Author: tirana

Premtimet e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kanë qenë ndër më të ndryshmet, shumë prej tyre të padëgjuara më parë. Një rast i tillë është edhe premtimi i bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Xhelili ndër premtimeve të bëra nëse i besohet drejtimi i bashkisë, ka renditur edhe ofrimin falas të shërbimit funeral. Xhelili shkruan se ofrimi falas i këtij shërbimi do të bëhet si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë Libohovë.

Read More

“Foltorja” është revoltuar me artistët që kanë dalë në mbështetje të Erion Veliajt. Edi Paloka ka qenë një ndër më të ashprit, duke i konsideruar këngëtaret që shfaqen në krah të Veliajt, si prostituta. Ai tregon edhe një histori. “Po shoh shume reagime dhe sharje ndaj disa “artisteve” qe jane paguar nga Velina e bashkise Tirane per ti bere publicitet. Ne fakt duhet thjeshte ti meshirojme. Artiste qe per dy leke detyrohen te veteposhterohen, jane per te ardhur keq e jo per tu sulmuar. Per kete po ju tregoje dhe nje moment qe e kam jetuar vete. Me qelloi ne…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka kërkuar kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 14 majit të përballen në debat me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Meta shprehet se të gjithë ata duhet të ‘vrapojnë” në ditët e mbetura. “I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në Facebook.

Read More

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij. Mësohet se është arrestuar Besnik Rreshka, i cili banonte në Vicenza, teksa ishte i dënuar me 2 vite burg pasi ka kanosur dhe keqtrajtuar gruan e tij, një 32-vjeçare shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptari e dhunonte prej kohësh të renë, teksa në një epsiond të fundit, majin e kaluar Rreshka e kishte kërcënuar duke i thënë “nëse flet në polici të betohem se do të vras”. Ai madje e kishte kërcënuar edhe para hetuesve të policisë gjyqësore që kishin…

Read More

“ONE Albania” ka vendosur muaj më parë të largojë sistemin operativ gjerman që përdorte dhe ka instaluar një sistem indian. Bëhet fjalë për “Bharat Operating System Solutions”, i njohur si “BOSS”, një sistem i dështuar që ka futur në kolaps kompaninë celulare. Qytetarët enden në dyert e dyqaneve por nuk kanë mundur të marrin zgjidhje për mbifaturimet, kontratat, ofertat roaming dhe shërbimin e internetit në shtëpi. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët nuk po gjejnë rehat. Mësohet se prej javës së kaluar dhe deri këtë javë që ka hyrë muaji i ri, sistemi është mbingarkuar dhe nuk pranon…

Read More

Prej vitesh piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown e cila ushtron aktivitetin e saj artistik në Britaninë e Madhe, vazhdon të ekspozojë artin e saj, i cili mirëpritet dhe vazhdon të vlerësohet. Të shumta kanë qenë vlerësimet me çmime të para dhe trofe ndër vite, por në këtë pranverë një prej pikturave të saj që është ekspozuar në disa qytete të Anglise së Mesme dhe së fundi në Muzeun e qytetit ku banon (Nuneaton) është vleresuar jo vetëm me çmim të parë, por me një medalje të veçantë që u krijua ekskluzivisht për të me rastin e kurorëzimit të Mbretit Çarls ‘King Charles III…

Read More

Ardian Nikulaj ka konsumuar darkë me disa nga bashkëpunëtorët e vrasjes së tij. Në pamjet e siguruara nga gazetarja Brixhilda Deda, duken informatorët që hyjnë në lokalin e biznesmenit të tjerë. Ata hiqen si turistë dhe darkojnë me shënjestren e tyre. Ndërkohë, në një tjetër video, duket bashkëpunëtori që luan bilardo me djalin e viktimës, ç’ka dëshmon se autorët po e studionin deri në detaje Ardian Nikulajn, para se të vinin në zbatim planin e tyre. Edmond Haxhia, ishte ai që porositi shtetasit e huaj për të kryer vrasjen e biznesmenit.

Read More

Përtej fushatës dhe politikës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar ditën e sotme një anë tjetër, atë të babait të Kajanit dhe kohën e çmuar që i pëlqen të shpenzojnë bashkë. Në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina”, ne TV Klan, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu disa nga aktivitetet që ata bëjnë bashkë, nga filmat qe shohin te përrallat qe i lexon djalit. “Ne keto dite te fushates jemi duke parë për të 17-tën herë, pra kemi dhe 12 ditë derisa të mbarojë fushata, filmin “Home”. Kai i di përmendësh të gjitha batutat. Flet per një grup alienësh që kërkon një botë…

Read More

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur në një nga koncertet e reperit Noizy. Në një video të publikuar në rrjet shihet teksa reperi i tensionuar kërcënon në mes të club-it qytetarin i cili kishte shkuar të ndiqte përformancën e tij. Si duket shkak është bërë një emër që i riu kishte shkruajtur në telefonin e tij, emër i cili nuk i ka pëlqyer aspak Noizyt dhe duke marrë parasysh reagimin e reperit e sigurt që do ketë qenë emëri i ndonjë prej rivalëve të tij. “A ke qejf me përfundu në spital?, dëgjohet teksa i thotë Noizyt të riut…

Read More

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë zbuloi në studion e Euronews Albania detaje nga ngjarja e rëndë në jug të vendit. Gjini tha se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit. Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46 vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes. Ai shihte gjithë kohën makinat që kalonin në rrugë dhe teksa Fatmir Sulovari e pyeste pse ishte në atë gjendje, ai përgjigjej “kujtoja se ishin ata”. “Unë e kam dëshminë e…

Read More

Kur jemi të shqetësuar për lëkurën, shpesh herë kërkojmë ndihmë tek produktet për kujdesin e lëkurës. Por, për të pasur një lëkurë të shëndetshme nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vendosni mbi të, por edhe çfarë futni në trup. Dhe, fatmirësisht janë një sërë ushqimesh të shijshme që stimulojnë prodhimin e kolagjenit (një proteinë e gjendur në lëkurë, flokë, thonj dhe indet lidhëse në të gjithë trupit që ndihmojnë me elasticitetin, forcën dhe mbajtjen në formë të trupit. Por, ndërkohë që plakemi fillon të ulet prodhimi i kolagjent, duke çuar në zhvillimin e rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Prandaj duhet…

Read More