Author: tirana

Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit. Një vendim i tillë ka shkaktuar “bllokadë” totale në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin. Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.

Read More

Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve. Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi…

Read More

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut. Elshani tha se me shumë gjasa bëhet fjalë për shok-bomba, teksa bëri të ditur se nuk ka të lënduar. Ai tha se një veturë e policisë është dëmtuar. Zëdhënësi i policisë thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar. Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur. Tensionet nisën më 26…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 00:05 një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin “Migjeni”, në zonën e Yzberishtit. Mësohet se një automjet tip “Benz Mercedez” dhe një “Smart” janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.

Read More

Rritja mesatare e çmimeve të apartamenteve në Tiranë në 6-mujorin e parë të 2022 është e njëjtë me shtrenjtimin e pronave në Podgoricë të Malit të Zi referuar analizave të tregut nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore malazese. Sipas analizës së departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë çmimet mesatare të apartamenteve në Tiranë për 2022 arritën në nivelin e 1,175 euro për metër katror. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 rritja e çmimeve mesatare është 15,6% dhe për zonat e brendshme 18,3%. Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në…

Read More

Dashi Pritet një dite e turbullt për gjithë te dashuruarit. Nuk do e toleroni aspak njeri-tjetrin dhe te dy do kërkoni te dale e juaja. Njeri duhet te hape rruge me patjetër qe situata te stabilizohet. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe te mëdha vetëm e vetëm për te bere për vete personin qe iu pëlqen. Ne planin financiar do merrni disa shuma te konsiderueshme parash nga një pune e kryer. Demi Duke filluar qe sot do futeni ne një etape te re te jetës suaj ne çift dhe do i shohin gjerat më me optimizëm. Do sqaroni me qetësi…

Read More

 Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia. Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët. Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës. Ky specialitet, pjesë e okulistikës, identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël. Mjekët tregojnë se kur duhet…

Read More

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tonë duke kushtezuar alernime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Në zonat malore verlindore dhe jugindore shirat do të jenë në formë rrebeshi. Disi më të favorizura do të jenë zonat bregdetare ku priten vetëm momente me pika shiu. Gjatë natës do të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më të madhe të territorit.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë…

Read More

Baza detare e Sarandës do të mbetet nën sekuestro. Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kompanisë “Marina Bay Saranda” për të shfuqizuar sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit.Baza detare e Sarandës u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të këtij viti, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë…

Read More

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po mban koncerte të shumta. E teksa ndodhet në Amerikë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka takuar edhe familjarët e saj. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar. “Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën mes Kosovës e Serbisë. Sipas DASH, Prishtina e Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur përshkallëzimin e tensioneve, ndërkohë që mes masave përfshihen sipas Departamentit edhe lirimi pa kushte i tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia, raporton Reuters. “Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin…

Read More