Author: tirana

Për herë të parë një kryeministër realizon një podcast ku tashmë nuk është më në karrigen e të intervistuarit siç ndodh gjithmonë me kryeminsitrat e vendit. Në podcastin e Edi Ramës “Flasim” ai është në rolin e moderatorit. Një nismë e re por që Rama beson se të tjerë do e ndjekin pas, ashtu siç e kanë ndjekur edhe me modelin e veshjes së atleteve me kostum. Në fakt kanë nisur ta ndjekin. Ish ministri i Jashtëm, socialisti Ditmir Bushati ka nisur një podcast ku fton personalitete të njohura të botës. Pjesë nga biseda e podcastit me këngëtaren Elvana Gjatën…

Read More

Forcat ruse janë duke u përballur me rebelët e Wagner në qytetin Voronjezh, teksa këta të funidt janë nisur në drejtim të Moskës për të rrëzuar Putinin nga pushteti. Në minutat e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale video nga momenti i bombardimeve të aviacionit rus ndaj forcave Wagner në autostradën që çon në drejtim të Moskës. Forca të shumta Wagner janë nisur drejt kryeqytetit pasi kanë marrë nën kontroll disa qendra të rendësishme në jug të vendit siç janë Rostovi dhe Voronjezhi. Duket se situata është bërë shumë serioze për Putinin dhe ushtrinë ruse teksa mercenarët e Wagner kanë…

Read More

Doktoresha dhe pedagogia e njohur Sonela Xinxo (Kavaja) është ndarë parakohe nga jeta mbrëmjen e së premtes. Lajmin e trishtë e bën me dije familja, miqtë dhe Instituti i Shëndetit Publik ku ajo punoi për disa vite. “Pas nje semundje te rende, u nda nga jeta ne moshen 49 vjecare, motra ime e dashur dr Sonela Kavaja Xinxo! U prehsh ne paqe moter”, ka shkruar doktor Genti Kavaja. Doktoresha vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht e ka humbur duke u ndarë parakohe nga jeta. Sonela Kavaja Xinxo punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion disamujor të koduar “Rapid dispatch”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit R. T., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit V. H., 30 vjeç, dhe M. P., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit S. T., dhe A. B. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe…

Read More

Në ditën e tij të lindjes, këngëtari korçar Stefi Prifti ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit. Ai ka rigjetur dashurinë dhe lidhja është e konsoliduar, prandaj çifti ka vendosur të bëjë publike. Me anë të fotove të shpërndara, ai bën me dije se ka nisur një lidhje të re, duke ndarë vetëm disa copëza nga momentet që ka kaluar me miq, të afërmit dhe partneren, për datëlindjen e tij. “Ditëlindja ime këtë vit ka një ndryshim madhor… Me vajzat e mia dhe njerëzit e mi të familjes e kam ndarë prej disa kohësh. Është momenti ti paraprij unë personalisht…

Read More

13 Autoshkollave u është pezulluar aktiviteti, ndërsa dy instruktorë janë ndaluar të ushtrojnë profesionin, pas shkeljeve të gjetura në dhënien e lejeve të drejtimit. Pas kontrolleve në 70 Autoshkolla të Tiranës gjatë muajit prill dhe maj, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka konstatuar 66 subjekte me 185 raste mangësish. DPSHTRR ka dërguar 3 propozime për heqje License Autoshkolle pranë QKB dhe një propozim për largim nga detyra për një Përgjegjës Sektori Leje Drejtimi. Po ashtu, është dhënë një masë e rëndë disiplinore për një Specialist Regjistrimi Mjeti, Tiranë, për shkelje në lëshimin e Lejes së Qarkullimit për…

Read More

Nënshkrimi i kontratës ende mungon, por tashmë nuk ka më dyshime. Marcus Thuram do të jetë lojtar i ri i Interit dhe në skuadrën e Inzaghit do të zërë vendin e Edin Dzekos, i cili u transferua te Fenerbahçe. Një objektiv i vjetër i sesioneve të merkatos së transfertave, Interi arriti të rivendoste marrëdhëniet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjentët e lojtarit dhe duke arritur t’i merrte objektivin Milanit që priste një përgjigje nga ish-lojtari i Borussia Mönchengladbach. 25-vjeçari do të paguhet nga 6 deri në 6.5 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi. Nga ana tjetër,…

Read More

BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit, për të cilën mercenarët pretendojnë se kanë po ashtu kontrollin. Guvernatori i rajonit Voronezh Aleksandër Gusev ka paralajmëruar se ka shumë raportime false që po qarkullojnë rreth një lëvizjeje të armatosur në rajon. Ai gjithashtu thotë se forcat e armatosura ruse po kryejnë tani “masa operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezhit si pjesë e aksionit të shpallur më herët kundër terrorizmit. Sipas BBC një zjarr i madh ka shpërthyer në një depozitë nafte në Voronezh. Sipas Gusev,…

Read More

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të koduar “Plazh i Lirë” për të liruar hapsirat e plazheve publike që janë zënë me çadra e shezlongë nga persona privatë. Ky operacion është zhvilluar në plazhin e Porto Romanos dhe si rezultat janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe janë sekuestruar 836 shezlongë dhe çadra. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të planit të masave të hartuara, të prezantuara dhe të monitoruara nga Drejtoria e Përgjithshme e…

Read More

Në vijim të operacionit policor të koduar “Postriba”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Uk-Bibaj, njësia administrative Postribë, Shkodër, kishte bimë narkotike të kultivuara, dhe se autorët posedonin armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni. Si rezultat i kësaj faze, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. M., 54 vjeç dhe F. K, 24 vjeç, banues në Shkodër (dajë e nip). 24-vjeçari kur ka parë se shërbimet e Policisë po futen në banesën e dajës së tij, ka shkuar në drejtim të kësaj banese, me…

Read More

Policia ka vendosur shpërblim 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, që grabiti mëngjesin e sotëm pikën e këmbimit valutor në Tiranë. Postimi i plotë: Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike…

Read More

Juristja Eni Çobani thotë se jeta e saj para se të niste emisionin është bërë më e cunguar dhe nuk është më si më përpara. Në emisionin “Arnautistan” Çobani deklaroi se për shkak të prezencës mediatike, në punën e saj të avokatisë ka patur të mirat e veta, edhe pse jo gjithmonë i referohen rastet çështjes së avokatisë. Lidhur me përgjimin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici në zyrë, në momente intime me një vajzë, ajo tha se ngjarja ka lënë dhe tek ajo një shenjë, edhe pse nuk e ka komentuar. “Ky rast më ka prekur, se është dhënë…

Read More