Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti pas publikimit të një video-skandali ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Postimi Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur…
Author: tirana
Gjatë pasdites së sotme (e premte, dt.16) dhe ditën e nesërme (e shtunë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe në jug të territorit. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. PARASHIKIMI METEO ————————– RESHJET Sot pasdite (e premte, dt.16) dhe nesër (e shtunë, dt.17) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar nga Forumi i Prespës rrëmbimin e policëve nga forcat serbe, pak ditë më parë. Ai tha se Serbia e ka në traditë rrëmbimin ndërsa shtoi se Kosova e ka deklaruar pavarësinë e saj 15 vite më parë dhe kjo tashmë dihet botërisht. “Serbia e ka një traditë të rrëmbimeve. Kosova ka deklaruar pavarësinë pavarësinë para 15 vitesh. Të gjithë Republikat e ish-Jugosllavisë kanë shpallur pavarësinë në të gjithë Republikat e ish-republikat e Jugosllavisë. Ajo që na duhet ne është se Serbia të deklarojë pavarësinë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, Mal i Zi,…
Dy shqiptarë që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Vlorë. Në pranga përfunduan Eduart Alikaj dhe Feta Shametaj akuzohen për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike në Italinë veriore. Sekuestrohen në Vlorë, 1 mjet ekskavator, 1 mjet kamion dhe 1 mjet lundrues gomone. Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta është gjurmuar vjedhja e 12 automjeteve me vlerë të lartë ekonomike dhe e 10 makinave të tjera për bujqësi dhe…
Një 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në lagjen “Çlirimi” në Berat. Burime bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Nuredin Lamaj, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar me shpejtësi një video erotike ku dyshohet se protagonist është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Videoja mban datën 6 qershor dhe është bërë në orën 16:00. Në rrjetet sociale pretendohet se filmimet janë realizuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërsa për momentin nuk dihet autorësia e videos. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kryetari i bashkisë dhe nuk dihet as vajza që shfaqet në video. Safet Gjici u zgjodh për herë të parë kryetar i bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e 2019-s, ku përballë nuk pati rival.…
SPAK ka nsiur hetimit ndaj një video të përhapur në rrjet ku shfaqet kreu i bashkisë së Kukësit Safet Gjici duke kryer marrëdhnie seksuale brenda zyrës së tij. Një video po qarkullon me shpejtësi në whatsapp të shqiptarëve ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij. Në video, e cila është e gjatë më shumë se dy minuta, duket data 6 qershor 2023. Për arsye etike videon nuk e publikojmë.
Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikëpritës i rundit e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë. Abazoviç, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“. “Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një…
Një efektiv policie është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij gjykata ka caktuar masën e detyrimit me paraqitje. Efektivi Nderim Cami, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”. Në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thuhet se 33-vjeçari, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të një shtetasi, të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambjentet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, për…
Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, masa të mbrojtura prej kohësh nga ish-Kryeministri Silvio Berlusconi. Reforma frenon përdorimin e përgjimeve, ndërlikon procedurat për miratimin e urdhëarresteve si dhe shpërdorimi i detyrës nuk do të jetë më një krim. Kjo është e fundit mes një sërë reformash të miratuara për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë në Itali. Projektligji tani do të shkojë në parlament për diskutim dhe miratim. Disa gjyqtarë dhe prokurorë ka deklaruar se kjo do ta bëjë më të vështirë hetimin e krimeve dhe…
Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Astir, ndërsa dyshohet se ishte e qëllimshme. Sipas policisë rreth orës 01:35, Elidon Mata, ka njoftuar policinë se se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar në pjesën e përparme, automjeti i tij. Sipas burimeve dyshohet se është aktivizuar një lëndë plasëse në zonën e motorit, ndërsa policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit. “Më datë 16.06.2023, rreth orës 01:35, shtetasi E. M. ka njoftuar Policinë se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar lehtë, në pjesën e përparme, automjeti i tij. Grupi hetimor po…
Ish kryeministri Sali Berisha foli për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat. “Nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre votimi. Para çdo gjykatësi, ajo shpallej e pavlefshme dhe tani gjykata me një vendim të kontrolluar shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi. A ka logjikë të dënosh zgjedhësit e bashkisë së Rrogozhinës që votuan, në vend që të kërkonte dënimin për Ulsi Manjën, Erion Velinë dhe drejtorin e burgut…