Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-shoferit të Ardi Veliut, i cili është arrestuar bashkë me bashkëshorten si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që trafikonte sende me vlerë nga Franca. Në një deklaratë për mediat, Balliu u shpreh se ky nuk është rasti i vetëm kur një person i afërt me kryepolicin rilindas kapet me veprimtari antiligjore. Për këtë, i bëri thirrje SPAK që të hetojë. Deklarata e plotë: Shoferi i Ardi Veliut kur ky ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë, është arrestuar bashkë me të shoqen, si pjesë ë një…
Author: tirana
Partia Demokratike zyrtare ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Kryesisë. Në fokus të diskutimeve do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së zyrtare. Pritet që në këtë mbledhje të shtrohen 3 pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor. Së pari, do të jetë miratimi i grupeve të punës që do të ndjekin procesin e certifikimit të PD-së me të drejtë vote që do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike. Së dyti, do të jetë edhe miratimi i rregullores së brendshme që lidhet me modalitetet…
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM për ndërtimet pa leje, Gazment Bardhin e konsideroi aspak surprizues. Gjykata Kushtetuese, sipas tij, nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Edi Ramës as këtë rast. “Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të…
Ajo quhet Jo Cameron, është 75 vjeç dhe nuk e di se çfarë është dhimbja. Gjatë gjithë jetës së saj nuk e ka ndjerë kurrë për shkak të disa mutacioneve gjenetike, të cilat përveçse nuk e bëjnë të vuajë fizikisht, e bëjnë të shërohet shpejt, pavarësisht se nuk e kuptonte për lëndimet e tyre. Rasti i saj është studiuar për vite me radhë, por tani shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se si gjenet shprehen në nivel molekular. Gjetjet janë publikuar në Brain. Kur dhimbja është e dobishme Ndryshe nga sa mund të mendohet, të mos ndjesh dhimbje nuk është pozitive.…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pritet që të vizitojë të premten Shqipërinë. Kjo u bë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit, Bertalan Havasi, i cili ditën e enjte tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë Tiranën për një vizitë zyrtare. Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vizituar të enjten familjarët e tre zyrtarëve policorë, për të cilët autoritetet e Kosovës besojnë se janë rrëmbyer nga autoritetet serbe. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, në Mitrovicë, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, dhe fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, respektivisht. Ai u ka thënë familjarëve të zyrtarëve policorë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, është në kontakt me institucionet atje për të marrë për shumë informacione për ta. Kurti i ka realizuar këto…
Kida ndodhet në Dubai, ku si duket ka xhiruar videoklipin e saj të ri i cili do të titullohet “Uru”. Artistja ka ndarë disa momente, ku ka marrë vëmendjen njëri prej tyre. Në një postim në Instastory, duket edhe dora e një djali që i përkëdhel flokët. Këngëtarja nuk ka treguar më shumë, por menjëherë kanë nisur aludimet se bëhet fjalë për partnerin e saj. Kujtojmë që Kida prej kohësh është përfolur për një romancë me një djalë që thuhet se janë bashkëmoshatarë. Jo pak herë e kemi parë edhe artisten të vizitojë këtë destinacion dhe mesa duket jo pa…
I cilësuar si një nga shqiptarët më të kërkuar në Britaninë e Madhe deri pak kohësh, Hektor Mahmutaj do të vuajë dënimin me 21 vite burg, për vrasjen e Gentjan Jahajt në fshatin Bejar të Mallakastrës. Por më shume se për krimin e tij në Shqipëri, 45-vjeçari është i njohur për debatin që shkaktoi në Angli në vitin 2018-të dhe 2019-të. Ai u arrestua atje, pasi iu gjet një armë dhe për këtë u dënua me 2 vite e gjysmë burg. Gjatë hetimeve, autoritetet në Angli zbuluan se Hektor Mahmutaj kërkohej për vrasje në Shqipëri. Ai përdorte 13 emra të…
Modelja Xhesika Berberi ka treguar vështirësitë e fillimeve të saj në Amerikë. E ftuar në emisionin “Wake Up”, ajo tha se fillimisht jetonte në apartamentin e një shoqeje fotografe dhe flinte mbi një dyshek të fryrë me ajër. Ndalur këtu ajo tregoi edhe një situatë për të qeshur. Një ditë shoqja e saj po bënte “cat-sitting”, pra po kujdesej për macen e një komshie, e cila me thonjtë e saj çau dyshekun ku flinte Xhesika. “Çdo ditë flija me ajër dhe çohesha në tokë! Prapë nuk më interesonte, unë isha në New York. Nuk e bëja dramatike situatën”- ka treguar…
Në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, Holanda humbi nga Kroacia (2-4), mbrëmjen e kësaj të mërkure, në gjysmëfinalen e parë të Nations League 2022-2023. Nëse ‘portokallinjtë’ e hapën rezultatin nga Donyell Malen (34’), ata u rrëzuan në pjesën e dytë nga kroatët, të cilët shënuan nga Andrej Kramaric me penallti (55’) dhe Mario Pasalic (72’) por kur dukej se gjithçka do të mbyllej aty, në minutën e 6-të shtesë tulipanët barazuan me Noa Lang duke çuar gjithçka në kohën shtesë për të vendosur fituesin. Megjithatë epërsia e ballkanasve dukej qartë edhe në lojë pavarësisht barazimit të përkohshmë dhe koht shtesë…
79 persona humbën jetën pas fundosjes së anijes me emigrantë në jug të Greqisë, Pylos. Të mbijetuarit kanë deklaruar se në bord ndodheshin 100 fëmijë. Ndërkohë autoritetet greke bënë me dije se 12 trafikantë u arrestuan për këtë ngjarje. Roja bregdetare e vendit është kritikuar se nuk ka ndërhyrë më herët, por autoritetet thonë se ofrimi i ndihmës u refuzua. Ekipet e shpëtimit janë ende duke monitoruar detet jashtë Greqisë në një operacion masiv kërkimi, ndërsa shpresat për të gjetur më shumë të mbijetuar po pakësohen. Mediet e huaja raportojnë se në anije ishin gjithsej 750 persona.
Deri më sot mund të keni lexuar gjerë e gjatë rreth dietave apo të keni ndjekur shumë të tilla, por sa prej tyre kanë qenë vërtetë efektive dhe ju kanë sjellë rezultatin e dëshiruar? Kjo është arsyeja përse sot ju propozojmë një program 1-javor që detoksikon organizimin, shfryn barkun dhe mbi të gjitha përmirëson aparatin tretës. Dita e parë: Dita e frutave Keni provuar ndonjëherë të hani vetëm fruta përgjatë një dite dhe asgjë tjetër? Dieta një javore nis pikërisht me fruta. Ju këshillojmë të hani frutat tuaja të preferuara, ku sigurisht rëndësinë më të madhe e kanë frutat e…