Author: tirana

Disa mbetje momentalisht të paidentifikuara janë gjetur në zonën e kërkimit pranë Titanikut, aty ku prej së hënës vijojnë kërkimet për të gjetur nëndetësen e zhdukur me 5 persona në bord. Lajmi u bë i ditur nga roja Bregdetare Amerikane. Në një postim në Twitter, thuhet se mbetjet e gjetura, të cilat momentalisht nuk dihet kujt i përkasin, po vlerësohen nga ekspertët. Roja Bregdetare Amerikane pritet që të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje. Sipas autoriteteve, mbetjet u zbuluan nga ROV (një mjet që komandohet në distancë), në fund të oqeanit, pranë rrënojave të…

Read More

Nga The Economist Irani nuk mund të rivalizojë Ukrainën dhe Tajvanin për titujt kryesorë, por së shpejti situate mund të rezultojë po aq e rrezikshëme atje. Programi i  armëve bërthamore është zhvilluar aq shumë sa regjimi është vënë në kërkim edhe të një bombe. Për shkak se negociatat e plota janë të pamundura, kërcënimi mund ta tërheqë Lindjen e Mesme në luftë, duke përfshirë edhe sulmet amerikane në objektet bërthamore iraniane. Kjo është arsyeja pse është mirë që administrata Biden po kërkon të ulë tensionet. Që nga viti 2018, kur Presidenti Donald Trump braktisi në mënyrë të pamatur një pakt midis…

Read More

Për herë të tretë radhazi, Kukësi nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Një dështim që mund të konsiderohet si tragjik për klubin verilindor, që tashmë po përballet me një merkato shkatërrimtare. Në këto ditë të para, Kukësi ka pësuar një eksod të frikshëm, ku plot 16 lojtarë kanë konfirmuar tashmë divorcin. Operacionit “Fshesa” deri më tani i kanë shpëtuar vetëm 4 futbollistë, të cilët mund të konsiderohen edhe si baza e ekipit në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Angjelo Tafa e Mbarak që kanë kontratë deri në vitin 2025 dhe Atdhe Radhiti e Lamçe që…

Read More

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj pas pesë orësh në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ka përfunduar dëshminë në lidhje me dy procedimet penale ndaj tij. Në dalje të tij ai nuk ka pranuar të flasë për gazetarët duke thënë vetëm se ka sqaruar pozicionin e tij dhe do të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme. “Sqarova pozicionin tim dhe do të vij sa herë të duhet”– mësohet të ketë thënë Ahmetaj. Emri i Arben Ahmetajt u lakua në inceneratorin e Elbasanit, pasi në kompjuterin e Klodian Zotos u zbuluan të dhëna që tregojnë se si i kërkuari në kulmin e…

Read More

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE Group, duke zëvendësuar në këtë post Adrian Çelën, i cili u largua pas mbarimit të mandatit të tij. Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë. Fillimisht ishte specialist në Ministrinë e Energjisë, jurist në Entin Rregullator të Energjisë dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në këtë Ministri.

Read More

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka përfunduar dëshminë në SPAK në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj tij. Ahmetaj dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash. Hetimi ka nisur në kuadër të aferës së inceneratorëve. Kjo është hera e parë që ish-zv.kryeministri paraqitet në SPAK për këto hetime.

Read More

Dje në darkë në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Në studio pati një debat të ashpër mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj. Pjesë nga debati: Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë. Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi. Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi. Genc Gjokutaj: Nuk ekziston… Blendi Fevziu:…

Read More

Shqipëria tanimë ka një kampione e cila qëndron në majën e Evropës, e ajo është Luiza Gega, e cila ka rrëmbyer një tjetër fitore në Europianin të Atletikës që po zhvillohet në Poloni. 34-vjecarja ka shkëlqyer në garën e 3 mijë metrave me pengesa, ku ka zënë vendin e parë, ndërsa ka vendosur një kohë rekord e konkretisht 9 minuta e 17 sekonda. Ky rekord i Gegës nuk është lënë jashtë vëmendjes nga autoritetet më të larta të atletikës në Evropë, të cilat kanë vlerësuar performancat e njëpasnjëshme të shqiptare, e cila është aktualisht në majën e Evropës. Gega ka…

Read More

Sulmi i bërë nga Irani korrikun e vitit të kaluar drejt sistemit kibernetik shtetëror shqiptar, ka qenë i ngjashëm si dy pika uji me sulmin kibernetik që vetë Irani ka pësuar më herët nga hakera të dyshuar si të lidhur me anëtarët e grupit MEK në Manzë. Duket si një kundërsulm me të njëjtën armë dhe të njëjtën strategji. Fakti bëhet i ditur në dosjen e SPAK në lidhje me hetimin e nisur ndaj një bërthame hakerash brenda ambienteve të kampit MEK në Shqipëri, që kishin kryer sulme drejt Iranit. Për këto dyshime u zhvillua edhe kontrolli i së martës…

Read More

Një i ri shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Francë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, 27-vjeçari ishte pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Lion, e ndërsa mësohet se paguhej 2000-2500 euro në muaj për shitjen e heroinës dhe kokainës. Gjatë kontrollit fizik në banesën e të riut, policia gjeti dhe sekuestroi 108 gr heroinë, 15 gr kokainë dhe para cash. Përveç dënimit më 18 muaj burg, 27-vjeçarit i është ndaluar hyrja në Francë për 10 vitet e ardhshme.

Read More

Arjola Demirit ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale. Aktorja e e njohur shfaqet teksa kërcente me lëvizje erotike në ambjentet e një kishe. Por Arjolës nuk i duket aspak e ekzagjeruar sjellja e saj në kishë, e madje tëerk-un e saj e ka krahasuar me aktivitete normale në shtëpinë e Zotit, siç është martesa apo projekte artistike. Me një fjalor ofendues ndaj shqiptarëve, Arjola Demiri e ka shfrytëzuar videon për të marrë më tepër vëmendje. “Ne kete kishe lejohen, mbremjet gala, teatri, kercimi , martesat gay , sportistet etj. kjo eshte per tju treguar…

Read More

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën veriore, ku ka takuar përfaqësuesit e popullit serb nga Kosova. Në këtë takim morën pjesë kryesia e Listës Serbe, shkuan Kosova Online. Gjatë krizës së fundit në veri të Kosovës, Grenell kritikoi disa herë veprimet e autoriteteve kosovare dhe kryeministrit Albin Kurti për shkak të refuzimit të tyre të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të SHBA-së dhe BE-së për shtensionimin e situatës. Ai po ashtu i bëri thirrje Kurtit që të tërheqë policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e sapozgjedhur…

Read More