Author: tirana

Shtyllat e energjisë elektrike në Polis të Librazhdit janë shkatërruar ende pa u vënë në funksion. Mësohet se në lagjen Damjan, OSHEE ishte duke investuar në sistemin e ri elektrik, por investimi është dëmtuar. Shtyllat e drurit të cilat po vendoseshin janë prerë gjatë natës duke sjellë dëm të konsiderueshëm jo vetëm për OSHEE-në, por edhe për banorët që po prisnin investimin pasi sistemi i vjetër ishte degraduar. Policia është vënë në kërkim të autorëve ndërkohë ende nuk ka një reagim nga OSHEE për vijimin e investimit.

Read More

Shkencëtarët kanë krijuar embrionet e para sintetike njerëzore pa përdorur material gjinor duke provokuar reagime të mëdha. Embrionet sintetike mund të ndihmojnë shkencëtarët të studiojnë fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor dhe të shpjegojnë humbjen e shtatzënisë. Ka shumë diskutime mbi mënyrën sesi ato duhet të trajtohen në mënyrë etike dhe ligjore. Profesor James Briscoe, nga Instituti Francis Crick, tha se duhej “të vazhdohej me kujdes dhe në mënyrë transparente” për të shmangur një “efekt frike” në publik. Zhvillimi i embrioneve sintetike njerëzore u njoftua në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkimin e Qelizave Staminale. Embrionet sintetike njihen…

Read More

Një 47-vjeçar ka abuzuar sekualisht me vajzën e miturës të të dashurës së tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Heraklion ë ishullin e Kretës, Greqi. Mediet greke shkruajnë se e mitura kishte dalë me shoqet për të festuar fundit e vitit shkollor. Me aprovimin e të ëmës e cila besonte verbërisht tek partnerit i saj 47 vjeç, e mitura së bashku me shoqet shkoi të flinte tek shtëpia e tij, pasi shtëpia e saj ishte shumë larg. Vajzën nga Heraklion e zuri gjumi, pasi kishte konsumuar një sasi alkooli gjatë festës. Por, sipas asaj që ajo dhe nëna e…

Read More

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe është bërë kryetema e diskutimeve në 24 orët e fundit. Kosova po kërkon lirimin e tyre, ashtu si dhe DASH ka bërë thirrje që të lihen të lirë pa kushte. Por në qarqet mediatike po qarkullojnë informacione se lirimin e 3 policëve të Kosovës po e negocion edhe Kryeministri Edi Rama. Ishte një ndërhyrje e gazetares Esmaralda Mulaj në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, që cito Fatmir Shehollin se “punës së Ramës sonte do ia ndjeni krismën nesër”. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu tha se ka informacione që…

Read More

Shtetet e Bashkuara po rrisin angazhimin me Kinën pasi Uashingtoni sheh potencialin për llogaritje të gabuara me vendin që gjithnjë e më shumë po bëhet konkurrenti i saj kryesor, thanë zyrtarët amerikanë. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Pekin këtë javë. Gjatë udhëtimit, zoti Blinken pritet të takohet me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë ministrin e Jashtëm Qin Gang, tha departamenti i shtetit. Udhëtimi shihet si pjesë e përpjekjeve të administratës Biden për të përmirësuar marrëdhëniet me Pekinin pas një sërë përplasjesh diplomatike midis dy vendeve. “Ne po shkojmë…

Read More

Detaje të reja dalin në lidhje me mbytjen e anijes në brigjet greke në Pylos në afërsi të Kallamatës, ku kanë mbetur të vdekur 79 persona, 104 janë shpëtuar.Sakaq autoritetet bëjnë fjalë se shifrat reale të viktimave janë shumë herë më të larta, pasi në anijen e peshkimi dyshohet se ndodheshin rreth 700 persona. Aktivistja Nawal Sufi duket se ka qenë personi i parë që ka kontaktuar autoritetet në lidhje me anijen që rrezikonte të fundosej në Pylos. Aktivistja ka folur me emigrantët që ishin në anije, pak para tragjedisë. Ajo ishte personi i parë që kontaktoi anijen e peshkimit…

Read More

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe në Kryeministri dhe në orën 10:40 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri humgarez Orban do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Read More

Pavarësisht tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Serbia duket se po përfiton nga situata e krijuar për të marrë sa më shumë përfitime nga pozicioni aktual që ka. Së fundmi është themeluar këshilli amerikano-serb i biznesit. Në ceremoninë e themelimit, ka qenë i pranishëm edhe Gabriel Escobar emisar i SHBA-ve dhe Christopher Hill ambasadori amerikan në Beograd. Sa i takon këtij zhvillimi, Marko Gjuriç ambasadori serb në SHBA i cili ka publikuar foto nga ceremonia ka shkruar se platforma do të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Serbisë. “Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Serbisë dhe…

Read More

Forca të shumta policore kanë “blinduar” zonën e Fushë-Krujës mëngjesin e sotëm. Pritet të kryhen aksione në Rinas dhe Malësinë e Krujës. Forcat policore nga reparti FNSH janë ndarë në dy grupe. Njëri është nisur drejt Rinasit, ndërsa tjetri ka në fokus Malësinë e Krujës. Këta të fundit pritet të ndërmarrin operacione për zbulimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Read More

Në fund të këtij muaji zgjidhen shefat që do të drejtojnë shërbimet mjekësore në pesë spitalet Universitare në Tiranë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, shërbimi i Traumës , Spitali “ Shefqet Ndroqi” dhe në dy maternitete të Tiranës. Tanimë ka dalë lista e plotë që do të jetë në garë, pas skualifikimit të disa emrave qe sipas komisionit nuk përmbushnin kriteret. Por edhe ata kanë të drejtën e ankimimit brenda shtatë ditëve. Tanimë kandidatët e përzgjedhur për të marrë pjesë në garë për shërbimet në QSUT do të japin intervistat në datën 26 qershor , 27 qershor ndërsa në 29…

Read More

70 punonjëse të një fasonerie në Fier, “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne për largimin e tyre nga puna. Ato kanë pohuar se prej më shumë se dy muajsh nuk janë paguar, ndërkohë që i kanë larguar nga puna me premtimin se do të rikthehen, gjë që nuk ka ndodhur. Përballë kësaj situatë dëshpëruese punonjëset njëzëri kanë apeluar për zgjidhje të shpejtë të kësaj situate. “Pavarësisht përpjekjeve tona të vazhdueshme për të kontaktuar administratorët e fasonerisë, asnjë kontakt nuk kemi pasur me ta“- kanë thënë punonjëset ndërsa theksojnë se zgjidhje nuk kanë gjetur as në zyrën…

Read More

Sot do të mbahet protestë në Tiranë për të treguar mbështetje për Kosovën, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe “krisjen” e raporteve Kurti-Rama. Protesta do të zhvillohet në orën 19:00 para kryeministrisë. “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, kjo është thirrja që po bëhet në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve, ku ju kërkohet që t’i bashkohen protestës. Deklarata e kryeministrit Edi Rama, anulimi i mbledhjes së dy qeverive janë kritikuar nga opinioni publik, prandaj në një grup qytetarësh kanë organizuar një protestë ditën e nesërme, ku ju bëjnë thirrje çdo shqiptari që tu bashkohet këtë të premte…

Read More