Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në misionet jashtë vendit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se Shqipëria me kontingjentin e saj të 13-të po merr pjesë në grup-batalionin e NATO-s në Letoni. “Vendi ynë ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, tha Peleshi. Kontingjentit XIII EOD merr pjesë në misionin e Prezencës së Përparuar të Përforcuar (Enhanced Forward Presence – eFP) të NATO-s, si pjesë e grup – batalionit…
Author: tirana
Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit. Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të turistëve që vizitojnë një nga pikat më atraktive të tij, kalanë. “Vërshimi i turistëve drejt Beratit”, shkruan ai në rrjetet sociale. Berat tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum. Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë.…
Në Rrogozhinë dhe në Kukës do të zhvillohen zgjedhje të reja lokale. Vendimi për datën e zgjedhjeve në rastin e Kukësit i takon Presidentit, ndërsa për Rrogozhinën do të vendosë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të dy institucionet pritet të koordinohen për të zhvilluar zgjedhjet në të njëjtën datë. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ do duhet të shpallë afatet e regjistrimit në garën elektorale të subjekteve politike, kandidatëve, si dhe të të gjitha etapave në funksion të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Në Kukës, zgjedhjet do të përsëriten pas dorëheqjes dhe shkarkimit nga qeveria të kryetarit të Bashkisë Safet Gjicit.…
Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 26 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit. Nga kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, janë arrestuar dhe proceduar 24 drejtues automjetesh, të cilët u kapën në timon në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. GJATË JAVËS QË LAMË PAS JANË VENDOSUR 8750…
Pas publikimit të videos të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, çështja tani ka kaluar në duart e SPAK. Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma.K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie me Gjicin, në zyrën e këtij të fundit. Ai tha se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh, por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre. Ajo ka nënvizuar se e shqetëson fakti se çështja po përdoret politikisht. “I kam shkruar dhe…
Boksieri shqiptar, Altin Zogaj është bërë kampion i Evropës në peshat e lehta, IBO. Zogaj ka triumfuar ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino mbrëmjen e së shtunës në Sttutgart të Gjermanisë. Ai ndaj boksierit italian arriti fitore me vendim unanim, duke u shpërblyer me titullin kampion të Evropës në IBO. 30-vjeçari vazhdon formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 12 raunde të zhvilluara, ai nuk ka humbur asnjëherë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti të mbajtur ditën e sotme në Berlin. Osmani ka shkruar në twitter, për bisedën që ka patur me Scholz ku ka thënë se është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara. Duke iu referuar rrëmbimit të 3 policëve në veri të Kosovës, Osmani falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve. Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale operacionin e rrallë në Spitalin Universitar të Traumës që i shpëtoi jetën një 55-vjeçari më dëmtime të shumta, të shkaktuara pas rënies nga një lartësi e madhe. “Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, u realizuan me sukses nga një ekip multidisiplinar i mjekëve neurokirurgë, ortopedë dhe reanimatorë në Spitalin Universitar të Traumës, duke i shpëtuar jetën pacientit 55-vjeçar”, shkruan ministrja. Më tej, ministrja uron mjekët e spitalit të Traumës për profesionalizmin e treguar. “Urime ekipit të Spitalit Universitar të Traumës, mjekët…
Reshjet e dendura të shiut në Korçë, kanë shkaktuar problematika të shumta në tokat e mbjella, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në një reagim për mediat, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidolli, tha se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit. Gjithashtu ajo i bën thirrje institucioneve shtetërore për të mbështetur fermerët në mënyrë që të përballojnë këtë sfidë. DEKLARATA Jam në këtë deklaratë për mediat, për të raportuar situatën e vështirë me të cilën po përballen sot fermerët e Korçës, si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut. Me qindra hektarë tokë, kryesisht elb dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sot se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejtë. Kurti para mediave ftoi sërish ndërkombëtarët që të dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor. Tre policët u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë. “Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre…
Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës. Në pranga kanë rënë Eduart Kërçiku, Elion Bakalli, Bernard Karaje, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tyre shtetasi Leonard Celiku i cili lëvizte me automjetin e tij para 3 automjeteve të mbushur me emigrantë për të monitoruar rrugën për prani të policisë. Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq. 26 vjeçari Eduard Kërçiku është person me precedentë të mëparshëm penale ndaj të cilit gjykata…
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë një ditë më parë, në një ceremoni të mbajtur në Toskana të Italisë. Teksa në rrjetet sociale këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes dasma e çiftit, duket se këtyre komenteve nuk u ka shpëtuar as Luiz Ejlli. Një nga ndjekëset e tij në Instagram i ka shkruar këtij të fundit me ironi se as ai dhe as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë. Luizi i është kthyer duke i thënë se nuk ka shkuar pasi ka qenë në New York me koncerte, duke e paralajmëruar…