Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave për masakrën në Serbi ku u vranë 9 persona në një shkollë fillore. Nxënësi i klasës së shtatë, i identifikuar si Kosta.K ekzekutoi 8 nxënës dhe rojën e shkollës. Rama shkroi se janë pikërisht këto momente ato që na bëjnë të kuptojmë se njerëzimi është gjëja më e vlefshme. “Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është takuar këtë të mërkurë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Fokus i takimit ka qenë diskutimi për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë. Ambasadorja Kim ka theksuar rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar. “Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadorja…
Fast food-i ka dëshmuar, sidomos vitet e fundit, se mund t’ju qëndrojë pranë si në kohët e lehta ashtu edhe në ato të vështira, duke ju dhënë zgjidhjen që kërkoni sa herë që jeni të uritur. E megjithatë, edhe nëse hamë një vakt të gatuar në shtëpi, ushqimet që do na shoqërojnë ose do ta ndjekin janë vendosur në dietën tonë, edhe pse e dimë mirë se ato nuk kanë vetëm avantazhe për shëndetin tonë. Krejt e kundërta. Ushqimi që rezulton mbret në shtimin e kilogramëve është patatja dhe veçanërisht në formën e tyre të skuqur. Hulumtimi i kryer nga Shkolla Mjekësore e…
Ditën e sotme një ngjarje rëndë ndodhi në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Një nxënës i klasës së shtëtë ka hapur zjarri ndaj bashkëmoshatarëve tyre, duke shkaktuar 9 viktima dhe 7 të plagosur. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan se jashtëzakonish e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarja, teksa ngushëllon familjet e viktimave dhe popullit serb, si edhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve. Postimi i Ramës: Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një…
Ngjarja makabër me 9 të vrarë në një shkollë në Serbi ka tronditur të gjithë vendin. 9 persona, mes tyre 7 nxënës të një shkolle, një mësuese dhe roja kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e masakrës. “Në emër të Ministrisë së Arsimit, shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ndodhi Serbisë dhe sistemit tonë arsimor. Askush nuk mund t’i kthejë fëmijët te prindërit e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth…
Pak ditë pasi humbi nga kjo jetë të bijën Brisildën, Merita Nexhipi vendos të ‘thyejë’ heshtjen për herë të parë. Vdekjen e Coco, vajzës 22-vjecare të cilën ajo e kishte denoncuar te humbur e mësoi në emisionin ‘Pa Gjurmë’ gjatë transmetimit live, ku ajo kërkoi me ngulm të dinte për fatin e të bijës. Me ardhjen në Shqipëri nëna e Brisildës u njoh edhe me sulmin bërë ndaj këtij programi, veçanërisht shfryrjes kolektive me komente negative bërë në adresë të moderatores Odeta Dume, përcjellë përmes një media online. Mes dhembjes së pamatë, Merita kërkon të sqarojë me detaje opinionin publik…
Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Reshjet e shiut të rëna gjatë prillit kanë ndikuar direkt në nivelin e ujit në kaskadën e Drinit. Aktualisht niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 294 metër i cili konsiderohet optimal për këtë periudhë. Për të shfrytëzuar në maksimum reshjet e rëna Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka zhvilluar një procedurë për shitje energjie duke ndikuar pozitivisht edhe në të ardhurat e këtij institucioni. Në bazë të procedurës është shitur në total 39 mijë e 260 megavator energji elektrike të ndarë në tre lote përkatëse duke…
Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, tha se reforma e diskutueshme e pensioneve do të sigurojë një kursim prej 17 miliard eurosh deri në vitin 2030. Duke folur për France Info, transmetuesin publik të Francës, Le Maire u shpreh se nga reforma që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64-vjeç do të kursehen 17 miliardë euro deri në vitin 2030. Në anën tjetër, Këshilli Kushtetues do të njoftojë sot vendimin e tij lidhur me propozimin për të shkuar në referendum për të ndalur rritjen e moshës së pensionit mbi 62-vjeç. Nëse Këshilli pranon këtë propozim, për të shkuar…
Flokët e gjata të errëta kanë qenë zgjedhja e Angelina Jolie prej vitesh. Mirëpo, edhe këtë pranverë ajo guxoi të ndryshojë dhe tërhoqi vëmendjen me ngjyrën e re të flokëve. Pra, tani aktorja është bjonde. Nëse shikoni fotot e Angelina Jolie ndër vite, është shumë e lehtë të vërehet se pamja e saj nuk ka ndryshuar shumë. Krahasuar me bukuroshet e tjera të famshme, Anxhelina nuk ka qenë kurrë e prirur për ndryshime të mëdha në flokë, eksperimente grimi apo procedura kozmetike. Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill organizuan një banket shtetëror në Shtëpinë e Bardhë…
Kandidati i Partisë Demokratike zytare për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve. Bejko tha edhe se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë. Pikat e programit 1-Rivlerësim…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këtë të mërkurë ka urdhëruar heqjen e posterave pa shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore e partisë përkatëse”. Heqja do të behet nga policia bashkiake dhe policia e shtetit brenda orës 24:00 të ditës së premte të kësaj jave. “Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që s’përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor”, urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera. Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit”.
Një kamariere në Amerikë u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient. Kamarierja, Ryan Brandt kishte qenë duke kujdesur një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimin e saj që mesa duket u ka pëlqyer shumë klientëve. Momenti kur kamerierja është njoftuar për bakshishin është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që shpërthen në lot. Restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan, kjo sepse menaxheri i kishte kërkuar që paratë t’i kalonin lokalit dhe ajo të merrte vetëm 20% të…