Shkon në 78 numri i personave që kanë humbur jetën nga fundosja e anijes me emigrantë në Pylos të Greqisë, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Anija, 30 metra e gjatë, ishte nisur nga Tobruku i Libisë dhe kishte si destinacion Italinë. Ajo udhëtoi për 5 ditë në det para se të fundosej në ujërat ndërkombëtare 47 milje detare në jugperëndim të Pylos. Sipas informacioneve të fundit janë kryer 22 evakuime ndërkohë që vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë.
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat speciale serbe. Sipas saj, ky akt tregon se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për destabilzim. “Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë. Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit. Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste…
Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë, Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai sqaron se ky vendim lidhet me arsye personale, ndërsa thekson se është i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë. Postimi i plotë Përshendetje ! Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik. Duke u konsultuar mirë, së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që…
Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot. Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura. Magjitë për dashurinë thuhet se janë ndër më të fuqishmet e më të rrezikshmet që kanë si synim ndryshimin e vullnetit të lirë. E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, astrologia Elena Demollari deklaroi se ka shumë kërkesa dhe…
Kosova ka bllokuar në kufi mallrat serbe. Një reagim i tillë vjen pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe. Policia e Kosovës njoftoi se këtë të mërkurë tre policë kufitarë janë marrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit. Mediat serbe madje kanë publikuar foto dhe video ku shihen tre policët të çarmatosur të shtrirë në tokë, ku më pas i marrin me makinat e tyre. Sipas policisë së Kosovës, tre policët kanë qenë duke kryer një patrullë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve…
Tre persona kanë marrë peng një 22-vjeçar, pasi pretendojnë se ky i fundit i ka mashtruar lidhur me shitjen e një automjeti me vlerë 4 mijë euro. Policia njofton se bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një tjetër person, të cilët janë vënë në pranga. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe 22-vjeçari për mashtrim. “Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet, shtetasin Xh. D., e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta, pasi pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin R. Sh., për t’i…
Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është ulur krahë liderëve të tjerë politikë. Gjithashtu bëhet me dije se në ceremoninë që po mbahet në Katedralen e Milanos kanë marrë pjesë rreth 10 mijë mbështetës të Berlusconit. Trupi i ish-kryeministrit italian pritet të digjet, pas një kërkese të bërë nga vetë ai kur ishte ende gjallë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe më 14 qershor kanë arrestuar tre zyrtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, që sipas tij “ishin të armatosur deri në dhëmbë”. Ai i identifikoi të arrestuarit me inicialet R.Z, B.S dhe M.Sh. “Ata u arrestuan në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica në afërsi të Rashkës”, tha Petkoviç gjatë një konference për media në Beograd. Rashka gjendet në jugperëndim të Serbisë, rreth 10 kilometra nga kufiri me Kosovën. Policia e Kosovës tha më herët se…
Një person ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë, pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në vendqëndrimin e taksive në “Zogun e Zi”, gjatë një konflikti mes dy shtetasve. Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë së Tiranës vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur…
Edhe pse në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, Marko Millosheviç, djali i ish-presidentit famëkeq të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, është shfaqur për herë të parë në publik pas 20 vitesh. Millosheviç u filmua në Moskë gjatë një ceremonie për zbulimin e një busti të ndërtuar për të nderuar figurën e babait të tij. Ai shihet në një video të publikuar në Twitter në shoqërinë e Aleksandër Zaldastanov, i njohur si ‘Kirurgu’, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Vladimir Putinit dhe lideri i grupit të njohur si “Ujqërit e natës”. Shumë nga njerëzit e pranishëm as nuk e njohën Markon, ndërsa…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë në veri. Përmes një postimi, ai thekson se dyshohet që rrëmbimi është bërë nga ushtria serbe si një shenjë hakmarrjeje për arrestimin një ditë më parë të Millun Millenkoviçit, drejtues i Mbrojtjes Civile në veri. “Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të…
Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç, person me precedent penalë. Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine. I riu, që mban në krah një çantë marsup futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit. Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se 42-vjeçari ndezi makinën dhe u largua, por u kujdes që të…