David Baerten, një personazh i njohur në “TikTok” me 162.00 ndjekës, ka organizuar një shkaka të pazakontë për të parë se si do të reagonin të dashurit e tij pasi të ndahej nga jeta. 45-vjeçari nga Belgjika, i cili kishte kohë që nuk komunikonte me të afërmit e tij, sajoi vdekjen e tij dhe më pas u shfaq në funeral me një helikopter për t’i dhënë familjes së tij ‘një mësim jete’. Ai mbërriti në funeral me një helikopter së bashku me një ekip xhirimi, ndërsa të gjithë të afërmit e përqafuan me lot në sy. Shumë përdorues të mediave…
Author: tirana
Tre policët e Kosovës, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga policia serbe në veri të vendit, në afërsi të Leposaviç, janë identifikuar si Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi. Blutë e Kosovës njoftojnë se ata dyshohet të jenë rrëmbyer nga forcat serbe teksa kanë qenë në detyrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Mësuesi nga Deçani, Valentin Selmanaj do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale sulm seksual. Prokuroria e Pejës njoftoi se Selmanaj do të mbahet në paraburgim, ndërkohë që do të merren në pyetje vajza e mitur, e cila ra pre e ngacmimit seksual, si edhe dëshmitarët. “Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale që i vihen në barrë si…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkatuar përmbytje në qytetin e Korçës. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit. Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve paraqitet edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”. Raportohet se kjo situatë ka vijuar për më shumë se 30 minuta edhe në hyrje të qytetit të Korçës, si dhe në unazën veriore. Gjithashtu, pazari i qytetit dhe lagjet periferike janë hasur me situatën e rënduar.
Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në Bulqizë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i sotëm i SPAK, ku lëshoi 15 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal që transportonte nga Franca në Shqipëri, bizhuteri të vjedhura dhe këtë gjë e ka bërë në dhjetëra raste të dokumentuara. Burime bëjnë me dije se bizhuteritë e grabitura në Francë, kryesisht flori, shiteshin tek argjendaria “Kashara” në Tiranë dhe mësohet se pronari i saj, Vangjush Kashara është vënë në pranga. Po ashtu mësohet se bizhuteritë transportoheshin me autobusët e agjencisë së udhëtimit “Erdisa Tours” dhe në pranga ka rënë administratori i saj, Agustin Mesuli nga qyteti i Lezhës. Mes personave të…
Serbia i ka konsideruar terroristë tre efektivët e Policisë së Kosovës të arrestuar. Sipas autoriteteve serbe, efektivët shqiptarë janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe se ishin të armatosur me automatike e pajisje GPS e harta. “Dua t’ju njoftoj se sot në ora 12:38, në zonën administrative në drejtim të Kosovës dhe Metohisë, larg në thellësi të territorit të Serbisë, pjesëtarët e njësitit antiterror kanë lokalizuar dhe arrestuar pjesëtarët e të ashtuquajturit, Policisë së Kosovës. Që të tre ishin me pajisje të plota luftarake, me automatikë, pajisje GSP dhe harta. Ata janë arrestuar në vendkalimin alternativ Tresava-Batnjik, ku kanë lënë…
Kombëtarja shqiptare do të presë në “Air Albania” ekipin e Moldavisë për të zhvilluar mes tyre edhe sifdën që është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kjo përballje do të luhet më 17 qershor duke nisur që nga ora 20:45. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të synojnë 3 pikët në shtëpi. Një duel interesat për të cilin është mësuar se kush do të jetë edhe skuadra e arbitrave që do të vendosin drejtësi në “Air Albania”. Sektori i Gjykimit pranë FIFA-s e ka vendosur si kryesorë një “bilbil” holandez, Deniss Higler. Ky i fundit do të ndihmohet nga…
Ukraina është ende në ditët e para të kundërsulmit të saj, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Operacioni i shumëpritur filloi zyrtarisht në fund të javës së kaluar, ku trupat ukrainase janë përfshirë në luftime intensive përgjatë vijës së frontit. Duke folur në një konferencë shtypi, Jens Stoltenberg tha se “ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë një pikë kthese në luftë… sa më shumë fitime të bëjnë ukrainasit aq më e fortë do të jetë dora e saj në tryezën e negociatave”. Ai bëri thirrje gjithashtu që aleanca ushtarake prej 31 anëtarësh të bëjë më shumë…
Disa hynë pa shumë dhe dolën me mijëra, të tjerë e hapën rrugës. Po flasim për Instagram-in dhe ndjekësit gjatë kohës që personazhet e njohur ishin brenda shtëpisë së “BBV”. Të gjithë jemi koshientë për trafikun që u krijua në profilet e disa ish-banorëve dhe një ndër to ishte edhe Kiara Tito. Pas Instagram-it të saj qëndronte shoqja më e mirë Liesa, e cila së fundmi në një intervistë është shprehur “e penduar” që e mori përsipër atë detyrë. Në “Natën me Aulonën” ajo pranoi se nuk e priste që Instagrami i Kiarës të merrte atë lloj rritje të menjëherëshme.…
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës 6 në Tiranë, ku ka folur për shqetësimet e tyre. përmes një psotimi në facebook, Basha shkruan se sot shqiptarët dhe demokratët janë të shqetësuar, pasi ndihen totalisht të braktisur nga politika, e cila shqetësohet vetëm pë rinteresat dhe hallet personale. Siaps tij në zgjedhjt e 14 majit 70% e qytetarëve refuzuan këtë sistem politik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se anulimi i mbledhjes sw dy qeverive ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama, dhe sipas tij një gjë e tillë është e paarsyeshme. Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave. Por sipas tij, anulimi i mbledhjes së përbashkët nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit dhe sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se bëhet fjalë për dy shtete të të njëjtit komb. “Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi…