Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e lindur në SHBA dhe tashmë prej vitesh ushtron karrierën përtej oqeanit, ishte e ftuar në podcasting e radhës të kryeministrit Edi Rama. Emina Cunmulaj vazhdon të mos e harrojë origjinën e saj shqiptare, duke qenë edhe një nga mbështetëset e mëdha të shqiptarëve. pyetur nga kryeministri Edi Rama, se përse është kaq e lidhur me Shqipërinë, ajo thotë se kurrë nuk i harron rrënjët shqiptare, ndonëse lindi në SHBA, por në moshën 5 vjeçare u kthye në Mal të Zi për të jetuar për disa vite me radhë, derisa karriera në modeling e ktheu në…
Author: tirana
Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook. Pas “lumit” të komenteve dhe reagimeve për video-skandalin, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit është detyruar të mbyllë dhe profilin që kishte në rrjetin social. Nëse kërkon në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, të dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit. Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, në media doli me shpejtësi një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie intime në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në…
Pushteti në Serbi duket se nuk po shqetësohet shumë për shfaqjen e pakënaqësisë së qytetarëve në rrugë. Po përsëritet gjendja që shihej edhe pas cikleve të mëparshme të protestave, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lirisht mund të mblidhen dhe të ecin sa të duan, përderisa nuk shkatërrojnë asgjë rreth tyre. Kjo shihet edhe nga deklarata e fundit e pronarit të Televizionit Pink, Zheljko Mitroviq se do të vazhdojë transmetimin e reality shou: Kooperativa”, sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Më parë ai kishte premtuar se do ta anulojë këtë serial, që është një kërkesë e…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri 19-vjeçar është gjendur i pajetë rreth orës 02:00 të mëngjesit në apartamentin ku jetonte me qira. Mësohet bënë me dije se 19-vjeçari u gjet i pajetë në banjën e apartamentit, ku ishte vetëvarur me lidhëse këpucësh te mbajtësja metalike e dushit. Dyshohet se aktin e vetëflijimit ta ketë kryer gjatë ditës së premte pasi nuk i ishte përgjigjur thirrjeve telefonike të pronarit të banesës i cili ka sinjalizuar edhe policinë. Ndër të tjera mësohet se i riu ndiqte shkollën profesionale dhe kishte planifikuar që gjatë sezonit turistik të verës…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se si është kryer filmimi i skandalit erotik në zyrën e kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjicit. Karamuço tha në emisionin e Arian Çanit se akti seksual i Gjicit me një vajzë është filmuar nga një çantë, e cila është pozicionuar në pjesë ballore të zyrës. Sipas tij, poseduesja e çantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohej. “Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore…
Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet sot në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, nga ora 16:00 e ditës së dotme deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara: -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës…
Emina Cunmulaj ka rrëfyer periudhën e vështirë kur u largua nga familja për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë modele në Itali. Modelja në podcastin e Ramës tregoi se në moshën 15-vjeçares jetonte e vetme në Itali dhe nuk kishte bukë të hante. Ajo u shpreh se shkonte të flinte pa ngrënë dhe barku i dhimbte nga uria. “Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë 15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’ -Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbtë. Shkoja të flija e çohesha…
Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ulur me 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekëve për kg. Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar tendencën e rënies së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, që ka nisur në fillim të këtij viti. Anëtarë të Shoqatës Përpunuese të Miellit pohuan se aktualisht po furnizohen me grurë nga Rusia dhe Ukraina, me çmim 310 deri në 320 USD për ton. Krahasuar me vjeshtën e vitit të…
DASHI Ajo që do të fillojë do të jetë një fundjavë mjaft e qetë. Me ardhjen e javës së ardhshme Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo do ju ndihmojë shumë. Do të ndiheni shumë më mirë fizikisht dhe kjo do t’ju lejojë të përfshiheni në shumë fusha. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 17 qershor 2023), keni ardhur nga ditë të komplikuara, të vështira dhe shumë të rënda. Kjo fundjavë mund të jetë idealja për të marrë frymë dhe për të rikuperuar energjinë. Udhëtimet dhe kontaktet me njerëzit përreth jush janë të favorizuara. BINJAKËT Ditët…
Finalizohet një tjetër operacion antidrogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme, ku dhjetëra persona u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata…
Daniel Ellsberg, ish-analisti ushtarak, i cili zbuloi në shtyp “Dokumentet e Pentagonit” të klasifikuara mbi Luftën e Vietnamit, duke ekspozuar mashtrimin e qeverisë amerikane dhe duke ndezur një nga betejat më të rëndësishme për lirinë e shtypit, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Ellsberg u diagnostikua në shkurt me kancer pankreatik të paoperueshëm. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Kensington, Kaliforni, tha familja e tij.Vite përpara Edward Snowden dhe WikiLeaks, të cilët ekspozuan sekretet e qeverisë në emër të transparencës, Ellsberg u tregoi amerikanëve se qeveria e tyre ishte në gjendje t’i mashtronte duke i gënjyer. Në vitet e fundit…
Kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme moti parashikohet me vranësira dhe shira në zonat Veriore me intesitet të ulët të karakterit lokal dhe me intesitet të ulët e lokalisht mesatar më Qendër dhe pjesën tjetër të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të jetë më kthjellime me përmirësim të dukshëm të motit, më të më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore, por mund të mos mungojnë as pikat e shiut. Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në…