Author: tirana

Këtë të premte,eEkipi shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Europiane 2023 mori në dorëzim flamurin kuqezi. Evenimenti do të zhvillohet nga data 21 qershor deri më 2 korrik, në Poloni. Shqipëria merr pjesë me 11 sportistë, të cilët pretendojnë medalje në shtatë disiplina, ku përfshihen boksi, karateja, tae-kuon-do, qitje, padel, tek-boll dhe skermë. Ky është edicioni i tretë i Lojërave Europiane, në të cilin përfaqësohen 48 shtete nga kontinenti.

Read More

Endrit Molla është shkarkuar këtë të premte nga posti i zv.ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku. “Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Read More

Nis aplikimi i strukturës së re në Policinë e Shtetit. Drejtoria e hetimit do merret vetëm me grupet kriminale ndërsa shumica e veprave penale hiqen dhe do mbajnë vetëm katër ose pesë nene për grupet kriminale. Një tjetër risi është dhe zvogëlimi i Oficereve të krimit ekonomik i cili përqendrohet në Policinë e Shtetit. Shef i këtij sektori emërohet Hekuran Bregu. Sektori i veprave kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Policinë e Shtetit. Në këtë sektor emërohet Pëllumb Molla. Pastrimi i parave kthehet në sektor më vete ndërsa emërohet Agron Kurti. Analiza financiare transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme.…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho foli në konferencë për mediat në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë. Strategu brazilian e cilësoi si finalen e parë nga 7 të mbetura, ndërkohë që evidentoi faktin se vështirësit nuk mungojnë për shkak se është një moment ku shumë lojtarë nuk janë në formën e tyre më të mirë. “Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa, shumë i mirë…

Read More

Në Bashkinë e Memaliajt të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri këtë të premte në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje, Gjolek Guci nga PS-ja. Guci e ka përcjellë prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik. Ky është një mesazh harmonie për votuesit, që u përcoll dhe nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën e gazetarëve në Leposaviç. Ai shkruan përmes një postimi në Facebook, se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin e orkestruar nga banditët e maskuar. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar! Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike. Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre”,-shkruan Meta. Sot gjykata serbe në Kralevë vendosi…

Read More

Edi Rama kërkoi për së dyti lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës. Edhe pse nuk mban një qëndrim të qartë nëse janë rrëmbyer apo arrestuar nga forcat serbe, kryeministri i Shqipërisë, në konferencë për shtyp me homologun e Hungarisë, tha se po punon në disa kanale për kthimin e tyre në shtëpi, duke mos përjashtuar komunikimin direkt me presidentin Aleksandër Vuçiç. I pyetur nëse po punon për një dritare tjetër komunikimi me Albin Kurtin, Edi Rama u përgjigj se kryeministri i Kosovës duhet të fokusohet tek mundësia që i kanë vendosur në tryezë aleatët ndërkombëtarë për të zgjidhur…

Read More

Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes, Shqipëri-Moldavi që do të mbahet ditën e nesërme në stadiumin ‘Air Albania’. Në masat e mara, policia thekson se do të ketë kontrolle të imtësishme për tifozët dhe sportistët dhe pritet të bllokohen disa akse rrugore. Njoftimi i plotë Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet në datën 17 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa…

Read More

Nga Albert Vataj Kryetari i bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj priti skulptorët, kinezin Liu Ruowang dhe shqiptari-italiani, Alfred Mirashi -Milot, fitues të Konkursit Ndërkombëtarë, “Art në Hapsirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. “Jam i nderuar që një artist imadh nga një vend i madh do të ketë veprën e tij në Malsinë e Madhe”, tha në fjalën e tij falenderuese, Marinaj, i cili shprehu mirënjohjen artistëve të pranishëm në këtë takim dhe i garantoi atyre mbështetjen maksimale nga insticion që drejton. Artistët e mirënjohur, punët e të cilëve ndodhen të ekspozuara në hapësira publike në vende…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një marrëveshje me Malin e Zi, kjo për njohjen e pensioneve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre malazezë që jetojnë në vendin tonë, do iu njihen pensionet. Ministrja shpjegoi edhe se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të…

Read More

Eros Grezda pritet të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar te skuadra e Partizanit. “Demat e Kuq”, ende nuk kanë njoftuar lajmin, Grezda ka mbërritur në kompleksin “Arena e Demave” dhe sulmuesi është vënë nën urdhrat e trajnerit të ri kroat, Zoran Zekiç teksa i është bashkuar ekipit në stërvitje. Në profilin e “Partizani Fan Club” është postuar fotoja e futbollistit, me tifozat e “demave” që e bëjnë fakt të kryer ardhjen e tij te kampionët e Superiores.

Read More

Këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për kanabisin për përdorim mjekësor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. “Nga këshillimi kombëtar, 61% e qytetarëve u shprehën pro. Ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën sesi do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit. Aspekte kryesore lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet…

Read More