Author: tirana

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është shprehur i gatshëm për të shkuar për të luftuar në Kosovë, nëse do të jetë nevoja. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të dënojë dhunën e ushtruar nga ana e grupeve kriminale në veri të Kosovës. “Nëse do jetë nevoja, unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët gjatë luftës së Kosovës ku janë vrarë disa të rinj tanët. Kemi pritur mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Po zotëri, unë e marr armën për të luftuar…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës,…

Read More

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit ka bërë gati projektvendimin për heqjen e mesatares 8.5 në degët prioritare, me kërkesë të universiteteve publike dhe Universitetit Bujqësor në veçanti, i cili ka dhe pjesën më të madhe të degëve të shpallur si degë me interes kombëtar. Sipas rektorit të universitetit bujqësor, Fatbardh Sallaku me vendimin e ri që pritet të miratohet do t’u lihet universiteteve të bëjnë përzgjedhjen. “Kemi rënë dakord me ministrinë që të hiqet kufiri i notës mesatare për çdo të ri që aplikon për këto programe studimore me rëndësi kombëtare në Universitetin e Tiranës.” Ky projekt vendim parashikon…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës. Ngjela tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës është një akt që cënon sovranitetin e shtetit dhe mund ta bëjnë vetëm serbët, si hakmarrje ndaj humbjes së veriut. Avokati theksoi se veprimet e Kurtit janë një sukses i madh për historinë e Shqipërisë, pasi arriti të merrte kontrollin e plotë të veriut të Kosovës. Ngjela i cilësoi serbët si “bakalaro historike”, por që kanë përfituar se i ka mbështetur Anglia me Francën. “Ky është sukses i madh për historinë e Shqipërisë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe. Për Ramën, s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri. Prioritet nënvizon kryeministri Edi Rama mbetet de-eskalimi dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike, sipas kryeministrit duhet të përmbushen një orë e më parë.

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish këtë të Enjte në foltoren e Kuvendit. Ai argumentoi se pse e përdori frazën, “jepja fustanin Ramës” drejtuar ministres Spiropali. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla të mos shkelet rregullorja, referuar ndërhyrjes që sipas tij bën Spiropali sa herë citohet Rama. “Që t’i japë fustanin Edi Ramës mori interpretim absolutisht që nuk ishte qëllimi im. Nuk kam ndërhyrë në orientimin seksual të asnjë njeriu. Nëqoftëse t’i lejon të përgjigjet për Kryeministrin të cilin unë e atakoj këtu me fakte e argumenta, një person që nuk quhet Edi Rama t’i shkel me dy…

Read More

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pasi kanë identifikuar menjëherë pas ngjarjes, 3 shtetasit e përfshirë në një konflikt të çastit, me armë zjarri, të ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e datës 08.05.2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, mbështetur nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre. Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Xh. F., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 08.05.2023, jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, pas një konflikti të çastit, për…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një 33-vjeçari, i cili është kapur në flagrancë, pas një ndjekjeje prej disa kilometrash, pasi me mjetin e tij po transportonte 9 kg kanabis, me destinacion Greqinë. Sipas policisë, rezulton se 33-vjeçari i arrestuar theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. I riu ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e automjeti nga shërbimet e Policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme nga ana e tyre, ai është kapur dhe vënë në pranga.

Read More

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 35 vite burg për Ludian Zaimin, efektivin e policisë që vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, brenda komisariatit nr.3 në kryeqytet. Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçari i Patrullës së Përgjithshme, që qëlloi për vdekje me armën e shërbimit kolegun Çaush Saliasi, pretendoi pas ngjarjes se ishte bullizuar dhe fyer në vijimësi prej tij. Policia e Tiranës tha se autori ishte Ludjan Zaimi, punonjës i Patrullës së Përgjithshme, prej gati 1 viti e gjysmë. Plumbat e armës së tij ranë mbi efektivin tjetër të patrullës, 55-vjeçarin Çaush Saliasi, i cili mbante uniformën e…

Read More

Glenda Jackson ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare pas një sëmundjeje. Agjenti i aktores fituese të Oskarit, Lionel Larner, tha: “Aktorja dhe politikania dy herë fituese e çmimit Oscar Glenda Jackson ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Blackheath, Londër, këtë mëngjes pas një beteje të shkurtër me sëmundjen, me familjen e saj pranë saj”. Jackson lindi më 9 maj 1936 në Birkenhead, Cheshire, Angli. Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në vitet 1950 dhe u bë e njohur si në teatër ashtu edhe në film. Ajo ishte e njohur për performancat e saj të gjithanshme dhe ishte…

Read More

Zëvendës Kryeministrja njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku këtë të enjte ka qenë pjesë e konferencës ndërkombëtare, Prokurimet e Hapura dhe të Qëndrueshme në Evropë. Ministrja Balluku në fjalën e saj është shprehur se falë reformave të ndërmarra nga qeveria tashmë vendi ynë është kthyer i sigurtë për investitorët e huaj. Ndër t5ë tjera ajo është shprehur se lajmet pozitive në fushën e zhvillimit kanë një rëndësi të madhe për integrimin e vendit në BE. “Ndaj dhe sot është kënaqësi e veçantë, por dhe një vlerësim shumë i rëndësishëm që Shqipëria është zgjedhur nga partnerët tanë ndërkombëtar…

Read More

     Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, (vëllezër) pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Sipas bluve, u bë arrestimi i shtetasve A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More