Author: tirana

Obeziteti mund të dëmtojë aftësinë e trurit për të njohur ndjesinë e ngopjes dhe për të qenë i kënaqur pas ngrënies së yndyrave dhe sheqernave, zbuloi një studim i ri. Më tej, këto ndryshime të trurit mund të zgjasin edhe pasi njerëzit që konsiderohen obezë nga pikëpamja mjekësore humbin një sasi të konsiderueshme të peshës – ndoshta duke shpjeguar pse shumë njerëz shpesh rifitojnë kilogramët që humbin. Siç përcaktohet nga mjekësia, njerëzit me obezitet kanë një indeks të masës trupore, ose BMI , mbi 30, ndërsa pesha normale është një BMI midis 18 dhe 25. “Studimi është shumë rigoroz dhe…

Read More

Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë po bashkëpunon me presidentin serb, Aleksandër Vuçiçin për t’i sjellë të keqen e Kosovës. “Edi Rama anuloi me urdhër nga Beogradi, pjesëmarrjen në mbledhjen me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, në kuadër të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Si shkak për anulimin e këtij takimi të lajmëruar prej kohësh, Rama paraqiti refuzimin e Kosovës për të diskutuar veçmas në një format të prezantuar prej tij, për draftin e Ramës për Asociacionin, të marrë nga sirtarët e Beogradit. Autoritetet e Kosovës refuzuan ndërhyrjen brutale të Edi Rramës në punët ë…

Read More

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano thotë se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse qeveria Kurti nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare. “Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media. Sipas tij, masat e marra ndaj Kosovës nuk janë sanksione apo…

Read More

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola pas pritjes që i bëri presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, tha se ata janë të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat që ngjarjet e fundit në veri mund t’i kenë në stabilitetin e rajonit. “Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i ligjit janë vlera fundamentale që ky parlament qëndron fuqishëm me to. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi mirëpret përpjekjen e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat drejtpërdrejt, nevojën për të ndërmarrë hapa për ta qetësuar situatën, për të bashkëpunuar me partnerë dhe duke investuar në projekte ndërkufitare dhe partneritet”, tha Metsola. Ajo…

Read More

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mësohet se ka lëshuar urdhërarreste për disa persona këtë të mërkurë. Bëhet fjalë për pjesëtarë të dyshuar të një grupi kriminal. Personat në fjalë akuzohen për pastrim të produkte të veprës penale e kontrabandë të mallrave në kuadër të grupit kriminal. Po kështu mësohet se tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

Read More

Jude Victor William Bellingham është zyrtarisht lojtar i Realit të Madridit. Një operacion i nisur që nga qershori i vitit 2022 me Borussian e Dortmundit, por i përfunduar një vit më vonë. Në “Bernabeu” tashmë zbarkon pasuesi i Luca Modricit. Jude Bellingham vendosi të refuzonte klubet e Premier League për të nisur një karrierë të re në klubin mbretëror. Çmimi që ka pranuar të paguajë Reali është 103 milionë euro, plus disa variabla, që nuk mund të kalojnë 30% të shumës fikse (134 në total). Jude Bellingham ka firmosur për gjashtë sezone, duke konfirmuar besimin e padh që ka presidenti…

Read More

Valentin Selmanaj, është mësuesi i cili është filmuar teksa puth në buzë të miturën dhe video u shpërnda menjëherë në rrjet. Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se mësuesi e ka puthur në buzë atë dy herë edhe pse ajo e ka kundërshtuar. Selmanaj ka mohuar akuzat. Në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por thotë se vetëm e ka përkëdhelur dhe duke i vendosur dorën në kokë e ka afruar afër vetes për disa sekonda. Ngjarja është denoncuar në policia nga…

Read More

Është betuar këtë të mërkurë kryebashkiaku i ri i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i cili mundi në garën e 14 majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali. Po ashtu është zgjedhur edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës. Ndonëse në qendër demokratët janë të përçarë, në bazë me sa duket ata janë bërë bashkë, pasi opozita ka bashkuar votat duke zgjedhur dhe kreun e Këshillit Bashkiak që është një biznesmen. Bëhet fjalë për Rudin Hylviun, i cili ka marrë 16 vota. Kujtojmë se 31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë,…

Read More

Një tragjedi ka ndodhur në Pyros të Greqisë ku një anije me emigrantë është përmbytur duke shkaktuar vdekjen e 59 personave. Siç raportohet nga mediat greke, numri i emigrantëve të pranishëm ishte rreth 400 persona dhe deri më tani janë shpëtuar 104 prej tyre të cilët pritet të mbërrijnë në portin e Kalamatës. Ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit për emigrantët e tjerë të zhdukur.

Read More

Këtë të mërkurë, në qytetin e Burrelit u organizua ceremonia e betimit të kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj, fitues në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kjo për një mandat të dytë. Në fillim Këshilli në mbledhjen e parë zgjodhi si kryetar Altin Bojnin, ekonomist, ish-drejtor i Postës dhe aktualisht drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat. Kryetari i sapozgjedhur i këshillit bashkiak, pasi lexoi formulën e betimit ftoi kryebashkiakun që u rizgjodh në këtë detyrë, Agron Malaj, të betohet dhe të mbajë fjalën e rastit. “Sot për mua është një ditë e vecantë, pasi votohem për të dytën…

Read More

Fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri vijon betejën me drejtësinë. Ai është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie. Beleri u arrestua për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK. 10 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin Fredi Belerit, si kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili fitoi përballë kandidatit të PS Jorgo Goros. Fredi…

Read More

Në Parlamentin Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve në veri të vendit duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre. Osmani i’u bëri thirrje të gjithë serbëve të Kosovës, që t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e vendit. “Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë”, ka thënë Osmani. Po ashtu Osmani ka thënë se integrimet euroatlantike janë synimet e vetme të Kosovës. Osmani tha edhe se Kosova mbetet e vendosur që drejtësia të vihet në vend për të…

Read More