Author: tirana

Në rrjetet sociale po qarkullon një poster, përmes të cilit lëshohet thirrja për zhvillimin e një proteste para godinës së Kryeministrisë. Protesta me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë” pritet të mbahet në orën 19:00 në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në veri të Kosovë. Kujtojmë që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për propozimin për Asociacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje Albin Kurtit që të tërheqë forcat policore nga veriu janë kritikuar dhe nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.

Read More

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti ka bërë thirrje për bojkotim të bregdetit shqiptar sivjet. Sipas saj, “vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit”. “Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, shkruan ajo. Për këtë qëndrim skandaloz të saj, ka reaguar Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha. Hoxha, me ironi ka deklaruar se bordit…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një seancë plenare për arrestimin e 3 policëve të Kosovës, ku i ka bërë thirrje KFOR-it që të urdhërojë Serbinë të kthejë 3 policët e rrëmbyer. Sipas tij, tre policët janë arrestuar 670 metra larg kufirit me Serbinë, ndaj kjo sjell shkeljen e integritetit territorial të Kosovës nga njësitë serbe. “KFOR të urdhëroj Serbinë që të kthej policët e rrëmbyer dhe të dënojë këtë shkelje flagrante të integritetit tonë territorial. Dje është shkelur pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës. KFOR duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj kësaj. Nëse…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. Borrell e ka bërë këtë deklaratë në prag të një takimi me ministra të NATO-s. “Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.…

Read More

Duket se Partia Demokratike do të kalojë edhe një skizmë të dytë në radhët e saj. Sot Kryesia e Partisë Demokratike ka nisur mbledhjen e radhës për procesin zgjedhor të kryetarit të ri, por kjo mbledhje është “bojkotuar”nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve, mes tyre edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Kryesia kërkon që të zhvillohen zgjedhje për kreun e ri të PD-së brenda 29 korrikut, mirëpo deputetët me në krye Bardhin, nuk janë dakord. Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi kërkoi të thirrjes Këshilli Kombëtar si i vetmi organ që do mund të…

Read More

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg dhe 8000 euro gjobë në Belgjikë, për trafik kokaine. Mediat belge shkruajnë se arrestimi është bërë më 4 prill në Hasselt. I riu shqiptar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është ndaluar nga efektivët e policisë. Gjatë kontrollit u gjetën 21 pako kokainë dhe 275 euro cash, mirëpo hetimet u shtrinë në banesën e tij, ku u gjetën 238 gr kokainë dhe 2500 euro cash. Gjatë seancës gjyqësore, i riu pranoi akuzat dhe u dënua me 18 muaj burg.

Read More

Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten. Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota. Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota. Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.

Read More

Reality show “Kepi i VIP-ave” mësohet se do të nisë transmetimin në ekranin e “Top Channel” të dielën e 2 korrikut. Pjesë e këtij formati janë një pjesë e madhe e ish-banorëve të Big Brother Vip, ku konkurrentët do të sqarojnë edhe disa nga dinamikat e mbetura pezull nga ky format.  Mësohet se mes konkurrentëve janë Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha si dhe ish konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.

Read More

Shqipëria kundër Moldavisë do të ketë edhe mbështetjen masive të tifozëve në shkallët e “Arenës Kombëtare”. Thirrjet e vazhdueshme të lojtarëve kuqezi në konferencat e shtypit, por edhe fakti që Kombëtarja ka nisur një rrugë të gjatë në fazën eleminatore dhe ndeshja me Moldavinë mbetet shumë e rëndësishme për objektivin final, kanë ngjallur një interes të madh tek tifozët të cilët do të jenë një shtysë e madhe për sfidën e parë të shtëpisë në grupin eleminator të Euro 2024. Deri në mesditën e së enjtes janë shitur më shumë se 13 mijë bileta dhe llogaritur kapacitetin e stadiumit që…

Read More

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Dibrës. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se po diskuton me demokratët për çdo çështje për të ardhmen e partisë. Sipas tij, ka ardhur momenti që të lihen pas ndasitë dhe mendësitë konfliktuale të një personi që për interesa personale ndezi zjarrin brenda partisë. “Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pasë mendësinë…

Read More

Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet ndjeshëm muaj pas muaji. Për periudhën Janar- Maj 2023, rezulton së listës së aktiviteteve që nuk kanë paguar në kohë detyrimet kundrejt administratës tatimore, i janë shtuar 3595 subjekte, duke bërë që asetet e tyre të bllokohen. Kjo shifër lidhet edhe me situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballet vendi prej një kohe të gjatë, ku rritja e çmimeve ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove për bizneset si dhe…

Read More