Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti zhvilloi këtë të premte një takim me kryeministrin e Kosovës në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog. “Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë”, njofton Ahmeti. Ai thekson se askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Po në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Maqedoninë e Veriut, është zhvilluar…
Author: tirana
U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, qeveria ”Rama” shkarkon Safet Gjicin si kryetar të Bashkisë së Kukësit. ”Morëm vendimin për shkarkim të menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit”,-tha ministrja Ibrahimaj. Safet Gjici akuzon kundërshtarët e tij në zgjedhje, të cilët sipas tij, vetëm duke e futur në një kurth të tillë mund të fitonin përballë tij. Ai shprehet po ashtu se me vajzën në video ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh tashmë. Në një reagim në Facebook, Gjici u kërkon ndjesë qytetarëve që i besuan sërish në këto zgjedhje lokale dhe shton se nuk mund ta…
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira për rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë. Ai e ka ritheksuar se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet të punojnë në lokacione alternative, Polica e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat komunale, që protestuesit të largohen nga rruga dhe përgjegjësit e dhunës së 29 majit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet të mbahen përgjegjës para autoriteteve. Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja.…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, pedagogu Elvis Hoxha ka folur për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimet nga ana e Shqipërisë. Hoxha tha se shteti shqiptar ka punuar gjatë gjithë kohës të pengojë sovranitetin e plotë të Kosovës. Për të Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme. “Problemet nuk fillojnë me vendosjen e kryetarëve të komunave. Fillon me faktin që Serbia dhe pse doli e humbur në 4 lufta, prapë se prapë nuk e ndryshoi qasjen e saj. Serbia do të mbajë gjallë mundësinë e luftës së ardhshme. Kosova pësoi sanksione njëri-pas tjetrit. Iu dha…
Sanksionet e vendosura nga qeveria Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e Kosovës, kanë dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare. Janë me dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhimet tona vendore që janë bllokuar në pikën kufitare të Vërmicës në Morinë të Kukësit. Drejtuesit e kamionëve thonë se janë të bllokuar prej dy ditësh, dhe se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, thjesht sepse kanë automjetet me targa serbe, pavarësishtë se malli është shqiptar dhe destinacioni është për Kosovë apo Serbi. Të bllokuar janë edhe drejtuesit shqiptarë të kamionëve…
Lefter Maliqi vijon betejën e tij për Kuçovën. Ai akuzoi Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve se po zvarrit procesin e ankimimit për shkeljet e pretenduara prej tij. Kandiati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” pretendon se janë mbi 700 votime në grup, por sipas tij KQZ nuk pranon të publikojë pamjet e kamerave të sigurisë. “Jam pranë KAS për sot në ditën e katërt pas vendimit politik të shprehur publikisht nga ana ime, sot e keni të mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimimin për KAZA nr 64 bashkia Kuçovë për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova.…
Arbana dhe Eduarti do të mbajnë mbrëmjen e të shtunës dasmën e shumëpritur për të cilën po flitet prej kaq shumë ditësh. Çifti do festojnë në privatësi të plotë dhe i kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë asnjë foto apo video. Një nga të ftuarat do jetë sigurisht edhe mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi, e cila ka mbërritur sot në Toskanë. Arbana ka postuar një foto të Xhemit teksa në sfond shihet edhe ambienti ku do mbahet dasma ndërsa vajzat po diskutojnë detajet e fundit.
Kylian Mbappe reagon publikisht mbi situatën ku ndodhet me Paris Saint-Germain. Sulmuesi foli në konferencën për mediet, ndërsa është i grumbulluar me kombëtaren e Francës, për letrën e shumëpërfolur dërguar klubit për të komunikuar faktin se nuk do e rinovojë kontratën, që skadon në 2024-ën. “Nuk e kam dërguar letrën në kohën e grumbullimit me kombëtaren, por e kam bërë më parë. Mendoj se një letër nuk vret njeri dhe nuk e kam menduar se do ofendoj njeri duke e dërguar. Nuk i kontrolloj dot reagimet e të tjerëve dhe sinqerisht as që më intereson”,-tha ai.
Një 36-vjeçar që shpërndante drogë në qytetin e Korçës janë arrestuar nga policia. 3 ditë më parë, u finalizua operacioni “Night sales”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në qytet, posedonin armë zjarri dhe kultivonin fidanë narkotikë, në banesë. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Night sales 2” u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në Korçë. Ai shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Korçës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe më pas në banesën e 36-vjeçarit, u gjetën dhjetëra doza…
Një studim ka treguar se gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura.Pikërisht kjo ishte edhe tema e emisionit “Shqipëria Live”, ku e ftuar ishte edhe opinionistja dhe gazetarja Zhaklin Lekatari. E pyetur mbi raportin në çift ajo tha se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde. Gjatë bisedës gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje. Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ja lë maceve të saj ose do të…
Papa Françesku doli nga spitali sot nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies abdominale. Ai doli nga spitali Gemelli i Romës me një karrocë, prej ku përshëndeti pacientët e tjerë dhe gazetarët. “Jam gjallë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shëndetin e tij. Kryekirurgu Sergio Alfieri, i cili operoi papën më 7 qershor, tha se ai është mirë dhe se do të jetë në gjendje të përballojë udhëtimet e tij. “Do të jetë një papë më i fortë”, tha Alfieri. Për shkak të operacionit dhe shtrimit në spital, papa, 86 vjeç, kishte anuluar të gjitha angazhimet…
Gjykata serbe ka caktuar paraburgim për tre policët e rrëmbyer të Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët ka deklaruar se ajo çfarë i duhet rajonit është që Serbia të deklarojë pavarësinë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe të heqë dorë nga politikat e saj që ai i vlerëson hegjemoniste. Komentet, Kurti i bëri gjatë paraqitjes në një panel në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Strugë të…