Conference League mësoi sot në 13:00 në Nyon të Zvicrës edhe çifttet që kanë mundësinë për t’u përballur në turin e dytë kualifikues. Gjithmonë nëse skuadrat shqiptare kalojnë turin e parë, atëherë në 27 korrik dhe 3 gusht do jenë në fushë për turin e dytë.
Sipas shortit, nëse Tirana kalon Dinamo Batumin e Gjeorgjisë në turin e parë, në atë pasardhës i presin gjigantët turq të Besiktas. Nga ana tjetër, nëse Egnatia kalon Aratat-Armenia, në turin e radhës gjejnë Aris-in e Selanikut.
Vllaznia do duhet të kalojë Linfield të Irlandës për t’u përballur me Pogon Szczecin të Polonisë.
Partizani nëse nuk ia del të kalojë BATE Borisovin në turin e parë të Champions League, do përballet në turin e dytë të Conference League me fituesin e çiftit Club D’escaldes/ Buducnost.
Ndeshjet e turit të dytë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht.
Shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League (Sipas UEFA, duelet do luhen në 13 dhe 20 korrik 2023):
Ararat-Armenia – Egnatia
Linfield (Irlandë) – Vllaznia
Tirana – Dinamo Batumi (Gjeorgji)
Edhe skuadrat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë mësuar skuadrat kundërshtare. Kështu, Shkëndija e Tetovës luan me Haverfordëest County e Uellsit, teksa Shkupi me Hegelman të Lituanisë. Skuadrat kosovare kanë “peshkuar” short të lehtë. Dukagjini luan me Europa FC të Gjibraltarit, ndërsa Gjilani me Progres Niedekorn të Luksemburgut.
Shkëndija – Haverfordëest County (Uells)
Dukagjini – Europa (Gjibraltar)
Progres Niedekorn (Luksemburg) – Gjilani
Hegelman (Lituani) – Shkupi
Turi i dytë i Conference League (Ndeshjet e turit të dytë me sistem vajtje-ardhje do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht):
Club D’escaldes/ Buducnost – Partizani / BATE Borisov
Besiktas – Tirana / Dinamo Batumi
Linfield / Vllaznia – Pogon Szczecin (Pol)
Ararat Armenia / Egnatia – Aris Selanik
Ballkani / Ludogorets – Helsinki / Larne
Rijeka – Dukagjini / Europa
Viktoria Plzen – Drita
Torshavn / Paide – Shkëndija / Haverforduest
