Author: tirana

Jude Bellingham është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Real Madridit. Në një konferencë të gjatë shtypi, Belingam i përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që klubi kishte përgatitur edhe një video prezantimi të lojtarit, me momentet më të bukura të karrierës së tij që nga fillimi. Bellingam ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 5. Ndoshta për një lojtar si Bellingham, duket një numër jo i zakonshëm megjithatë është një numër me shumë vlerë kur bëhet fjala për Real Madrid. Në të shkuarën, numrin 5 te Reali e ka mbajtur edhe legjenda Zinedine Zidane. Bellingham u transferua nga…

Read More

Gjykata e Posaçme la shpallur vendimin për grupin që merrej me trafikimin e mjeteve motorrike nga Kosova në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasit Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Brahan. •U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve:1.Selaudin Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të…

Read More

Sa herë që keni shkuar diku për pushime apo për punë , mund të keni vënë re një detaj interesant në hotelin ku keni qëndruar: telefonin në tualet! Por pse duhet një telefon në tualet? Për këtë ka shumë arsye. Së pari dhe më kryesorja, shpjegon “New York Times” ka të bëjë me faktin se, hotelet luksoze kanë telefonë nëpër tualete për shkak se, të ftuarit, gjatë kohës kur mund të jenë duke kryer nevojat e tyre personale, mund të humbasin ndonjë telefonatë shumë të rëndësishme për t’u shtyrë. Kjo do të thotë, personi që pret një telefonatë të rëndësishme…

Read More

Ish-zvkryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është treguar i ashpër me Sali Berishën, ndërsa duke marrë shkas nga fjalimi i këtij të fundit në Kuvendin e Shqipërisë ku akuzoi Ramën për bashkëpunim me Vuçiç-in. Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se Kosova duhet ta kishte shpallur me kohë non-grata ish-kryeministrin. “Po flas për një fakt të konfirmuar zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht, që është damkosur Shqipëria, në emër të të cilit janë bërë rrëfime të neveritshme. Nëse do të kishte një vend që duhet ta shpallte Berishën non-grata, ai duhet të ishte Kosova. Vetëm për këtë akt, për thyerjen e…

Read More

Inflacioni në Suedi është rritur ndjeshëm nga turneu botëror i këngëtares me famë botërore, Beyonce. Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit. Turneu i parë solo i këngëtares në 7 vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse 2 miliardë paund deri në kohën kur përfundon në Shtator. Koncertet në Stockholm, ku Beyonce performoi në një turmë prej 46,000 personash për dy netë, thuhet se tërhoqën…

Read More

Juventus ka nevojë për përforcime në krahët e mbrojtjes, pasi mosha e lojtarëve si Cuadrado dhe Alex Sandro nuk jep shumë garanci. Me shumë mundësi njëri prej tyre pritet të largohet. Në modë është kthyer emri i Alvaro Odriozola, të cilin skuadra torineze e ka ndjekur edhe më parë. Në sezonin 2021-22, ai ka qenë pjesë e Fiorentinës, ku ka bërë paraqitje të kënaqshme. Lucas Vaquez nuk do të rinovojë me Realin dhe më shumë mundësi pritet të largohet. Nëse bardhezinjtë nuk do mund të sigurojnë asnjë prej tyre, atëherë ka dhe alternativa të tjera. Emil Holm nga Spezia dhe…

Read More

Zv/kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, Delara Burkhardt është takuar me presidenten Vjosa Osmanin. Burkhard ka mbështetur Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar me qasjen karshi Kosovës. “Ne socialistët dhe demokratët në Parlamentin Evropian qëndrojmë fuqishëm në anën e Kosovës dhe qeverisë së Albin Kurtit. SHBA-të, si dhe Komisioni Evropian po marrin rrugën e gabuar në konfliktin Kosovë-Serbi, në mënyrë që ta lidhin Serbinë më ngushtë me kampin euroatlantik. Kjo politikë injoron rolin destabilizues të regjimit të Vuçiqit, i cili instrumentalizon rregullisht pakicat…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka sjellë vetëm përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spiropali tha se sa herë i mblidhet laku nga partnerët ndërkombëtarë, flet për patriotizmin e Kosovës dhe e përdor situatën për interesa personale, Me tej shtoi se situata sot me qeverinë Rama ka ndryshuar dhe se Shqipëria shihet si faktor stabiliteti. “Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë patur në ballë të përpjekjeve të tyre. Sali Berisha foli, minutat tuaj…

Read More

Sheshi “Italia” u shndërrua mbrëmjen e djeshme në një pasarelë mode për finalen e ‘Muza Competiton’, ku u bënë bashkë krijues nga të gjitha trevat shqipfolëse. 10 finalistët shfaqën koleksionin e tyre në spektaklin që kurorëzoi si fituese Klara Kazanin me koleksionin “Nën vello”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në këtë event, shprehu kënaqësinë që në kryeqytetin shqiptar realizohen kompeticione të tilla, që bëjnë bashkë shqiptarët. “Pas asaj që ndodhi në Ukrainë me Rusinë, të gjithë kujtohemi se miqtë, sidomos fqinjët, nuk duhet t’i marrim për të mirëqenë. Ne jemi shumë krenarë për fqinjët tanë sepse…

Read More

Nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha ka bërë thirrje për mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ai akuzoi kreun e qeverisë se po qëndron në anën e Vuçiçit, teksa shtoi se Shqipërisë nuk i takon të ndërhyjë aty nuk e kanë kërkuar. “Anuloi takimin me qeverinë e Kosovës sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në draftet e Vuçiç. Me një provokacion, e përkeqësoi me tej gjendjen e dialogut, Prishtinë-Beograd”,-shtoi ish-kryeministri. Sipas Berishës, aksionet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën, lidhen me hetimin penal për çështjen McGonigal. “Ai është i gatshëm…

Read More

Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen ditën e djeshme nga forcat speciale serbe në veri të Kosovës janë liruar ditën e sotme. “Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë një prej familjarëve të policëve. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë të mërkurën se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa shtoi se kishte dyshime se ishte hakmarrje në lidhje me situatën në veri.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar masë disiplinore për kreun e grupit të PS, Taulant Balla duke thënë se ka fyer deputetët. Kjo kërkesë e Bardhit erdhi pasi Balla e quajti Albana Vokshin dhe Flamur Nokën personifikim të budallait gjatë fjalës së tij në Kuvend. “Ne e kemi kryeministrin me kartelë dhe budalla, por nuk ia kemi thënë asnjëherë, ndaj kërkoj masa për kreun e grupit parlamentar për gjuhën fyese ndaj dy deputeteve që i quajti budallenj.Unë thashë ne kemi kryebudalla për kryeministër dhe nuk ia kemi thënë. Nuk mundet askush të fyejë kolegët pa asnjë…

Read More