Author: tirana

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka hedhur pas krahëve historinë me Dj Geek. “Indeksonline” ka publikuar pamjet e para të Dafinës me të dashurin e ri. Dyshja prej disa ditësh dalin publikisht dhe shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Prive.al mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend. Një prej tyre merret me tregti me shumië të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Read More

Mediat serbe i kanë bërë jehonë rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Disa prej këtyre mediave mburren më rrëmbimin e efektivëve të Kosovës, të cilët i konsiderojnë si terroristë të kryeministrit Albin Kurti. Në artikullin e njërës prej këtyre mediave shkruhet se u parandalua një tentativë për pushtimin e Serbisë. “Tre personat janë arrestuar me armë automatike dhe me pajisje ushtarake. Veprimi i shpejtë dhe efikas i policisë serbe parandaloi me sukses tentativën e policisë së Kosovës të pushtojnë territorin e Serbisë qendrore për të kryer një aksion i cili sipas të gjitha parametrave është akt…

Read More

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë te Rruga e Koplikeve, ne qytetin e Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se nga shpërthimi mund të ketë persona të lënduar, ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Mësohet se si pasojë e  shpërthimit të bombolës në banesën e 76-vjeçares Fahrije Muçaj, e cila jetonte me qira nuk pati të lënduar. Një prej qytetarëve të zonës tha se në banesën e të moshuarës ndodheshin dhe dy persona të tjerë, dhe sipas tij të këta të fundit janë të pamundur nga ana shëndetësore. Shpërthimi ka qenë i fortë tha banori, por fatmirësisht të…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me lajmin për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. “Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe…

Read More

Tre policë brenda territorit të Kosovës rrëmbehen nga forcat Kobra të Serbisë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë rrëmbyer tre zyrtarë kufitarë patrullues. Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës. Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Njoftimi i plotë i policisë Policia e Kosovës (PK), në këtë rast…

Read More

Pak javë më parë u duk se transferimi i mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali te Bayer Leverkusen ishte i afërt. Por këtë verë Xhaka mund të mos jetë fare në Gjermani. Sipas TodoFichajes, zvicerani është afër bashkimit me Romën. Sipas burimit, Arsenali dhe Roma janë afër arritjes së marrëveshjes. Kostoja e transferimit të Xhakës mund të jetë 23 milionë euro, që është një shumë e konsiderueshme për romakët. Jose Mourinho dëshiron shumë ta shohë Granit Xhakën në skuadrën e tij. Ai kërkoi nga drejtuesit e Romës që të nënshkruajnë me 30-vjeçarin shqiptar.

Read More

Prej disa muajsh Enti Rregullator i Energjisë i është kthyer debatit të kahershëm për ndarjen e tarifës së energjisë elektrike të furrave të bukës nga prodhimet e tjera të brumit dhe të pastiçerive. Tashmë ERE u ka kërkuar prodhuesve të bukës që të nisin plotësimin e kushteve me qëllim përfitimin e tarifës preferenciale 7,6 lekë për kwh vetëm nga dyqanet ku tregtohet buka dhe jo kur tregtohen produkte të tjera. “Sot (mbledhja u zhvillua ditën e djeshme) me kërkesën e Kryesisë të Shoqatës në ambientet e ERE-së u zhvillua një seancë dëgjimore ku morën pjesë një përfaqësi e Shoqatës, Përfaqësues…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehet se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë është urgjencë kombëtare. Ai shtoi se Kurti “po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”. “I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri; S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e…

Read More

Media e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, “Novosti” shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë, 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”. Sipas “Novostit”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiç, “i cili me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”. Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Kosovës.

Read More

Një fluturim i Wizz Air Malta që operon midis Tiranës, dhe Lionit ka shpallur gjendje emergjence gjatë tranzitit mbi Itali. Fluturimi i Wizz Air Malta W4200, një Airbus A321-200 i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me destinacion Aeroportin Lyon-Saint Exupéry (LYC), Francë ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, duke lëvizur 7700 teksa kalonte mbi Itali. Fluturimi aktualisht po ekzekuton një devijim për në Romë dhe po negocion një afrim. Natyra e emergjencës nuk dihet në këtë fazë. Avioni në fjalë është Airbus A321-271NX, i regjistruar 9H-WBL, një kornizë ajrore 2-vjeçare që i përket transportuesit Wizz Air…

Read More

Tashmë është zyrtarizuar transferimi i Jude Bellingham nga Dortmund te Real Madrid, ku me anë të njoftimeve për shtyp ka ardhur edhe përshëndetja e fundit. “Faleminderit të gjithëve, anëtarëve dhe tifozëve të Dortmund, për atë që më keni dhënë në tre vitet e fundit. Ishte një nder ta vishja këtë fanellë kaq shumë herë, përvojë e madhe. Ndërsa mezi pres të shkoj në destinacionin tim të radhës, nuk do ta harroj kurrë kalimin tim atje. Një herë Borussia, gjithmonë Borussia! Gjithë të mirat për të ardhmen”, është shprehur Bellingham.

Read More

Një këngë e re e grupit “The Beatles” do publikohet së shpejti dhe kjo falë inteligjencës artificiale! Anëtari i grupit “The Beatles” Sir Paul ka treguar për BBC se ka përdorur AI për krijimin e asaj që ai e quan “rekord përfundimtar i Beatles”. Paul McCartney shprehet se përmes inteligjencës artificiale ka marrë zërin e Lennon nga një demo e vjetër, në mënyrë që të përfundonte një këngë e cila do të dalë këtë vit. Sir Paul nuk e përmendi emrin e këngës, por ka të ngjarë të jetë një kompozim i Lennon i vitit 1978 i quajtur “Now And…

Read More