Francesco Bagnaia triumfon në Çmimin e madh të Holandës në MotoGP, duke rritur kështu epërsinë e tij në kampionat ndaj ndjekësve. Në këto kushte, piloti italian i Ducatit, Bagnaia ka 35 pikë epërsi ndaj Jorge Martin në pushimin veror, me rinisjen e garave që është programuar për në fillim të gushtit në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone. Pas këtij suksesi, Bagnaia tha: “Është fantastike! Nuk ishte e lehtë, ata po shtynin shumë prapa”. Në vendin e dytë u pozicionua piloti italian i Ducatit, Marco Bezzeçhi. Top-3 u përmbyll nga Aleix Espargaro me Aprilia. Pozita e katërt i takon…
Author: tirana
“Dr. Google” nuk është “mjeku” më i i besuar! Megjithatë, shumë njerëz kërkojnë përgjigje për simptomat dhe sëmundjet në internet. Tri arsyet e mëposhtme janë ndër ato që shpesh na çojnë drejt kërkimit në internet. Simptomat e pneumonisë Simptomat e tij ju mashtrojnë lehtësisht. Zakonisht shkaktohen nga bakteret, viruset ose, më rrallë, kërpudhat. Në varësi të mikrobeve që e shkaktojnë, ajo ndahet në pneumoni të fituar nga komuniteti dhe infeksion të fituar nga spitali. Shihni se cilat janë simptomat dhe mësoni t’i kushtoni vëmendje të barabartë kollës së thelluar dhe gulçimit. Sigurisht që nuk prisni që të kalojë, por lini…
Vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun kohët e fundit, Luiz Ejlli, në një intervistë të fundit me Meriton Mjekiqin, ka kthyer disa përgjigje për të cilat njerëzit bëhen kuriozë. Para të gjithave Luizi zbuloi nëse Kiara bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës. “Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kry”. Ky është si mesazh i koduar. Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na…
Parashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se Shakira mund të bëhet sërish nënë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi mund të jetë piloti Luis Hamilton. “Një që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”. Parashikuesja theksoi se Shakira kërkon që të ketë një vajzë. Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe piloti Luis Hamilton aludohen se janë në lidhje prej kohësh, por asnjëri nuk e ka konfirmuar apo mohuar lajmin.
Teksa ka komentuar rebelimin e mercenarëve të Wagner në Rusi, Sekretari i DASH, Anthony Blinken e ka cilësuar këtë ngjarje si një “sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Vladimir Putin”. Sipas tij kjo kryengritje ndaj fuqisë së Kremlinit ka shfaqur “mangësi dhe përçarje serioze” në lidershipin ushtarak të Rusisë. I pyetur nëse SHBA ishte “përgatitur për rënien e mundshme të qeverisë së Putinit” dhe nëse rezervat bërthamore të Rusisë ishin “të sigurta”, Blinken tha: “Ne gjithmonë përgatitemi për çdo rast”. “Natyrisht, kur kemi të bëjmë me një fuqi të madhe, veçanërisht një fuqi që ka armë bërthamore, kjo është diçka…
Griseld Hidri sapo ka mbyllur maturën në Shqipëri dhe është gati të hapë një tjetër kapitull studimesh, këtë herë jashtë vendit. Niveli më i lartë i jetesës edhe mundësitë për praktikë e kanë shtyrë Griseldin të vendosë që shkollën e lartë ta nisë në Francë për Ekonomi. Griseld Hidri: Ideja për të nisur studimet jashtë vendit nisi që nga vëllia im, i cili ka 6 vite që ka ikur, ka bërë shkollën e lartë në Francë. Që në momentin që nis shkollën e lartë shteti të ndihmon të gjesh një punë që të specializohesh sa më shpejt. Ai thotë se nuk…
Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë. Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, por shpesh shkaktohet nga problemet në familje, çift, karrierë ose me paratë. Stresi mund të shkaktohet edhe nga ngjarje në dukje të parëndësishme ose ngjarje madhore që shfaqen krejt papritur. Stresi nuk shoqërohet vetëm me ndjesinë e frikshme të ankthit, përkundrazi janë 9 organe të trupit që ndikohen rëndë prej tij. Kur ndiheni të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe mund të komprometojnë funksionet e sistemit imunitar. Më pas,…
Pesë personazhet me më shumë fansa të shtuar në rrjetet sociale për këtë jave. 5- Kiara Tito me 1 mijë ndjekës më shumë. Moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet gjatë ditës së djeshme, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit “Kepi i Tundimeve”. 4- Olta Gixhari me po 1 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Nga 419 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 420 mijë. 3- Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka mbaruar tashmë xhirimet dhe së shpejti do të transmetohet në televizion. Këtë…
Arrestohen shqiptarët, Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho në Greqi. Dy shqiptarët janë përfshirë në një sherr të ndodhur në një qendër tregtare në Athinë. Ata janë pikasur nga bashkëkombasi i tyre Tonin Preka, 41 vjeç. Ky i fundit, një biznesmen vilash në Mykonos, dhe në nëntor 2022 ishte grabitur nga dy persona, të cilët i kishin marrë çantën me 40 mijë euro, para që do të paguante stafin. Pasditen e djeshme ai ka pikasur dy grabitësit pikërisht në qendër tregtare. Menjëherë ka telefonuar policinë për praninë e tyre, por Ndoci dhe Jaho e kanë parë dhe i kanë bërë me…
Një 22-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol. Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar. Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda. I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Uashingtoni pohon se nuk ka informacion për të mbështetur pretendimin se 3 shkencëtarë në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan janë ndër pacientët e parë me COVID-19 dhe se ata mund të kishin krijuar virusin. ODNI, zyra që koordinon të gjitha shërbimet e inteligjencës amerikane, përjashton teorinë e inxhinierisë gjenetike, por konfirmon se agjencitë e ndryshme të inteligjencës ndahen midis dy teorive, pamjes natyrore dhe transmetimit të tij nga një kafshë dhe rrjedhjes aksidentale të virusit nga laboratori. Kujtojmë se origjina e pandemisë ka qenë një çështje e debatit të ashpër në SHBA. Teoria e rrjedhjes së laboratorit është hedhur poshtë fuqishëm nga Kina. Raporti ODNI u…
Floriana Garo e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar se vjehrra e saj është kundër Sali Berishës si figurë politike dhe për këtë arsye ka diskutime mes tyre. Por ndryshe nga vjehrra, burri i saj është përkrahja me e madhe që ka në lidhje me rrugëtimin e saj në politikë. Erjona Rusi: Ishte një propozim ai që të risolli këtu? Floriana Garo: Jo nuk ishte propozim, unë jam ofruar për të kontribuar në Partinë Demokratike shumë natyrshëm. Pastaj kur më erdhi pranimi i ofertës, propozimi, mendova që ishte për t’u bërë. Erjona Rusi: Po bashkëshorti si reagoi? Floriana Garo: Bashkëshorti ka qenë…