Author: tirana

Nëna e Leonard Thodhorit në Sarandë ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me të birin para se ky i fundit të zhdukej. Në një intervistë për emisionin “Uniko”, Evanthia Thodhori zbuloi fjalët e fundit të të birit. “Nëse mungoj 2 ditë qaje Nardin dhe denonco në polici”. Këto fjalë i ka thënë Leonard Thodhori nënës së tij një ditë para se të zhdukej. Prej pothuajse 3 javësh, Leonard Thodhori dhe shoku i tij Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur. Dyshohet që ata të jenë rrëmbyer dhe vrarë. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë konflikti për një tokë në Sarandë…

Read More

Policia e Novarës ka ushtruar kontroll në zonë në kuadër të operacioneve antidrogë. Në kuadër të operacionit ka ndaluar një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas rumun. Ky i fundit shoqërohej nga një shqiptar. Nisur nga nervozizmi i dy perssonave të ndaluar, policia vendosir të kryente kontroll të imtësishëm në kamion. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në serdiljet e pasme 6 kg kokainë të paketuar dhe 3000 euro cash. Shqiptari dhe shoku i tij rumun ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

Read More

Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën Kushtetuese, avokati i deputetëve të PD-së zyrtare, Marash Logu ka publikuar për herë të parë ligjin që po përgatit maxhoranca për konfiskimin e vendimeve pa leje. Ndryshe nga sa parashikon Kushtetuta, VKM-ja e nxjerrë më herë nga qeveria ka dalë para ligjit. “Sipas Kushtetutës në fillim nxirren ligjet, dhe në zbatim të tyre nxirren VKM-të. Në këtë rast ka ndodhur e kundërta, është nxjerrë VKM, dhe në shërbim të tij ligji”, tha Logu. Po ashtu ai theksoi edhe se zvarritja e procesit në Gjykatën Kushtetuese ka ndodhur për këtë arsye.

Read More

Zinedine Zidane është gati për t’ rikthyer që të stërvit nga sezoni i ardhshëm, me Juventusin që qëndron në krye të listës së dëshirave të strategut francez. Një opsion i mundshëm është edhe PSG, që po përgatitet për një revolucion të ri në skuadër, ndërkohë që një alternativë është edhe Marseille. Gjithsesi shumë do të varet dhe nga fundi i sezonit të Juventusit, nëse do të shkojë deri në fund në Europa League apo dhe nëse do të sigurohet kualifikimi për në Champions League.

Read More

Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Ugandës ka qëlluar për vdekje një ministër. Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës. Nuk dihet ende nëse ka pasur një debat mes ushtarit dhe kolonelit Engola. Ushtari më pas qëlloi veten për vdekje. Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes. Kryetari i parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.

Read More

Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj premton rritje të shërbimeve dhe nivelit të jetesës nëse në krye të Bashkisë së Vaut të Dejës zgjidhet kandidatja demokrate Klomentina Drini. Në takimin me qytetarët, Alibeaj tha se vetë Drini e ka fituar sfidën e saj, pasi pranoi të kandidonte për kryetare bashkie dhe pse PD është nën agresionin e Ramës, Berishës dhe Metës. Alibeaj nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e quajti pazarxhiu politik, ku edhe shtoi se braktisi demokratët dhe bëri pazare politike me Ilir Metën. “Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është…

Read More

Sali Berisha vijon që të kërkojë që kandidatët e bashkive të përballen në debate publike mes tyre. Sipas tij deri tani qytetarët po dëgjojnë vetëm fjalimet me mashtrime të Rilindjes. “Transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet mes kandidatëve që garojnë për kryetarë bashkie, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale. Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit dhe nuk kanë mundësi për asnjëlloj llogaridhënie dhe transparence. Refuzimi i…

Read More

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Petrit Vuksanit, këtë të martë në banesën ku jetonte. Bëhet fjalë për Lekë Vuksanin. Ai mësohet se ishte pronari i banesës ku viktima jetonte me qira. Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar Lekë Vuksani ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth.

Read More

Në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, aktori dhe producenti i njohur Ermal Mmaqi shpreh mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, ku shfaqen pamje nga transformimi I shpejtë i Tiranës gjatë këtyre tetë viteve, Mamaqi thekson se me Veliaj ky ndryshim është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit. “Thonë se njerëzit këtu në Tiranë janë dembelë, po largohen dhe nuk duan të punojnë. Ndërsa unë them se çdo njeri zgjedh të shohë atë që do. Tirana është e mbushur plot me njerëz të rinj energjik që e duan ndryshimin. Me Lalin në krye ky…

Read More

Policia e Shtetit ka dalë me deklaratë zyrtare për vrasjen e ndodhur mesditën e së martës në qytetin e Shkodrës. Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, ku në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç. “Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit…

Read More

Dua Lipa po cilësohet si princesha në Met Gala. Ylli shqiptar nuk zhgënjeu. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë nga Chanel, të njëjtin dizajn që Claudia Schiffer veshi për koleksionin e modës së vjeshtës 1992. Një vëmendje të madhe mori zgjedhja e aksesorëve të saj, veçanërisht, ai gjerdan me diamant i cili ka një histori interesante pas. Dua Lipa u bë ylli i parë që vendosi diamantin e ri “Legendary” të Tiffany & Co. Diamanti i bardhë “Legendary” është mbi 100 karat dhe i bën homazh formës së diamantit ikonik të verdhë Tiffany, të cilët janë pothuajse identike. Vetëm…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë takimeve që zhvilloi në zonën e “Xhamllikut”, “Selitës” dhe te “5 Maji”, Këlliçi tregoi se ky angazhim i kushton fare pak buxhetit të bashkisë, ndërsa i shërben qytetarëve. “246 milionë euro është buxheti i bashkisë. Autobusi falas kushton 16.5 milionë euro. Ta bëjnë llogarinë me mollë po deshën. 246 mollë është buxheti, 16.5 mollë është autobusi”,-tha Këlliçi. Në zonën e Xhamllikut, një ndër problemet që u ngrit si shqetësim nga qytetarët, ishte dhe çështja e parkingut. Belind Këlliçi përsëriti angazhimin e tij, që këtij problemi t`i japë zgjidhje…

Read More