Parkingu nëntokësor te sheshi “Teodor Muzaka” është hapur këtë të mërkurë për të gjithë banorët e Beratit. Kryetari i bashkisë Berat, dhe kandidati i PS-së për një tjetër mandat, Ervin Demo i cili u shpreh se kjo vepër madhore ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në aksesin e qytetit nga turistët dhe lehtëson ndjeshëm trafikun. Demo ka publikuar në rrjetet sociale dhe pamje nga ky investim ku thekson se parkingu do të testohet dhe deri sa të gjithë të familjarizohen me të, çdo qytetar mund të parkojë aty falas. Po ashtu ai falënderoi të gjithë qytetarët për durimin e treguar…
Author: tirana
Një baba 41-vjeçar, është vënë në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””,-informon Policia.
Të lindurit në datën 1 Ju jeni një njeri që ndërrmerni nisma dhe ia krijoni vetes çdo mundësi për të ndryshuar. Nuk keni pasur kurrë frikë të provoni gjëra të reja. Vendosmëria dhe qëndrueshmëria juaj janë të fuqishme dhe do t’ju ndihmojnë të jeni të suksesshëm. Të lindurit në datën 2 Ju keni një dhunti të jashtëzakonshme për të gjetur gjithmonë zgjidhjen. Natyra juaj intuitive dhe e paanshme ju lejon të shihni të gjitha anët e çdo situate dhe të këshilloni të tjerët drejt rezultatit më të drejtë dhe të dobishëm. Të lindurit në datën 3 Ju jeni shumë të…
Autoritetet në Emilia Romagna të Italisë ndodhen në gatishmëri të plotë, për shkak të përmbytjeve në disa zona që kanë shkaktuar reshjet e dendura të ditëve të fundit. Niveli i uji në disa lumenj është rritur ndjeshëm dukë sjellë përmbytje të tokave dhe në qendër të Castel Bolognese, komunë kjo në provincën e Ravenës. Kryebashkiaku vendosi të mbyllë shkollat si dhe qarkullimin e disa rrugëve për motive sigurie, pas çarjes së një argjinature në Biancanigo. Reshje të dendura shiu ka në disa zona të Italisë, ku reshjet pritet që të përfundojnë ditën e enjte.
Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit. Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani, pasi ky i fundit i kërkoi qiranë e banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Po ashtu Policia gjeti dhe sekuestroie dhe armën e zjarrit automatik, me të cilën dyshohet…
Kryeministri Edi Rama, thotë se bashkëpunimi me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn është i suksesshëm. I pyetur gjatë një bisede televizive këtë mëngjes, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy pushteteve si themelore. “Lali Eri ka lindur me këmishë, sepse është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur dhe të ketë disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur e diskutuar për projekte për të marrë mbështetje. Unë i kam provuar të dyja edhe kur kam pasur mbështetjen e qeverisë megjithëse ka qenë kontekst krejt tjetër, pasi të ardhurat e bashkive ishin të vogla, buxheti…
Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani, pasi ky i fundit i kërkoi qiranë e banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri. Kërkimet për Lekë Vuksanin vijojnë, megjithatë ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tij. Po ashtu, nuk përjashtohet as mundësi që ai të vetëdorëzohet. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë…
Drejtuesja politike e Shkodrës, Elisa Spiropali ka pasur një takim me Viktor Martinin, një i moshuar i persekutuar nga regjimi komunist. Gjatë bisedës me ministren Spiropali, Viktori tregon i prekur vuajtjet që ka kaluar. Ndër te tjera, ai dhe e shoqja e tij, Liza, besojnë se Shkodra meriton një erë ndryshimi. “Unë jam me të gjithë ata që përpiqen t’i japin popullit shqiptar. Ta trajtojnë popullin shkodran pa i dalluar fenë, politikën. E drejta është e drejtë. Mos të shikojmë se është komunist, ballist a salist. Jepi Çezarit çka i takon Çezarit, jepi Zotit çka i takon Zotit, shprehet Viktori.…
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në “listën e zezë” për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të bëjnë me automjetet e përdorura që u kanë shitur tregtarëve grekë dhe në shumë prej tyre janë konstatuar paligjshmëri në lidhje me TVSH-në dhe manipulimet e kilometrazheve. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë njësitë e autorizuara kanë ndërprerë të gjitha shitjet tek tregtarët grekë të automjeteve të përdorura, ndërsa të njëjtën linjë ndjekin edhe shitësit e mëdhenj të pavarur të automjeteve të përdorura në Gjermani. Arsyeja…
Kafja me kripë nga shefi i kuzhinës Alton Brown është kthyer në trend në TikTok. Ky veprim i tij u përhap me shpejtësi si “kërpudhat pas shiut” dhe është “përqafuar” nga shumë përdorues të TikTok. Ekspertja e kafesë, Kate Johnston thotë se kafeja në fakt ka shije më të mirë nëse shtoni pak kripë. “Nëse kafja që po pini është vërtet e hidhur, kripa është një zgjedhje më e mirë se sheqeri apo ndonjë ëmbëlsues tjetër”, tha ajo për HuffPost . “E bën më të butë, neutralizon shijen shumë të fortë”. Në vend që të ndryshojë shijet natyrale të kafesë,…
Kryeministri Edi Rama e konsideron fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, krejt ndryshe nga herët e tjera pasi pretendon se nuk kanë kundërshtarë konkret. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” Rama pranoi se ka disa gjëra që s’janë bërë mirë, por është e rëndësishme që nuk flitet për premtime si “do t’u sjellim ujë” si dhe shtoi se duhet të përmirësohet bilanci duke qenë se Tirana ka rritje të madhe të popullsisë. Po ashtu Rama bëri një koment edhe për të gjithë kritikët e këngës së fushatës. “Nuk është tallava, është kombinim mes hip hop me muzikën…
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy adoleshentë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kanabis në lagjet e Fierit. “Të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarakë dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”,-informon Policia e Ferit. Njoftimi i plotë Vihen në pranga dy të rinj pasi shpërndanin kanabis në zona të ndryshme të Fierit. Të…