Author: tirana

Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, falenderoi Aleancën e Atlantikut verior, e cila sipas tij hodhi poshtë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për ta mashtruar me aferën e Portit të Durrësit. Sipas Berishës, kreu i qeverisë u përpoq të fshihte megaaferën e portit me Alabar me petkun e aleancës. “Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një agjendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të…

Read More

Në mbarë vendin janë mbyllur 9 Gjykata të Shkallës së Parë, si ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit. Avokati Marash Logu, thotë se harta e re gjyqësore ka pasur kontestim të madh nga ana e avokatëve madje dhe bojkotuan proceset me qëllim që ata të ndërgjegjësoheshin sepse ky reduktim do sillte probleme. Sipas tij i gjithë ky reduktim sjell kosto të mëdha për qytetarët. “Gjykata e Apelit e cila ka mbledhur të gjitha gjykatat e tjera sot ka mbledhur një numër të madh rreth 30 mijë dosje dhe nëse do jemi optimist do…

Read More

Forbes ka përpiluar renditjen e sportistëve më të paguar në vitin 2023. Në krye të listës është Cristiano Ronaldo falë kontratës milionere me ekipin e tij të ri, Al-Nassr. Dy lojtarë të tjerë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kompletojnë podiumin. Në top 10 ka sportistë nga katër sporte të tjera, basketbolli, tenisi, golfi dhe boksi. Renditja merr në konsideratë fitimet për aktivitetet sportive dhe ato jashtë fushës midis sponsorizimeve dhe të drejtave të imazhit. Të ardhurat e kampionit portugez 38-vjeçar kapin shifrën 136 milionë dollarë, të cilat i lejojnë të paraprijë rivalin e tij të përjetshëm Messi, i cili gëzon…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi këtë të mërkurë një takim me qytetarë të zonës së Shkozës. Në takim me banorët e Shkozës, Këlliçi tregoi rastin e një qytetari, të cilit i ishte shembur shtëpia nga bashkia e Tiranës, e jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer, por i është vendosur dhe një gjobë nga IMT. Këlliçi premtoi se pas 14 majit, prona e qytetarit nuk do të preket. “Një qytetari të Tiranës, i shembet shtëpia, kërkon të drejtën e vet, kërkon ndihmë në Bashkinë e Tiranës dhe përgjigja që i vjen është që ty…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me mjekët dhe infermierët në Klos, ai vuri theksin te rritja e pagave që fazën e parë e ka këtë muaj. “Pa e çuar në 60 mijë lekë pagën minimale prapë nuk e kemi bërë detyrën, por për këtë duhet të rrisim ekonominë, ju e patë raportin e fundit të Bankës Botërore sepse kemi ende të pashfryëzuar turzimin. Sot kemi të gjitha kapacitetet e prenotuara dhe patjetër aspekti tjetër është energjia, duke arritur të bëhemi sovranë më pas ato para do mbeten këtu dhe do investohen dhe do të rishpërndahen dhe nëse drejtuesja e…

Read More

Kur finalja e madhe është të shtunën, në shtëpinë me katër finalistë, ditët janë të qeta. Gjatë darkës, banorët zhvilluan lojën me pyetje e cila u shoqërua me shumë batuta. Pyetja e parë e cila “çeli” lojën, ishte se cila është dashuria e jetës, e secilit banor. Deamishel u shpreh se dashuria më e madhe për të është familja dhe vajzat e tezes. Kristi po ashtu tha se për të është familja, duke qenë se për momentin nuk ka një grua. Edhe Efi ndau të njëjtin mendim me Kristin. Ndërsa Luizi tha se Kiara është dashuria e tij e jetës.…

Read More

Nga Vitjon Nina “Nëse liria për të fotografuar dhe regjistruar jetët e të tjerëve quhet liri e shtypit atëherë këtë e kemi fituar”. Nuk është epitaf, apo ndonjë requiem për ditën e lirisë së shtypit, po një përsiatje e gazetarit të njohur Ben Blushi, lidhur me ditën e shënjuar si “e lirisë së pushtetit të katërt”, 3 majit. Ai në fakt e përshkruan si shumë herë kohët e fundit, me imazh më shumë se me fjalë, përçudnimin që sheh dhe shteron në mendje, rreth fenomeneve të tilla që i pikas objektivi i aparatit, të cilin e shkrep me ngjyra, por…

Read More

Pas Matit, kryeministri Edi Rama vijoi fushatën në Klos. Rama nuk kurseu lëvdatat për kandidaten e mazhorancës për këtë bashki Valbona Kolën, e nga ana tjetër ironizoi rivalin e saj politik Bedri Hoxhën. Kryesocialisti theksoi edhe se qarku i Dibrës ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik i cili padyshim do bëjë pjesën e vet për ta kthyer Shqipërinë në kampione të rajonit. “Unë s’kam hallin tim se e keni pa sa kam ik nga britmat e tyre. Problemin e kam te qytetarët. Ky qark ka dhe Belindën këtu, që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me publikimin e indeksit të medieve. Meta thekson përmes një postimi në Facebook, se Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias. “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median shqiptare edhe për këtë vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë. Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak,…

Read More

GJKKO ka konfiskuar pronat e Arben Isufajt (Ben Qimja) dhe Altin Çuçajt, pasi dyshohet se i kanë përfituar nga të ardhura kriminale. Njoftimi i plotë “Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.53 datë 13.04.2023 ka miratuar vendimin nr.19/99 datë 09.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Me këta vendime, Gjykatat (me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme) kanë vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Altin Çuçaj (i dënuar për veprat penale të parashikuara në nenet 284/a dhe 333/a të…

Read More

Në punonjës policie është vënë në pranga në Qarkun e Korçës. Shefi i postës së Policisë Pustec, nënkomisar Spartak Fejzaj është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Po ashtu, ai është përfshirë në një aksident rrugor me një autobus. Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen. Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Mësohet se në takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve, për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë. Detaje të takimit pritet të dalin pak më vonë nga vetë ambasada, nëpërmjet një njoftimi.

Read More