Author: tirana

Ministri izraelit për Çështjet e Diasporës dhe Barazinë Sociale tha për Fox News se Alex Soros është imazhi në pasqyrë i babait të tij. Amichai Chikli tha se edhe ai do të vazhdojë të ndjekë axhendën anti-Izrael. Reagimi i tij erdhi pasi u mësua se Alex Soros ka trashëguar perandorinë 25 miliardë dollarë të babait të tij. I pyetur nëse edhe Alex do të vazhdojë të financojë grupimet që demonizojnë shtetin izraelit, Chikli tha se është i bindur për këtë. Chikli është një kritik i hapur i organizatave që kërkojnë t’i heqin Izraelit legjitimitetin si një shtet hebre. Ai veçoi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve shqiptarë të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës. Ai tha se tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe shtoi se edhe në rastin se do të kishin shkelur vijën kufitare, thjesht mund të ishin kthyer mbrapsht pa marrë masa të tilla. “Së pari është e menjëhershme nevoja dhe domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë kapur diku për të cilat KFOR-i nuk do të japë…

Read More

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas Orban, Perëndimi do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse nuk anëtarëson vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt. ‘Kemi dy praktika në Evropën Perëndimore njëra nga praktikat është se kapaciteti preferencial Europës është se ato u integruar. Çështja nuk është e thjeshtë. Sa i takon Evropës Perëndimore nuk kemi një bindje të patundshme se zgjedhimi është diçka pozitive. Është një luftë e vazhdueshme. S’mund të ulemi me dhe të presim.…

Read More

“Një avokate e Ballkanit Perëndimor në BE”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Hungarinë, kryeministri i së cilës ndodhet sot për vizitë në vendin tonë. Në konferencë me homologun Orban, Rama theksoi se Shqipëria e Hungëria hapin një fazë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve “Vizita e Orban sot në Tiranë është vizita e një miku të shqiptarëve në të gjitha kohët. Falë Orban dhe përkushtimit të qeverisë së tij, kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë, kjo vizitë përvec se vizita e një miku, është një vizitë për të vijuar…

Read More

Protestuesit serbë janë mbledhur edhe sot para objektit të komunës së Leposaviçit për të kundërshtuar praninë e kryetarit, Lulzim Hetemi. Për të vizituar Hetemin kishte shkruar sot në mëngjes Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Por me të hyrë brenda Krasniqi, protestuesit e revoltuar kanë kaluar kordonin e vendosur të KFOR-it. Protestuesit tani ndodhen në hyrje të komunës ndërsa brenda ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë mbylli hetimet dhe çoi në gjyq 13 persona me akuzën se u zhvatën 5 mln euro gjermanëve përmes mashtrimit për të investuar në bursa. LISTA: Erjon Kasmi Xhulian Xhafa Anduel Gjergji Ariol Zenuni Denada Bardhi Emion Orizaj Ermir Shehu Eris Kurila Evis Mahmutaj Ilir Shkurti Indrit Tila Klevin Molla Skerdi Llupi HETIMET dhe SKEMA Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve…

Read More

Visar Meshi, 35 vjeç humbi jetën tragjikisht kur makina tip “BMW X5” me të cilën udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë doli nga rruga në aksin Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. “Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit…

Read More

Qeveria britanike bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë, të ndaluar nga forcat serbe. “Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë të ndaluar më 14 Qershor. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ushtrojnë vetëpërmbajte maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.” Në një deklaratë, Britania kërkon nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të njoftojë sa më parë zgjedhje të parakohshme në komunat me shumicë serbe, ndërsa nga serbët që jetojnë në këto komuna, kërkon që të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Përsërisim thirrjet…

Read More

Pas kallëzimit se shtetasi K. K., 46 vjeç, mbante lëndë plasëse (tritol) në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe në oborrin e kësaj banese kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë. Pas deklarimit të shtetasit K. K. se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore nga të cilat ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi S. M., me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej…

Read More

Asnjëherë nuk është vonë për të bërë një jetë të shëndetshme dhe për të shtuar ca aktivitete në ditën tuaj. Kardiologët sugjerojnë për të gjithë njerëzit e moshës 50 vjeç e lart që t’i japin përparësi shëndetit të zemrës. Kjo është shumë e rëndësishme pasi me rritjen e moshës shtohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët shëndetësorë thonë se kolesteroli i lartë në enët e gjakut mund të shkaktojë sulm në zemër dhe goditje në tru. Dr.Norman Lepor, drejtor i Institutit Kombëtar të Zemrës në Beverly Hills thotë se me kalimin e moshës ka një sërë aminoacidesh që magazinohen në trup…

Read More

Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06. Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 për qind. Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 përqind, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus…

Read More

Personat e arrestuar një ditë më parë më urdhër të SPAK jo vetëm që do japin llogari për akuzat e ngritura, por edhe do të shpjegojnë mbi pasuritë e tyre. Këtë hetim pasuror SPAK e nisi menjëherë sapo nisën urdhër arrestet. Përveç procedimit penal ndaj personave të arrestuar si të dyshuar për kontrabandë të sendeve me vlerë, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror, mes tyre edhe ish-shoferi i kryepolicit Ardi Veliu, Sokol Idrizaj. Rezulton se ky i fundit kishte bashkëpunim me pronar argjendarish, shumica prej tyre në Tiranë dhe me aktivitet shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe…

Read More