Nëndrejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Shtetet e Bashkuara përfundoi në spital me plagë të lehta në kokë dhe trup si pasojë e një sulmi të një grupi nxënësish. Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Westfield High School” në Teksas, ku shihen nxënësit që dhunojnë mësuesen, teksa kjo e fundit kishte ndërhyrë për të shuar një sherr mes dy djemve të klasës së nëntë.Videoja u filmua nga fëmijët e tjerë që shihnin ngjarjen, dhe si në çdo rast të ngjashëm u postua me shpejtësi në rrjetet sociale. Babai i mësueses së lënduar tregon se ajo ka dhimbje në kokë…
Author: tirana
Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe analitika e të dhënave. Ata që studiojnë në këto tre fusha nuk do të kenë probleme që të gjejnë punë në vitet e ardhshme. Kjo konfirmohet nga raporti i vitit 2023 për të ardhmen e punësimit që sapo është publikuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë. Më pak hapësirë nga ana tjetër do të ketë për të pumësuarit, arkëtarët dhe shitësit ambulantë. Projektimet e ekspertëve në Gjenevë tregojnë se deri një e katërta e vendeve të punës, 23%, do të ndryshojë në pesë vitet e ardhshme me krijimin në nivel global të 69 milionë vendeve të…
Projekti fitues për stadiumin e ri në qytetin e Korçës është shpallur projekti i dytë, ai i kompanisë daneze “Cebra Architecture”. Kjo studio solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj. dhe jo vetëm. Në garë ishin dhe kompanitë ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë), teksa projekti fitues është shpallur nga një juri profesionistësh.
Astrologia Meri Shehu ka tronditur me deklaratën e saj ditën e sotme. Astrologia tha se tradhtia nuk është diçka e keqe dhe se në jetë të gjithë jemi pak “Juda”. Ajo shtoi se tradhtia duhet provuar dhe shijuar. “S’është keq të tradhtosh. Duhet provuar tradhtia, ne të gjithë jemi nga pak Juda. Po nuk e provove ta bësh dhe ta shijosh, nuk ka kuptim. Tradhtia ndez edhe emocione. Ndërsa në rast se tradhtohesh, mbase nuk të shijon, por të bën më të fortë”, tha Meri Shehu për Euronews Albania. Shehu shtoi se personat që i përkasin shenjës së Luanit do…
Një 27-vjeçar nga Shkodra u vu në pranga pasi po trafikonte në mënyrë të paligjshme tetë klandestinë kundrejt fitimit. Ai u arrestua në fshatin Lukovë të Himarës, ndërsa bashkëpunëtori i tij, po nga Shkodra, ka braktisur automjetin dhe më pas është arratisur. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij. Gjatë kontrollit u bllokuan dy automjete “Range Rover”, me të cilat dy të rinjtë, po trafikonin tetë klandestinët.
Ndonëse është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës, Melanoma mund të trajtohet nëse diagnostikimi i saj bëhet që në stadet më të hershme. E për këtë është e domosdoshme njohja e simptomave, në mënyrë që të kërkohet në kohën e duhur edhe ndihma e specializuar mjekësore. Është ky apeli që lëshuan dje në “Ditën Botërore të Melanomës”, ekspertët e shëndetit publik. Sipas tyre, zbulimi që në stadet e para të fillimit të sëmundjes, redukton riskun e përhapjes në pjesë të tjera të trupit, duke shmangur kështu edhe ndërlikimet e rënda që shkakton ky kancer. “Melanoma është një nga llojet më…
Të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç përbëjnë numrin më të lartë të të papunëve në vendin tonë. Në fund të vitit të shkuar rreth 21.5 % e kësaj moshe sipas Institutit të Statistikave nuk kishin një punë. Për të nxitur punësimin qeveria ka miratuar skemën e garancisë rinore përmes të nxënit në vendin e punës. Çdo i ri i kësaj moshe që ka katër muaj pa shkollë apo pa punë sipas vendimit mund të ndjekë një kurs të formimit profesional. Kursi zgjat tre deri në gjashtë muaj dhe pjesëmarrja në gjysmën e parë të tij paguhet me 80%…
Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr por jo si zakonisht. Ajo mori një batanije, u mbështoll fort dhe u shtri e vetme në kolltuk duke qarë. Nuk dihet arsyeja se pse Efi është ndjerë keq për diçka pasi kohëve të fundit nuk kanë pasur as debatet e zakonshme mes njëri-tjetrit. Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ata janë 4 finalistët.
Anglezi Thomas Mithan ishte pjesë e skuadrës kriminale të cilët vëzhguan për disa ditë me radhë e më pas ekzekutuan, Ardian Nikulaj ka dhënë shenjat e para për tu bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë atë çfarë Thomas Mithan ka deklaruar momentin e arrestimit mëngjesin e të shtunës. Nga deklarimi i tij që ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari të parë prej grupit të 6 personave , Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte. Kjo është deklarata gozhduese e tij për…
Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva. Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme. Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë. Skeda e tij personale tregon se Ruben Saraiva gjatë 10 viteve të fundit është përfshirë në krime që lidhen…
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari. Kjo e fundit ka komentuar disa ngjarje të ndodhura gjatë këtij edicioni të reality show-t. Por jo vetëm kaq, pasi në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj, pritet të shohim martesën e vitit, atë të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Vlen të theksojmë se dyshja brenda shtëpisë nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Prandaj Zhaklina u pyet “a mos vallë është një vendim i nxituar i çiftit martesa?” Nuk mendoj që është…
Petrit Vasili është një ndjekës i rregullt i Big Brother Vip dhe madje edhe aktiv në rrjetet sociale me komente për këtë reality-show. Duket se Titi, ashtu siç e thërrasin në partinë e tij është një mbështetës i vajzave në BBV. Dikur, kur Kiara Tito dërgoi në nominim: DeaMishel Hoxhën, Olta Gixharin dhe Tea Trifonin, Vasili mendonte se vendimi që mori Kiara ishte i bukur. “Shumë zgjedhje e bukur. Bravo”- komentonte Vasili në rrjetet sociale dhe të gjithë menduam se ai ishte një mbështetës i madh i moderatores. Por, teksa po afrohej finalja e “Big Brother Vip”, Vasili zbuloi simpatinë…