Author: tirana

Nga: Vitjon Nina Duket thjesht çështje ditësh rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Me zgjedhjet brenda forcës së djathtë politike, të cilat pritet të mbahen më 29 korrik dhe me përballë një kundërshtar thjesht për numër, trokitja e Bashës në derën e PD-së zyrtare, por të selisë dytësore teknikisht, nuk ka nevojë as të ketë përgjigje për të hapur derën ajo tashmë është e ç’kyçur. Me një mbledhje dy-orëshe të Kryesisë të enjten e 22 qershorit, vendimi përfundimtar u mor: Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, do të jenë dy kandidatët për të marrë drejtimin e forcës së…

Read More

Një burrë i dyshuar si mashtrues, kaloi gati dy vjet në një hotel me pesë yje pa paguar, kanë thënë mediat lokale. Ankush Dutta rezervoi një dhomë në hotelin Roseate House në Delhi më 30 maj 2019 dhe duhej të largohej të nesërmen. Ai e zgjati qëndrimin e tij për 603 netë deri më 22 janar 2021, duke lënë pas fatura të papaguara 70,000 dollarë. Menaxherët e hoteleve ngritën padi kundër disa punonjësve për falsifikim dhe mashtrim. Autoritetet thanë se dyshonin se anëtarët e stafit ishin korruptuar për të manipuluar sistemet e softuerit të brendshëm.

Read More

Ansambli Folklorik “Tirana”, pjesë e Qendrës Kulturore Tirana-Teatri Metropol, përfaqësues i Tiranës dhe Gjirokastrës në Festivalin Folklorik Kombëtar që zhvillohet në Gjirokastër nga datat 24 qershor-1 korrik. Mbeten vetëm pak ditë që Ansambli Tirana, ky xhevahir i Tiranës, i përbërë nga artistë të rinj, do të përfaqësoj qarkun e Tiranës në skenën e madhe të Kalasë së Gjirokastrës në datën 26 qershor me fabulën “Rituali i jetës”, që flet për të gjitha proceset e jetës nga lindja në vdekje. Ndërkaq, grupi i polifonisë së këtij ansambli do të përfaqësojë qarkun e Gjirokastrës me këngën lirike “Zërin nga gjyshërit e muarrëm”…

Read More

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan. Sipas policisë i arrestuari është N.O, me vendbanim në Mitrovicën e Veriut, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”. “Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet…

Read More

Këtë të premte po mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës, pas skandalit që përfshiu ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin. Kryerari i Këshillit të Bashkisë, Albert Muja në fjalën e tij kërkoj ndjesë dhe tha që duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës. Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltarë që kundërshtoj fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi krimin e turpshëm të Safet Gjicit dhe kërkoj që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës duhet të japin dorheqje. “Ngjarja është shumë e rëndë. Kjo që ndodhi është një kujtesë publike se…

Read More

Gazetari investigativ, Artan Hoxha dha detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili ishte pjesë e një videoje të rëndë me sfond seksual, pas të cilës ai u shkarkua nga qeveria, ndërsa SPAK tha se ka nisur hetimet. Hoxha tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se dyshonte se mund të jenë paguar edhe para që ajo të mos dilte në qarkullim, por ajo doli dhe prishi punë, duke ngatërruar situatën. Rakipi: Ç’po ndodh me çështjen Gjici? Hoxha: Policia gjyqësore ka marrë deklarime të personave të tjerë, edhe persona të stafit të bashkisë së Kukësit. Është marrë…

Read More

Për herë të dytë, studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë me bindjen se do të kenë një përgjigje nga institucionet. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën. Në të kundërt ata do të paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë. Ata u shprehën se edhe pse afati që u kishin lënë institucioneve për t’iu kthyer një përgjigje ishte deri të enjten,…

Read More

Vala e të nxehtit pritet të largohen ditën e shtunë. Ditët më të nxehta që janë shënuar gjatë këtij viti deri më tani janë e enjtja dhe e premtja e kësaj jave ku termometri shënoi vlerat maksimale deri në 37 gradë Celsius, në zonën e Elbasanit dhe Beratit. Veç të shtunës, temperaturat do të pësojnë një tjetër ulje edhe ditën e dielë. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër do të jetë i freskët. Madje muaji Qershor do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.

Read More

Një rast tronditës që përfshin abuzimin seksual të një gruaje nga dhjetëra burra që i ftoi burri i saj në shtëpi pasi e kishte droguar, ka tronditur Francën. Sipas Daily Mail, “Françoise” (pseudonimi i përdorur nga autoritetet franceze i viktimës së këtij brutaliteti të paimagjinueshëm) u shkatërrua, kur pa provat vizuale të abuzimit të saj, të cilat u regjistruan nga bashkëshorti i saj. Numri i përdhunuesve të saj arrin në 83, ku përfshihen nëpunës civilë, ushtarë, shoferë ambulancash, infermiere, shoferë kamionësh, një gazetar, një këshilltar bashkie dhe një zjarrfikës. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacion mbi identitetin e të dyshuarve,…

Read More

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë dy persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Tiranës. Njoftim i plotë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre. Si rezultat i kontrolleve u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., 18 vjeç, dhe…

Read More

Pas ndarjes nga Dafina, Dj Geek duket se është i hapur për njohje të reja. Ai është parë së fundmi nën shoqërinë e ish-banores së Big Brother VIP 2, Keisi Medini dhe në rrjet po përfliten se dyshja mund të kenë nisur një romancë. Sakaq në rrjet po qarkullojnë gjithashtu disa pamje ku tregojnë muzikatin dhe këngëtaren duke qëndruar pranë njëri-tjetrin në një club të Tiranës. Nuk dihet nëse dyshja do të sjellin ndonjë bashkëpunim muzikor apo ka diçka më shumë mes tyre. Kujojmë se pas ndarjes, Dafi dhe Dj Geek vazhduan ende të ruanin kontakte me njëri-tjetrin, i cili…

Read More

Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit “Bashke Fitojmë” për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë. Kolegji vendosi t’i shqyrtoje në një të dy paditë, për shkak se objekti i kërkimit është i njëjtë. Maliqi dhe koalicioni kërkojnë nga Kolegji: Ndryshimin e vendimit nr. 101, datë 16.06.2023 të ZAZ-së nr. 64, bashkia Kuçovë, qarku Berat “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kuçovë”. Rinumërim dhe rivlerësim i votave për ZAZ-në nr. 64, të gjitha QV-të, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave për QV-të e listuara…

Read More