Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat “Kobra” nga Serbia, ka nxitur një situatë tensioni në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi të flasë për çështjen e Kosovës, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën. Dogjani u nxeh dhe u ngrit në Foltoren e Kuvendit dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një qëndrim për situatën në Kosovë, ku tre policë janë rrëmbyer nga forcat serbe. Asllan Dogjani: Kam kërkuar që Kuvendi të dalë me një qëndrim për Kosovën, sot situata ka agravuar më tej Nikolla e ndërpret Dogjani: E kam për procedurë. Nikolla:…
Author: tirana
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar se çfarë ka biseduar me ambasadorët e QUINT-it. Vuçiç shkruan se u ka kërkuar ambasadorëve që të pengojnë Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan “Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe të Quintës. U kërkova që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të penguar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi”, shkruan…
Nga: Frrok Çupi Sipas projekteve dhe shpresave të qeverisë Kurti në Kosovë dhe qeverisë Vuçiç në Beograd, lëngata do të zgjasë aq sa ka zgjatur në Palestinë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihen tre projektet e tyre… Nëse studiues ose analistë të nesërm të gjendjeve në Ballkan do të shfletojnë kur nisi deformimi i Republikës së re të Kosovës sipas një modeli të vjetër, palestinez, ka gjasa që datën 14 Maj ta shënojnë si ditën e parë të thurjes së modelit. Sepse dje, në 14 Maj u shënua akti i parë i Modelit: Tre anëtarë të Policisë Speciale të…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bën thirrje të gjithë prindërve që të aktivizojnë fëmijët me sporte. Ai ka publikuar një video nga shkollat në Tiranë të cilat shërbejnë dhe si qendra komunitare. “Shkollat si qendra komunitare, janë padyshim hapësirat më të mira për fëmijët dhe të rinjtë që duan të aktivizohen në sporte të ndryshme , duke e shfrytëzuar kohën e lirë gjatë verës në mënyrën më të mirë të mundshme. Kush edukohet me sport, është vetëm një hap larg nga të qenit KAMPION!”, shkruan Veliaj. View this post on Instagram A post shared by Erion Veliaj…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një biznes për tregtimin e pijeve alkoolike. Ata kanë marrë kasafortën, dy njësi dhe një aparat celular. Më pas kasafortën e kanë hedhur në Liqenin Artificial dhe kanë tentuar të largohen. Dyshohet se autorët kanë përdorur mjete të forta si çekiç dhe levë, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Liqeni”, për…
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se nuk bëjnë kompromis me ligjin. Po ashtu ai tha se kriminelët në veri nuk janë më të fortë se shteti i Kosovës dhe të gjithë do të dalin para ligjit. “Nuk do të zmbrapsemi në kërkim të drejtësisë dhe kushtetutës në vend. Jemi në kërkim të rendit dhe ligjit, në kërkim të një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët në vend. Çdokush i cili shkel ligjin do përballet me pasoja ligjore. Askush nuk është imun në këto shkelje, këta kriminelë nuk janë më të fortë se shteti i Kosovës dhe…
Edhe pse ishte përcaktuar sot seanca, çështja për dosjen “Butrinti” në Gjykatën Kushtetuese është shtyrë. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila ka bërë edhe padinë, tha se nuk mund të lejohet që një zonë e mbrojtur nga UNESCO të lihet në dorë të një fondacioni që sipas saj do të bëjë interpretimin e gjetjeve duke i konsideruar këto të fundit si trashëgimi greke. Deputetja argumentoi se një zonë e tillë nuk duhet të hiqet nga kompetencat e Ministrisë së Turizmit dhe që bashkia e Sarandës të vihet në rolin e zbatimit të urdhërave që jep fondacioni. “Ajo që ndodh…
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës janë diskutimi dhe miratimi i raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, dhe Autoritetit të Konkurrencës. Po ashtu, pritet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfW), për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”. Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për pranimin e protokollit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në konferencën me gazetarët, se është e pamundur që të ketë policë në çdo metër të territorit në veriun e vendit. “Është 17% e territorit të Kosovës në veri, janë qindra kilometra në kufi malor e duke pasur parasysh kapacitetet që ka Kosova nuk mund të vendosësh zyrtar policor në çdo 50 metra të këtij kufiri të gjatë. Nuk është e mundshme të ruhet kufiri në mënyrën se si ju aludoni, ne do i shtojmë zyrtarët policor por aq e gjatë është vija kufitare sa nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm policë…
Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Himarës pasi në dyqanin “Tabacchino” ku ai ishte i punësuar, shiste kokainë. Për pasojë është vënë nën hetim edhe pronari i dyqanit. Pas kontrollit fizik që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në një dyqan “Tabacchino” në pronësi të një 53-vjeçari , u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shitje. Për pasojë është arrestuar Florin GJoka, 33 vjeç, banues në Dhërmi, ndërsa për pronarin e dyqanit ku i arrestuari shiste kokainë nisi hetimi në gjendje të lirë. A.A., 53…
I pyetur nga gazetarët për një shkëmbim të mundshëm mes policëve të Kosovës të rrëmbyer dhe kriminelit serb Millun Millenkoviç, kryeministri Albin Kurti tha se një gjë e tillë nuk është aspak në planet e tj. Për të arrestimi i Millenkoviç ka shkaktuar panik tek kriminelët e tjerë të cilët nuk e mendonin se diçka e tillë mund të ndodhte. “Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia ushtarake e Serbisë, kanë qenë në një rrugë ilegale ku ndalohej kontrabanda. Përballë tyre kanë pasur njësi të specializuara të Serbisë. Në anën tjetër kemi një kriminel serb, që ka dosje të trashë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një dalje të jashtëzakonshme për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cilësoi si të pakuptimtë heshtjen e ndërkombëtarëve për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe. Ai tha se qëndrimi i tyre nuk ndihmon për depërshkallëzimin e situatës. “Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i. Ne me partnerët tanë i ndajmë informaat por heshtja e tyre nuk i kontribuon as depërshkallëzimit, as hetimit dhe as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrëfarë deklarate zyrtare. Mund të jetë…