Author: tirana

Modeles së njohur dhe ish-banores së “Big Brother Vip”, Jori Dellit i ka ardhur një propozim nga një fans. Ai i ka shkruar në rrjetet sociale, duke e ftuar që të jetë shoqëruesja e tij në mbrëmjen e maturës. Djaloshi i ka kërkuar Jorit ta shoqëroje në mbrëmjen e maturës dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” ka lënë ndjekësit e saj të tjerë të vendosin. Ajo ka pyetur në “Instagram”-in e saj dhe 95% e tyre janë për po. Pas aprovimit nga ndjekësit, tashmë na mbetet të shohim nëse modelja do ta mbajë premtimin e dhënë.

Read More

Zgjedhjet lokale për Bashkinë e Rrogozhinës do të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka propozuar ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë pritet që vendimi përfundimtar të merret të hënën. Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsërisë zgjedhjet në Rrogozhinë pas ankinimit të rezultatit nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë. Kukësi mbeti pa kryebashkiak, pas dorëheqjes së Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të një video…

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident në Itali, në zonën e Breshias. Mirjan Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij dhe më pas u përplas me barrierën. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend. Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por Cangoja nuk arriti të mbijetonte.

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë për L’Intersista ku ka folur për mesfushorin e Interit, Kristjan Asllanin dhe jo vetëm. Ai gjithashtu iu ka thurur elozhe edhe futbollistëve të tjerë të Kombëtares, si mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshitin dhe mesfushorin e Sasuolos, Nedim Bajrami. President, Asllani bëri një gol të madh, pas një sezoni ku ka luajtur pak. A mendoni se tek Inter mund të rritet dhe të bëhet titullar, apo do të ishte më mirë të largohet në formë huazimi? “Është një lojtar i afirmuar tashmë, është një talent me shumë personalitet dhe me mundësi të…

Read More

Përtej postit të politikanit, Nard Ndoka zbulon se është një njeri romantik. Gjatë diskutimit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ai u shpreh se nuk i pëlqejnë gjestet që tërheqin vëmendje dhe nuk janë natyrale, por duhet të jetë diçka që e ndien. Nisur nga kjo, ai ndan një episod nëpërmjet të cilit i ka treguar dashurinë bashkëshortes. Nard Ndoka: Isha me pushime për 4-5 ditë diku dhe me miqtë e mi, me familjen. Kishte një oborr e shumë lule, lule edhe prej këtyre të egrave që dalin vetë, por edhe ato që i kishin kultivuar që ishin goxha interesante. Unë…

Read More

Pas vitesh kërkimesh dhe testesh rigoroze, mishi i pulës i rritur në laborator do të jetë zyrtarisht pjesë e sistemit ushqimor amerikan. Për herë të parë, rregullatorët amerikanë miratuan të mërkurën shitjen e pulës së bërë në laborator, duke lejuar dy kompani në Kaliforni të ofrojnë mish “të rritur në laborator” në tavolinat e restoranteve të vendit dhe në raftet e supermarketeve. Departamenti i Bujqësisë i dha dritën jeshile Upside Foods and Good Meat, firmat që kishin garuar për të qenë të parat në SHBA për të shitur mish që nuk vjen nga kafshët e thera apo sic quhet ndryshe…

Read More

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, kanë vënë sot në zbatim të planin operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, me qëllim evidentimin e këtyre drejtuesve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet, si dhe janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete. 102 prej drejtuesve të kontrolluar kanë rezultuar se kanë kaluar afatin një-mujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit…

Read More

Gjatë 20 viteve të fundit, duke llogaritur edhe sundimin e Recep Tayyip Erdogan, Stambolli është transformuar shumë. Zyrtarisht, popullsia e qytetit është 2-fishuar, duke arritur në 16 milionë banorë, ose pothuajse aq sa Londra dhe Nju Jorku të marra së bashku. Por numri real i banorëve mund të jetë shumë më i lartë. Në këtë mjedis të mrekullueshëm urban pranë Bosforit, kompanitë e ndërtimit me shumë lidhje me pushtetin, kanë ndërtuar një qytet të ri të shëmtuar – në fakt një koleksion qytetesh – plus aeroportin më të mbingarkuar të Evropës. Zakonisht bllokimi i trafikut nëpër rrugë shtrihet aq sa…

Read More

Janë publikuar notat e provimit të matematikës të maturës shtetërore 2023. Rezulton se 234 maturantë nga e gjithë Shqipëria kanë marrë naotën 10, ndërsa 1700 maturantë kanë ngelur. Klikoni këtu për të parë notat e provimit Provimin e matematikës e kanë kryer në total 27543 maturantë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.38% ndërsa nota mesatare është 6.65.

Read More

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Mikela Pupa ka zbuluar se është në një lidhje, ndonëse nuk e ka treguar personin që i ka rrëmbyer zemrën. Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram së fundmi Mikela zbuloi se partneri i saj ishte në ditëlindjen e saj para pak ditëve. Ajo ndau edhe dy foto me të por duke e mbuluar portretin me emoji. Por ajo ka habitur në pyetjen e rradhës, kur një ndjekës ka qenë kurioz nëse është e virgjër, Mikela i është përgjigjur me “Po”. Ndjekësit duket se ‘i bënë mirë detyrat e…

Read More

Një 55-vjeçar është arrestuar, pasi ka ndërtuar pa leje në plazhin e Tales. Uniformat blu bëjnë me dije se 55-vjeçari kishte ndërtuar një objejt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve. Njoftimi Policisë Intensifikohen kontrollet gjatë sezonit turistik, për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objejt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të prezantuar nga…

Read More

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar një ish anëtar i MEK, Hamid Atabai, i cili ka qenë muxhahedin për 36 vite dhe ka dezertuar vitin e kaluar, duke u larguar nga kampi i Manzës. Atabai bëri një rrëfim prekës të jetës të mbyllur që bëhet brenda kampit, duke dhënë detaje rrënqethëse nga aktiviteti deri në kufijtë e çnjerëzores brenda MEK. Atabai tregoi se si nuk u lejua të takonte motrën, e cila po vdiste nga kanceri dhe si jeta e tij dhe anëtarëve të tjerë të MEK është e kontrolluar deri në qelizë. Pjesë nga biseda: …

Read More