ka publikuar edhe një fotografi shumë të bukur. “E gjithë bota ime është këtu”, shkruan moderatorja krah një fotoje të djalit, Diellit dhe vajzës, Zoi të përqafuar.

Read More

Zbardhet projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në projektligj përveç ngritjes së Agjencisë Kombëtare për kontrollin e kanabisit e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë parashikohen edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet e interesuara. Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Ky komision do të vendosë edhe sanksione për ato subjekte që pajisen me leje dhe licenca por që shkelin kushtet ose dalin përtej kuadrit ligjor të përcaktuar. Licenca për çdo kompani…

Read More

Pas diktatorit Enver Hoxha, është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po i shpall luftë Perëndimit, sipas analistit Milaim Zeka. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, përmes një lidhjeje Skype, Zeka deklaroi se Kurti është futur kështu në vallen e Serbisë dhe Rusisë. “Në qoftë se ne dikur kemi luftuar kundër Millosheviçit dhe kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën, sot i madhi Albin Kurti, pas Enever Hoxhës, i ka shpallur luftë Perëndimit dhe është futur komplet në vallen e Serbisë dhe të Rusisë.” Sipas tij, situata në Veriun e Kosovës zgjidhet ose përmes dialogut, ose përmes luftës. “Veriu i…

Read More

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë ditën e djeshme një video duke bërë ushtrime fizike. Kryemadhi shfaqet krah instruktorit të saj duke realizuar ushtrime të vështira fizike, shoqëruar me një këngë motivuese në sfond në videon e publikuar në rrjetet sociale. E veshur me veshje sportive, që i tregonin linjat dhe trupin në formë, Kryemadhi ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është për përditshmërinë e saj palestra dhe jeta sportive. View this post on Instagram A post shared by Personal Trainer (@ari.agovi)

Read More

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari ndonëse u bë pjesë e një rrugëtimi të gjatë krah moderatores Arbana Osamani, nuk do të jetë pjesë e dasmës së saj në Itali. E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi temën e martesës, dasma e moderatores së njohur Arbana Osmani, e cila do të celebrohet sot në Toskana, s’mund të mos ishte pikë diskutimi. Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që do të zhvillohet në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar.Të dy…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen. Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme. “Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”. Osmani vijoi se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës. Zgjedhjet e…

Read More

Presidenti Joe Biden është sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa në të gjitha mediat botërore dhe në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij, ku në mbyllje të një fjalimi tha ‘Zoti e ruajt mbretëreshën’. Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën: “Në rregull? Zoti e ruaj Mbretëreshën”. (God Save dhe Queen). Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë…

Read More

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar videon e skandalit, ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij. Ai u shpreh në “Zonë e Lirë” se për gruan në fjalë edhe prokurorët janë shumë të rezervuar nesë është punojëse kopshti apo ka biznes privat, ndërsa shtoi se është rreth 40 vjeçe. Karamuca: është një grua rreth 40 vjec, nga Berati, jeton në Durrës dhe ka një biznes. Ka një variant tjetër që është punonjëse në një kopësht në varesi të Bashkisë, por kjo nuk është e…

Read More