Author: tirana

Sytë e botës janë kthyer nga një operacion shpëtimi që po kërkon për shenja nga nëndetësja Titan, e cila prej ditësh tashmë ka dalë nga radarët. CNN raporton se dy ish-punonjës të OceanGate, secili më vetë, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth sigurisë së nëndetëses Titan kur ata punonin për kompaninë disa vitë më parë. Një deklaratë e bërë nga laboratori kërkimor tregon përplasje të informacionit rreth mënyrës sesi është ndërtuar, testimit dhe zhvillimit të nëndetëses. David Lochridge, ish-drejtues i kompanisë për operacionet detaret, deklaronte në një dëshmi për gjykatën se u hoq nga puna në vitin 2018 pasi ngriti…

Read More

Edhe ambasadores franceze në Tiranë, Elisabeth Barasacq i përfundon mandati, përpos Yuri Kim. Nga Korça ambasadorja franceze ka folur në lidhje me reformat e qeverisë e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit. E pyetur në lidhje me integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, ambasadorja franceze u shpreh se Shqipëria është në fazën ku BE po verifikon se çfarë ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave. “Duhet të kujtoj se Shqipëria tashmë është në fazën ku komuniteti evropian po verifikon se çfarë Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave”,-tha Barasacq. Ajo tha se ka akoma shumë për të bërë në fushën…

Read More

Pas Juventusit dhe Napolit dhe dhjetra klubeve të tjera në Itali, që u akuzuan për mashtrime financiare apo dhe çmimeve stratosferike që po qarkullojnë në Arabinë Saudite për shitjen e lojtarëve, UEFA tani po mendon të ngrejë një komision të posaçëm që përcakton çmimin e futbollistëve në treg në bazë të përformancës së tyre gjatë gjithë sezonit. Kjo është cështja që do të jetë në qendër të vemendjes në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në 28 qershor. Qëllimi i gjithë kësaj është për të evituar rritjet fiktive të çmimeve të lojtarëve. Do të jetë një grup i posaçëm pune…

Read More

Deputeti Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra sot në Kuvend, duke folur edhe për videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ai tha se zyrat e shtetit janë kthyer në “bordello dhe askush nuk flet”, duke shtuar se kjo ndodh për shkak se kanë interesa për të fituar tendera. Ai i ka bërë thirrje edhe opozitës, që të mos “mbyllë sytë”, por të denoncojë rastet e abuzimeve edhe korrupsionit. I keni kthyer zyrat e shtetit në bordello, dhe tu vij turp. Ka pasur problematika gjithmonë, por e dimë të gjithë që nuk reagojnë. Ky vend po shkon drejt…

Read More

Ka ndërruar jetë profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe artisti Shyqri Nimani, i cili njihet si dorëshkrues i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nimani u lind në vitin 1941 në Shkodër. Nimani ndër të tjera ishte edhe themelues i Departamentit të dizajnit grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina”, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, autor i disa prej logove të institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe dorëshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e Nimanit. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës,…

Read More

Një e moshuar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” në kryeqytet. “Më datë 22.06.2023, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonte shtetasja N. B., 87 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Read More

Fitoret e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe shtuan entuziazmin e ekipit dhe tifozëve që kualifikimi në Euro 2024 është i mundur. Trajneri Sylvinho tregoi në një postim në rrjetet sociale se grumbullimi shumë kohë para sfidave ndihmoi në forcimin e grupit. “Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet. Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm”. Sylvinho tha se merita për 6 pikët e marra është e kujtdo që…

Read More

Ish-banorja e “BBV2” Olta Gixhari ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit, duke postuar foto nga pushimet e saj me familjen në Bodrum, pikërisht në vendin ku u bënë dhe xhirimet e formatit më të ri që do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel, “Kepi i VIP-ave”. Janë bërë shumë aludime se ajo do jetë pjesë e këtij formati, por autorja Olsa Muhameti e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se aktores nuk i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Kepit të VIP-ave”, por i është bërë një telefonatë nëse mund të bëhej pjesë duke…

Read More

Zhduket një 46 vjeçar në Elbasan. Ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë denoncim në polici, duke thënë se ka humbur gjurmët dy ditë më parë. I vëllai thotë se ai ka qenë duke punuar një sipërfaqe toke buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet paraprake janë se atë mund ta ketë marrë rrjedha e lumit. Njoftimi i policisë: Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë.…

Read More

Bebe Rexha u rikthye në skenë vetëm dy ditë pasi u godit në fytyrë nga një telefon që i hodhi një burrë nga audiencë. Këngëtarja kishte një fashë mbi sy gjatë performancës të së martës mbrëma – koncerti i saj i parë që nga incidenti. Ndalesa e saj e fundit e turneut u zhvillua në ‘The Fillmore’ në Filadelfia, Pensilvani. Bebe Rexha bisedoi me turmën gjatë koncertit të saj, duke u thënë atyre: “Vetëm ju lutem nuk ka telefona në fytyrën time sonte, ju lutem”. Në klip, Bebe pyet nëse një anëtar i stafit të saj mund të pastrojë sendet…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij. Përmes avokatëve, Beleri, kundështoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij. Vetëm dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Read More

Ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij. Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash. Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Read More