Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analenna Baerbock u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të çshkallëzojnë situatën e krijuar kohët e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve. ”Ne kërkojmë të dyja palët që të bëjnë menjëherë ç‘është e mundur për të çshkallëzuar situatën“, tha Baerbock në kuadër të një takimi me homologun e saj nga Bosnja-Hercegovina, Dino Konakovic, të premten, në Berlin. “Një nga hapat e para është lirimi i menjëhershëm i policëve nga Kosova”. Baerbock tha më tej se qeveritë këtë duhet ta bëjnë për qytetaret e tyre.
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës. Përmes një postimi në Twitter, Kurti lë të kuptohet se tema më e nxehtë e diskutimit mes tyre ka qenë çështja e arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë dhe tensionet që mbeten konsistente në katër komunat në Veri të Kosovës. Po ashtu Kurti thekson se ka marrë mbështetjen e presidentit Begaj dhe shpreh falënderimin për qëndrimin e tij kundër sjelljes agresive të Serbisë përkundrejt Kosovës. “E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot për…
Zëdhënësi i “non grata”-s Sali Berisha, Alfred Lela, ka akuzuar FBI-në se vendos gjoba në Tiranë. Ai i kërkon llogari Uashingtonit pse nuk reagon për Ramën, pasi sipas tij, kryeministri flet në emër të Amerikës. Shkrimi i zëdhënësit Lela Kryeministri i Shqipërisë e baret, hapësirën politike të Tiranës, me lehtësinë fodulle të Spartak Ngjelës. Avokati është i famshëm, apo të paktën kështu e paraqet shëmbëlltyra (parabola) publike, për sfidën që i bën gjithçkaje dhe gjithkujt, kur vjen puna te lidhjet dhe njohuritë e tij, që autori i paraqet thuajse si të mbi-këso-tokshme. Si për shembull në rastin e një vizite…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prof. Arben Gjata rektor i UMT dhe prof. Xheladin Draçini, dekan i Fakultetit të Mjekësisë, zhvilluan një takim të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me qëllim punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore. Kushi tha se që kjo ide të vihet në zbatim duhet të ketë një dakordësi me studentët. “Ne duhet që të kemi një dakordësi të gjithë bashkë, ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndësishme është…
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe. “Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave. Autoritetet e Kosovës pretendojnë se policët janë…
Nga: Ylli Pata Protesta e një grupi të vogël të nxitur nga përkrahësit e Albin Kurtit përballë zyrës së Edi Ramës, ka hapur edhe njëherë betejën politike mes dy mazhorancave në Tiranë e Prishtinë. Natyrisht numri modest i pjesëmarrësve nuk mund t’i japë këtij demonstrimi një dimension fuqie në fushë, por megjithatë, Kurtit i intereson një hapësirë e re për sherr, për politikën e tij, në një moment izolimi. Duket, Kurti kërkon ta përdorë Edi Ramën, si një atu për betejën e tij, e natyrisht një tabelë për ta sulmuar si direkt, ashtu edhe nga masa e militantëve të tij…
Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve dhe kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviç. Sipas ambasadës, dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar. “Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim. Kujtojmë se tri gazetare të mediave si Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.
Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike Në takimin me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin gjatë punimeve të Forumit të Prespës për Dialog, Begaj u shpreh se kontributi i tyre është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit. Begaj publikoi në rrjete sociale foto nga ky takimin teksa shkroi se “kontributi që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike është një shembull i…
Presidenti rus, Vladimir Putin do të zhvillojë një takim zyrtar jashtë vendit. Ndalesa e tij është parashikuar që të jetë Turqia, pas një ftese nga presidenti Tajip Erdogan. Lajmi është konfirmuar nga Interfax, duke cituar një zyrtar të Kremlinit Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai urdhëroi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022. Putin ka udhëtuar pak jashtë Rusisë që nga fillimi i pushtimeve. “Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt,…
Siç edhe u bë thirrja në rrjete sociale, një grup qytetarësh janë mbledhur përballë Kryeministrisë pas tensioneve veri të Kosovës. Me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës në duar, ata kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën. ”Kërkojmë që shqiptarët të jenë mirë kudo ku jetojnë, si në Kosovë, Maqedoni. Situata në veri na ka prekur, shqiptarët atje nuk janë mirë. Duam që shteti të mbajë një qëndrim në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. E ndjej si shqiptarë që jam, që shqiptarët të jenë mirë kudo që jetojnë. Duhet të qëndrojnë të bashkuar, edhe në Mitrovicë të luftojnë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq më datë 29 maj. Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është Nemanja Vllaskovic, ndërsa ka thënë se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve. “Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Ai ka përgëzuar në fund Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. “Vazhdojmë, të përkushtuar,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të premte një takim me Michael Carpenter, ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Teksa ka postuar foto nga takimi, kreu i qeverisë ka falenderuar SHBA-në për thirrjen që 3 policët e Kosovës të lirohen menjëherë dheë pas asnjë kusht. Kurti vijon të këmbëngul që ata janë rrëmbyer nga Serbia, prandaj e ka cilësuar si shkelje e integritetit dhe sovranitetit territorial. “Faleminderit Michael Carpenter për thirrjen e përsëritur për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të 3 policëve të Kosovës të mbajtur ilegalisht nga Serbia. E theksova sërish…