Author: tirana

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës në Kuvend, kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të raportojë në Kuvend për draft-propozimin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për të Kuvendi dhe qeveria duhet të dalin me deklarata në mbështetje të Kosovës. “Sensitivitet më të lartë për atë që po ndodh në Kosovë nuk ka. Ne këtu nuk jemi administratë e Këshillit të Ministrave. Jemi parlament. Nëse nuk reagon parlamenti dhe nuk merr në llogari nga kryeministri, do të thotë që ne nuk po bëjmë detyrën tonë. Nëse ka një interes që shkruhet që në preambulë…

Read More

Pasi propozoi hartimin e një rezolute që të dënonte sulmet e grupe kriminale në dëm të Kosovës, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë fjalës në Kuvend, tha se do të ishte i gatshëm që të luftonte për Shqipërinë dhe Kosovën dhe se do të merrte armën. “Po të jetë nevoja për të marrë armët për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i marrim armët. Pasi disa të rinj janë vrarë për mbrojtjen e Kosovës. Kemi pritur mbi 500 mijë refugjatë në Kukës. Unë i marr armët për të mbrojtur Kosovën.…

Read More

Yuri Kim merr një post me rëndësi në Departamentin e Shtetit. Pas largimit nga Shqipëria si ambasadore e SHBA-së, Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku. Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi.

Read More

Në kuadër të sezonit turistik, Policia Rrugore ka marrë masat. Duke filluar nga dita e sotme, deri më datë 15.09.2023, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave, do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore. Njoftimi i plotë Në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, si dhe për monitorimin e qarkullimit rrugor drejt zonave bregdetare dhe turistike, me qëllim krijimin e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve dhe të shtetasve të huaj që zgjedhin vendin tonë, si dhe në zbatim të udhëzimit të përbashkët nr.7967, të datës 30.05.2018, “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar sot opozitën se po përdor situatën në Kosovës për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Balla theksoi se Shqipëria është gjithnjë pranë interesave të Kosovës, por shtoi ai, nuk duhet harruar roli dhe qëndrimet e NATO-s. “Shqipëria, gjithnjë pranë interesave të Kosovës. Por mos harroni që jemi vend anëtar i NATO-s. Falë kësaj organizate, u bombardua për afro dy muaj, Beogradi dhe sot kemi Kosovën shtet të lirë, të pavarur”,-tha Balla në fjalën e tij në Kuvend. Teksa i cilësoi kolegët demokratë si “anti-amerikanë”, Balla theksoi se lirinë…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur këtë të enjte 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Italian, Sivlio Berlusconi. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla e cilësoi Berlusconin si një personalitet të rëndësishëm që ka mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. “Kërkoj 1 minutë heshtje në respekt të një personaliteti i cili kur hyri në politikën italiane ka pasur një afeksion ndaj Shqipërisë dhe ka qenë mbështetës i palëkundur i vendit tonë”,-tha Balla.

Read More

E ardhmja e Kylian Mbappe është një telenovelë e vërtetë. Francezi ka konfirmuar se nuk do të zgjas qëndrimin te PSG, duke rritur kështu pretendimet për një kalim te Real Madrid. Një rol të veçantë pritet të luaj edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Presidenti ka pranuar se do të përfshihet në sagën e Kylian Mbappe, pasi synon që të mbaj sa më gjatë në kampionatin vendas një prej lojtarëve më të mirë francez. “Unë nuk e kam shkopin magjik, por do të përpiqem ta shtyj largimin”, është shprehur Macron për mediat franceze. Macron foli me Mbappe në një situatë të…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në fjalën e saj në seanën plenare në Kuvend është shprehur se administrate publike është kthyer në makth për qytetarët shqiptarë. Ajo tha se Konferenca e Kryetarëve nuk i lejon deputetët të kenë kohën e nevojshme të flasin për çështjen e administratës publike, por u jep atyre vetëm 1 minutë kohë. Vokshi shtoi edhe se ‘Aktivisti’ dhe ‘Patronazhisti’ janë sistemet më të dhunshme që ekzistojnë sot dhe që sipas saj i shërbejnë partisë në pushtet. “Unë dua të flas për administratën publike, por konferenca e kryetarëve ma heq këtë të drejtë. A është e…

Read More

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh. Ai akuzohet se bashkë me dy persona të tjerë kanë qenë duke transportuar tre thasë me 85 kg kanabis me një automjet “Audi Q7”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”. Shkon 3 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar më datë 21.12.2022. Drejtonte automjetin “Audi Q7”, me të cilin po…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku, thotë se procesi i integrimit në BE nuk duhet të jetë pronë e qeverisë dhe ku shumë pak zyrtarë të saj kanë informacione, përkundrazi duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent. Në një reagim lidhur me takimin e sotëm për politikën ekonomike dhe monetare, i cili mbyll takimet dypalëshe të shqyrtimit të kapitullit të 3 me Shqipërinë, Tabaku tha se “deri më sot, Këshilli Kombëtar Integrimit (KKIE) nuk ka asnjë informacion mbi diskutimet. Zero raportime”. “Një diskutim kombëtar duhet të nisë menjëherë, komunikimi efektiv…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë më 16 qershor në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialogun, që organizohet në qytetin e Strugës. Ky edicion përkon me 5-vjetorin e arritjes së marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në Prespë, më 17 qershor 2018, marrëveshje e cila i hapi rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Me këtë rast, Presidenti Begaj, është i ftuar të marrë pjesë në panelin e kryesuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ku do të marrin pjesë gjithtashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,…

Read More

Në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend, mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe ministres Milva Ekonomi ka pasur një debat në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”. Sipas Nokës, koncepti i këtij aplikacioni është kriminal. “A ka dijeni zonja që drejtorët, ministrat e kabinetit, i kanë terrorizuar punonjësit e shtetit për ta plotësuar me detyrim ose ndryshe për t’u larguar nga vendi i punës në administratën shtetërore? Koncepti i aktivistit është kriminal sepse involvon dhe bën në një shtetin, punonjësin e shtetit me punonjësin apo militantin e partisë. A është ky standard i DAP-it dhe standard i administratës publike? Është…

Read More